A A A A A

Engjëjt dhe Demonët: [Djall]


Mateu 12:24
Por farisenjtë, kur e dëgjuan këtë, thanë: ''Ky i dëbon demonët vetëm me fuqinë e Beelzebubit, princit të demonëve''.

Shenjë 3:22
Kurse skribët, që kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshnin: ''Ai e ka Beelzebubin dhe i dëbon demonët me princin e demonëve''.

Mateu 10:25
I mjafton dishepullit të bëhet si mësuesi i tij dhe shërbëtorit të bëhet si zotëria e tij. Në se të zotin e shtëpisë e quajtën Beelzebub, aq më tepër do t'i quajnë ashtu ata të shtëpisë së tij!

Mateu 12:27
Dhe në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Beelzebubit, me ndihmën e kujt i dëbojnë bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.

Luke 11:15-19
[15] Por disa nga ata thanë: ''Ai i dëbon demonët nëpërmjet Beelzebubit, princit të demonëve''.[16] Kurse disa nga ata, për ta vënë në provë, kërkonin prej tij një shenjë nga qielli.[17] Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha atyre: ''Çdo mbretëri, e përçarë në vetvete shkatërrohet, dhe çdo shtëpi e përçarë në vetvete rrëzohet.[18] Po të jetë, pra, edhe Satanai i përçarë në vetvete, si do të mund të qëndrojë mbretëria e tij? Sepse ju thoni se unë i dëboj demonët nëpërmjet Beelzebubit.[19] Por, nëse unë i dëbokam demonët nëpërmjet Beelzebubit, nëpërmjet kujt i dëbojnë ata bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.

2 Mbretër 1:1-3
[1] Mbas vdekjes së Ashabit, Moabi u rebelua kundër Izraelit.[2] Ashaziahu ra nga dritarja e katit të sipërm në Samari dhe u dëmtua. Atëherë dërgoi lajmëtarë të cilëve u tha: "Shkoni të konsultoni Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit, për të ditur në se do ta marr veten nga kjo fatkeqësi".[3] Por një engjëll i Zotit i tha Tishbitit Elia: "Çohu dhe u dil përpara lajmëtarëve të mbretit të Samarisë dhe u thuaj atyre: "Mos vallë nuk ka Perëndi në Izrael, që ju shkoni të konsultoheni me Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit?

Luke 11:18
Po të jetë, pra, edhe Satanai i përçarë në vetvete, si do të mund të qëndrojë mbretëria e tij? Sepse ju thoni se unë i dëboj demonët nëpërmjet Beelzebubit.

Shenjë 3:20-30
[20] Pastaj hynë në një shtëpi. Dhe u mblodh përsëri një turmë aq e madhe, sa që as bukë s'mund të hanin.[21] Dhe kur të afërmit e tij e morën vesh, shkuan ta marrin atë, sepse flitej: ''Nuk është në vete''.[22] Kurse skribët, që kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshnin: ''Ai e ka Beelzebubin dhe i dëbon demonët me princin e demonëve''.[23] Por ai i thirri pranë vetes dhe u foli me anë të shëmbëlltyrave: ''Si mund Satanai të dëbojë Satananë?[24] Në qoftë se një mbretëri është përçarë kundër vetvetes, ajo mbretëri nuk mund të qëndrojë.[25] Dhe në qoftë se një shtëpi përçahet kundër vetvetes, ajo shtëpi nuk mund të qëndrojë.[26] Kështu, në se Satanai ngrihet kundër vetvetes dhe është përçarë, nuk mbahet dot, por i erdhi fundi![27] Askush nuk mund të hyjë në shtëpinë e njeriut të fortë dhe t'ia grabitë pasuritë e tij, pa e lidhur më parë njeriun e fortë; vetëm atëherë mund t'ia plaçkitë shtëpinë.[28] Në të vërtetë po ju them se bijve të njerëzve do t'u falet çfarëdo mëkat dhe çdo blasfemi që do të thonë;[29] po për atë që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për dënim të përjetshëm''.[30] Sepse ata thoshnin: ''Ai ka një frymë të ndyrë!''.

2 Mbretër 1:16
dhe i tha: "Kështu thotë Zoti: "Pse nuk paska në Izrael asnjë Perëndi, me fjalën e të cilit të mund të këshillohesh, që ti dërgove lajmëtarë te Baal-Zebubi, perëndi e Ekronit? Për këtë arësye ti nuk do të zbresësh nga shtrati në të cilin ke hipur, por ke për të vdekur me siguri"".

Gjenezë 1:1
Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.

Mateu 9:34
Por farisenjtë thonin: ''Ai i dëbon demonët me ndihmën e princit të demonëve!''.

