A A A A A


Kërkim

Mateu 1:20
Ndërsa po mendonte këto gjëra, një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr dhe i tha: «Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh për grua Marinë. Fëmija që është ngjizur në të është nga Shpirti i Shenjtë.


Mateu 1:22
E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej çfarë kishte thënë Zoti nëpërmjet profetit:


Mateu 1:24
Kur u zgjua nga gjumi, Jozefi bëri siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori Marinë për grua,


Mateu 2:13
Si u nisën dijetarët, engjëlli i Zotit iu shfaq në ëndërr Jozefit dhe i tha: «Ngrihu, merre fëmijën dhe të ëmën, ik në Egjipt dhe rri atje derisa të them unë, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë».


Mateu 2:15
Qëndroi atje derisa vdiq Herodi, që të përmbushej çfarë kishte thënë Zoti përmes profetit: Nga Egjipti e thirra birin tim.


Mateu 2:19
Kur vdiq Herodi, një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr Jozefit në Egjipt


Mateu 3:3
Gjoni është ai për të cilin është folur përmes profetit Isaia, që ka thënë: Një zë thërret në shkretëtirë: bëni gati udhën për Zotin, drejtoni shtigjet e tij.


Mateu 4:7
Jezui i tha: «Shkrimi i shenjtë thotë edhe: Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd ».


Mateu 4:10
Atëherë Jezui i tha: «Largohu, Satan, sepse Shkrimi i shenjtë thotë: Adhuro Zotin, Perëndinë tënd dhe shërbeji vetëm atij ».


Mateu 5:33
«Keni dëgjuar edhe se u qe thënë të parëve: Mos bëj betim të rremë, por bëj atë për të cilën je betuar para Zotit.


Mateu 9:38
Lutjuni të zotit të të korrave të dërgojë punëtorë në të korrat e veta».


Mateu 10:24
Dishepulli nuk është më i madh se mësuesi dhe shërbëtori nuk është më i madh se i zoti.


Mateu 10:25
Dishepullit i mjafton të jetë si mësuesi i tij dhe shërbëtorit të jetë si i zoti. Nëse e quajtën Beelzebul të zotin e shtëpisë, aq më shumë do tʼi quajnë ashtu ata të shtëpisë së tij.»


Mateu 13:27
Shërbëtorët e të zotit të shtëpisë erdhën e i thanë: “Zotëri, a nuk mbolle farë të mirë në fushën tënde? Nga na doli egjra?”.


Mateu 13:52
Atëherë ai u tha: «Prandaj çdo skrib që është bërë dishepull i mbretërisë së qiejve i ngjan të zotit të shtëpisë, që nxjerr nga thesari i tij gjëra të reja dhe të vjetra».


Mateu 15:9
Më kot më nderojnë, përderisa japin si mësim të Zotit urdhrat e njerëzve. »


Mateu 18:25
dhe meqenëse ky nuk kishte të paguante, i zoti urdhëroi që të shitej së bashku me gruan, fëmijët dhe gjithçka që kishte, që të shlyhej detyrimi.


Mateu 18:27
I zoti i këtij shërbëtori, i shtyrë nga dhembshuria që pati për të, e liroi dhe ia fali detyrimin.


Mateu 18:31
Kur e panë çfarë ndodhi, shërbëtorët e tjerë u pikëlluan shumë dhe shkuan e i treguan të zotit gjithçka që kishte ndodhur.


Mateu 18:32
Atëherë i zoti e thirri shërbëtorin dhe i tha: “Shërbëtor i mbrapshtë! Unë ta fala tërë detyrimin se ti mʼu përgjërove.


Mateu 18:34
I zoti ua dorëzoi me zemërim rojave të burgut, derisa të shlyente tërë detyrimin e tij.


Mateu 20:1
«Mbretëria e qiejve është si i zoti i shtëpisë, që doli në mëngjes herët për të gjetur punëtorë për vreshtin e vet.


