A A A A A

Jetë: [Birësimi]


1 Samueli 1:27
Jam lutur për të pasur këtë djalë, dhe Zoti më dha atë që i kisha kërkuar.

2 Korintianëve 6:18
dhe do të jem si një Atë për ju, dhe ju do të jeni për mua si bijtë e bijat, thotë Zoti i Plotfuqishëm''.

Përtërirë 10:18
që u siguron drejtësi jetimëve dhe të vejave, që e do të huajin dhe i jep bukë dhe veshje.

Osea 14:3
Asiria nuk do të na shpëtojë, nuk do të hipim më mbi kuaj dhe nuk do t'i themi më veprës së duarve tona: "Ti je perëndia ynë", sepse pranë teje jetimi gjen dhemshuri".

Isaia 40:31
por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.

Xhejms 1:27
Sepse në qoftë se në asamblenë tuaj hyn një njeri me një unazë prej ari, me rroba të shkëlqyera, dhe hyn edhe një i varfër me një rrobë të fëlliqur,

Jeremia 29:11
Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju", thotë Zoti, "mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t'ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.

Mateu 25:40
Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t'u thotë: "Në të vërt etë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.

Fjalët e Urta 13:12
Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës.

Psalmet 82:3
Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit.

Psalmet 146:9
Zoti mbron të huajt, ndihmon jetimin dhe gruan e ve, por përmbys udhën e të pabesëve.

Psalmet 68:5-6
[5] Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave.[6] Perëndia bën që i vetmuari të banojë në një familje, çliron të burgosurit dhe siguron begatinë; por rebelët mbeten në tokë të djegur.

Fjalët e Urta 31:8-9
[8] Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore.[9] Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.

Nevojtore 1:12-13
[12] por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,[13] të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.

Galatasve 4:4-5
[4] që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë.[5] Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: ''Abba, Atë!''.

Romakëve 8:14-17
[14] Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë.[15] Sepse ju nuk keni marrë një frymë robërie, që të keni përsëri frikë, po keni marrë frymën e birërisë, me anë të së cilës ne thërrasim: ''Aba, o Atë!''.[16] Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se ne jemi bij të Perëndisë.[17] Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë, trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, nëse vuajmë më të dhe lavdohemi me të.

Psalmet 10:14-18
[14] Por ti e ke parë, sepse ti vëren me kujdes ligësinë dhe pikëllimin, për ta larë më pas me dorën tënde; fatkeqi i ka shpresat te ti; ti je ai që ndihmon jetimin.[15] Thyeja krahun të pabesit dhe të ligut; në rast se ti do të kërkosh ligësinë e tij, nuk do ta gjesh më.[16] Zoti është mbret përjetë; kombet janë zhdukur nga toka e tij.[17] O Zot, ti dëgjon dëshirën e njerëzve të përulur; ti e fortëson zemrën e tyre, veshët e tu janë të vëmendshëm,[18] për t'i dhënë të drejtë jetimit dhe të pikëlluarit, me qëllim që njeriu i krijuar nga dheu të mos kallë më tmerr.

Albanian Bible 1884
Public Domain 1884