Zbulesa 21:20
i pesti prej sardoniku, i gjashti prej sardi, i shtati prej krizoliti, i teti prej berili, i nënti prej topazi, i dhjeti prej krizopazi, i njëmbëdhjeti prej hiacinti, i dymbëdhjeti prej ametisti.

Punë 2:11
Kur tre miq të Jobit mësuan tërë këto fatkeqësi që kishin rënë mbi të, erdhën secili nga vendi i vet, Elifazi nga Temani, Bildadi nga Shuahu dhe Tsofari nga Naamathi; ata në të vërtetë ishin marrë

2 Mbretër 1:6
Ata u përgjigjën: "Një njeri na doli përpara dhe na tha: "Shkoni te mbreti që ju ka dërguar dhe i thoni: Kështu thotë Zoti: Mos vallë nuk ka asnjë Perëndi në Izrael që ti dërgon njerëz për t'u konsultuar me Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit? Prandaj nuk do të zbresësh nga shtrati mbi të cilin ke hipur, por me siguri ke për të vdekur"".

Nevojtore 1:1
Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.

Luke 11:19
Por, nëse unë i dëbokam demonët nëpërmjet Beelzebubit, nëpërmjet kujt i dëbojnë ata bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.

Eksod 6:23
Aaroni mori për grua Elishebën, të bijën e Aminadabit dhe motër e Nahashonit; dhe ajo i lindi Nadabin, Abihun, Eleazarin dhe Ithamarin.

Luke 3:1
Tani në vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, Herodi tetrarku i Galilesë, i vëllai, Filipi, tetrarku i Itureas dhe i krahinës së Trakonitidës dhe Lizania tetrarku i Abilenës,

Gjenezë 10:10
Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.

Gjenezë 14:1
Por ndodhi në kohën e Amrafelit, mbret i Shinarit, e Ariokut, mbret i Elasarit e Kedorlaomerit, mbret i Elamit dhe i Tidealit, mbret i kombeve,

Përtërirë 14:5
dreri, gazela, dhia e egër, stambeku, antilopa dhe kaprolli.

Dhimbsuri 1:2
Emri i burrit ishte Elimelek, emri i gruas së tij Naomi dhe emri i dy bijve të tij Mahlon dhe Kilion, Efratej nga Betlemi i Judës. Ata shkuan në vendin e Moabit dhe u vendosën aty.

Nehemia 1:1
Fjalët e Nehemias, birit të Hakaliahut. Ndodhi që në muajin e Kisleut, në vitin e njëzetë, ndërsa unë ndodhesha në kalanë e Suzës,

Esteri 1:1
Në kohën e Asueros, (ai Asuero që mbretëronte nga Indija deri në Etiopi mbi njëqind e njëzet e shtatë krahina),

1 Mbretër 1:2
Prandaj shërbëtorët e tij thanë: "Të kërkohet për mbretin, zotërinë tonë, një vajzë e virgjër që ta ndihmojë atë, të kujdeset për të dhe të flerë mbi gjirin e tij; kështu mbreti, zotëria jonë, do të mund të ngrohet.

Zbulesa 16:16
Dhe i mblodhën në një vend që hebraisht quhet ''Armagedon''.

Isaia 34:14
Kafshët e shkretëtirës do të takohen me kafshët që ulërijnë, cjeptë do të thërrasin njeri tjetrin; do të vendosen aty edhe kukuvajkat dhe do të gjejnë një vend pushimi.

Mateu 22:37
Dhe Jezusi i tha: ''"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".

Shenjë 3:1-6
[1] Pastaj ai hyri përsëri në sinagogë dhe aty ishte një njeri që kishte një dorë të tharë.[2] Dhe ata po e ruanin në se do ta shëronte në ditën e së shtunës, që pastaj ta paditnin.[3] Dhe ai i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: ''Çohu në mes të të gjithëve!''.[4] Dhe u tha atyre: ''A është e lejueshme ditën e së shtunës të bësh të mirë apo të keqe, të shpëtosh një jetë apo ta vrasësh?''. Por ata heshtnin.[5] Atëherë ai, si i shikoi rreth e qark me zemërim, i hidhëruar për ngurtësinë e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: ''Shtrije dorën tënde!''. Ai e shtriu, dhe dora e tij u shëndosh përsëri si tjetra.[6] Dhe farisenjtë dolën jashtë e menjëherë bënin këshill bashkë me herodianët kundër tij, se si ta vrasin.