Mateu 20:8
Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha nëpunësit të tij: “Thirri punëtorët dhe jepu shpërblimin, duke filluar nga i fundit e deri tek i pari.”


Mateu 20:11
Kur e morën, iu ankuan të zotit të shtëpisë


Mateu 21:3
Nëse ju thotë gjë njeri, i thoni: “Zoti ka nevojë për ta dhe do tʼjua kthejë menjëherë”».


Mateu 21:9
Turmat që ecnin përpara Jezuit dhe ato pas tij thërrisnin: «Hosana birit të Davidit, bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, hosana në lartësitë e qiejve!».


Mateu 21:33
«Dëgjoni një shëmbëlltyrë tjetër: I zoti i një shtëpie mbolli një vresht, e rrethoi me gardh, hapi një gropë për të shtrydhur rrushin dhe ngriti një kullë. Vreshtin ua dha me qira disa vreshtarëve dhe u largua në një vend të huaj.


Mateu 21:40
Kur të vijë i zoti i vreshtit, çfarë do tʼu bëjë këtyre vreshtarëve?».


Mateu 21:42
Jezui u tha: «A nuk i keni lexuar kurrë Shkrimet e shenjta që thonë: guri që ndërtuesit e hodhën tej, u bë guri i qoshes. Kjo është vepra e Zotit dhe është e mrekullueshme në sytë tanë »?


Mateu 22:37
Jezui i tha: « Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.


Mateu 22:44
I tha Zoti Zotit tim: ulu në të djathtën time derisa tʼi vë armiqtë e tu nën këmbët e tua?


Mateu 23:12
Kush do ta lartësojë veten, atë do ta përulë Zoti dhe kush do të përulë veten, atë do ta lartësojë Zoti.»


Mateu 23:39
Unë po ju them se nuk do të më shihni më, derisa të thoni: Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!».


Mateu 24:42
Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini në çʼditë vjen Zoti.


Mateu 24:43
Po ta dinte i zoti i shtëpisë se në çʼorë të natës do të vinte vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte tʼi vidhej shtëpia.


Mateu 24:45
«Cili është ai shërbëtor besnik dhe i mençur, të cilin i zoti e ka vënë mbi shërbëtorët e tjerë për tʼu dhënë ushqimin në kohën e duhur?


Mateu 24:46
Lum ai shërbëtor që kur të vijë i zoti, do ta gjejë duke vepruar kështu.


Mateu 24:50
atëherë i zoti i këtij shërbëtori do të vijë ditën që ai nuk e pret dhe në orën që ai nuk e di,


Mateu 25:19
Pas një kohe të gjatë i zoti i këtyre shërbëtorëve erdhi dhe bëri llogaritë me ta.


Mateu 25:21
I zoti i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik. U tregove besnik në gjëra të vogla, unë do të të besoj gjëra të mëdha. Hyr në gëzimin e tët zoti.”


Mateu 25:23
I zoti i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik. U tregove besnik në gjëra të vogla, unë do të të besoj gjëra të mëdha. Hyr në gëzimin e tët zoti.”


Mateu 25:26
Por i zoti iu përgjigj: “Shërbëtor i mbrapshtë dhe përtac. Ti e paske ditur se unë korr ku nuk kam mbjellë dhe mbledh ku nuk kam shpërndarë?


Mateu 27:10
dhe blenë me to arën e poçarit, siç më kishte urdhëruar Zoti.


Mateu 28:2
Papritur ra një tërmet i fortë dhe një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, rrokullisi gurin dhe u ul mbi të.


Shenjë 1:3
Ai është zëri që thërret në shkretëtirë: bëni gati udhën për Zotin, drejtoni shtigjet e tij.


Shenjë 5:19
Jezui nuk e lejoi, por i tha: «Shko në shtëpi te njerëzit e tu dhe tregoju çfarë ka bërë Zoti dhe sesi tregoi mëshirë për ty».