Shenjë 10:46-52
[46] Kështu arritën në Jeriko. Kur ai po dilte nga Jeriko me dishepujt e tij dhe me një turmë të madhe, biri i Timoteut, Bartimeu i verbër, ishte ulur gjatë rrugës dhe lypte.[47] Kur dëgjoi se ai që po kalonte ishte Jezusi Nazareas, filloi të bërtasë dhe të thotë: ''Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!''.[48] Shumë e qortonin që të heshte, por ai bërtiste edhe më fort: ''Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!''.[49] Dhe Jezusi qëndroi dhe urdhëroi që ta thërrasin. Ata e thirrën, pra, të verbërin duke i thënë: ''Merr zemër, çohu, ai po të thërret!''.[50] Atëherë ai hodhi tej rrobën e tij, u ngrit dhe erdhi te Jezusi.[51] Dhe Jezusi mori fjalën dhe i tha: ''Çfarë do që unë të të bëj?''. I verbëri i tha: ''Rabboni, që të më kthehet të parit!''.[52] Dhe Jezusi i tha: ''Shko, besimi yt të shëroi''. Dhe në çast atij iu kthye të parit dhe nisi të ndjekë Jezusin në udhë.

Danielin 1:7
Kreu i eunukëve u vuri atyre emra të tjerë: Danielit i vuri emrin Beltshatsar, Hananiahut Shadrak, Mishaelit Meshak dhe Azarias Abed-nego.

Gjyqtarët 4:6
Ajo dërgoi të thërrasë Barakun, birin e Abinoamit, nga Kedeshi i Neftalit, dhe i tha: "A nuk të ka urdhëruar Zoti, Perëndia i Izraelit: "Shko, marsho mbi malin Tabor dhe merr me vete dhjetë mijë burra nga bijtë e Neftalit dhe të Zabulonit.

2 Mbretër 19:37
Dhe ndodhi që, ndërsa ai po adhuronte në shtëpinë e perëndisë së tij Nisrok, bijtë e tij Adrameleku dhe Sharetseri e vranë me goditje të shpatës; pastaj u strehuan në vendin e Araratit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Esarhadoni.

Ezekieli 23:4
Emrat e tyre janë: Oholahu më e madhja dhe Oholibahu e motra. Ato ishin të miat dhe lindën bij dhe bija. Emrat e tyre janë: Oholahu është Samaria, Oholibahu është Jeruzalemi.

Jeremia 1:1
Fjalët e Jeremias, birit të Hilkiahut, një nga priftërinjtë që ishin në Anathoth, në vendin e Beniaminit.

Gjenezë 10:22
Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.

Ezdra 4:7
Më vonë, në kohën e Artasersit, Bishlami, Mithredathi, Tabeeli dhe kolegët e tjerë të tyre i shkruan Artasersit, mbretit të Persisë. Letra ishte shkruar me shkronja aramaike dhe ishte përkthyer në gjuhën aramaike.

Mateu 10:3
Filipi dhe Bartolomeu; Thomai dhe Mateu tagrambledhësi, Jakobi i Alfeut dhe Lebeu, i mbiquajtur Tade;

Aktet 2:9
Ne Partët, Medët, Elamitët dhe banorët e Mesopotamisë, të Judesë dhe të Kapadokisë, të Pontit dhe të Azisë,

Levitiku 11:5
baldosën, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;

Predikuesi 1:1
Fjalët e Predikuesit, e birit të Davidit, mbretit të Jeruzalemit.

Eksod 30:34
Zoti i tha akoma Moisiut: "Gjej disa aroma, storaks, guaska erëmira, galban, aroma me temjan të kulluar, në doza të barabarta;

Punë 9:9
Ka bërë Arushën dhe Orionin, Plejadat dhe krahinat e jugut.

Aktet 6:5
Ky propozim u pëlqeu gjithë dishepujve. Dhe zgjodhën Stefanin, njeri plot besim dhe Frymë të Shenjtë, Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollën, një prozelit nga Antiokia.

Zbulesa 1:11
Dhe u solla të shoh zërin që foli me mua. Dhe, si u solla, pashë shtatë shandanë ari

1 Mbretër 8:13
Unë kam ndërtuar për ty një shtëpi madhështore, një vend ku ti do të banosh për gjithnjë".

Shenjë 3:23
Por ai i thirri pranë vetes dhe u foli me anë të shëmbëlltyrave: ''Si mund Satanai të dëbojë Satananë?

Jozueu 24:15
Dhe në rast se ju duket një gjë e keqe t'i shërbeni Zotit, zgjidhni sot kujt doni t'i shërbeni, o perënditë të cilëve u shërbyen etërit tuaj matanë lumit, o perënditë e Amorejve, në vendin e të cilëve

Albanian Bible 1884
Public Domain 1884