Shenjë 7:7
Më kot më nderojnë, përderisa japin si mësim të Zotit urdhrat e njerëzve.


Shenjë 11:3
Nëse dikush ju thotë “çʼpo bëni?”, i thoni: “Zoti ka nevojë për të dhe do tʼjua kthejë përsëri”».


Shenjë 11:9
Ata që ecnin përpara tij dhe ata pas tij, thërrisnin: « Hosana! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!


Shenjë 12:9
Çʼdo të bëjë i zoti i vreshtit? Do të vijë, do tʼi vrasë vreshtarët dhe do tʼua japë vreshtin të tjerëve.


Shenjë 12:11
Kjo është vepra e Zotit dhe është e mrekullueshme në sytë tanë ».


Shenjë 12:29
Jezui u përgjigj: «Urdhërimi më i rëndësishëm është: Dëgjo Izrael! Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot


Shenjë 12:30
dhe ti duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde dhe me gjithë forcën tënde.


Shenjë 12:36
Vetë Davidi ka thënë me anë të Shpirtit të Shenjtë: I tha Zoti Zotit tim: ulu në të djathtën time, derisa tʼi vë armiqtë e tu nën këmbët e tua.


Shenjë 13:20
Po të mos i kishte shkurtuar Zoti ato ditë, nuk do të shpëtonte asnjeri, po për hir të atyre që ka zgjedhur, ai i shkurtoi ato ditë.


Shenjë 13:35
Prandaj rrini zgjuar se nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë, në mbrëmje a në mesnatë, në agim a në mëngjes,


Shenjë 14:14
dhe atje ku të hyjë ai, i thoni të zotit të shtëpisë: “Mësuesi pyet ku është dhoma e pritjes ku mund të ha darkën e Pashkës me dishepujt e mi?”.


Shenjë 16:19
Zoti Jezu, pasi foli me ta, u ngrit në qiell dhe u ul në të djathtën e Perëndisë.


Shenjë 16:20
Atëherë ata u nisën dhe predikuan kudo, ndërkohë që Zoti vepronte së bashku me ta dhe e vërtetonte fjalën me mrekullitë që e shoqëronin. Gratë ia treguan Pjetrit shkurtimisht të gjitha porositë. Pastaj vetë Jezui, nëpërmjet dishepujve, e përhapi nga lindja deri në perëndim predikimin e shenjtë dhe të paprishshëm të shpëtimit të amshuar. Amen!


Luke 1:6
Që të dy ishin të drejtë para Perëndisë dhe jetonin pa të metë, sipas të gjitha ligjeve dhe urdhërimeve të Zotit.


Luke 1:9
sipas zakonit të shërbesës priftërore, i ra shorti të hynte në shenjtëroren e Zotit për të djegur temjanin.


Luke 1:11
Zakarisë iu shfaq engjëlli i Zotit, i cili rrinte në të djathtë të altarit të temjanit.


Luke 1:15
Ai do të jetë i madh para Zotit dhe nuk do të pijë verë dhe as pije dehëse. Do të jetë i mbushur me Shpirtin e Shenjtë që në bark të nënës.


Luke 1:16
Shumë bij të Izraelit do tʼi kthejë te Zoti, Perëndia i tyre.


Luke 1:17
Do të vijë përpara Zotit me shpirtin dhe fuqinë e Elias, për tʼi kthyer zemrat e etërve drejt bijve dhe kryeneçët në urtinë e të drejtëve, për tʼi bërë gati Zotit një popull të përgatitur».


Luke 1:19
Engjëlli iu përgjigj: «Unë jam Gabrieli, që rri në praninë e Zotit dhe jam dërguar për të folur me ty dhe për të të dhënë këtë lajm të mirë.


Luke 1:25
«Kështu bëri për mua Zoti në ditët kur hodhi sytë mbi mua, për të më hequr turpin para njerëzve».


Luke 1:28
Engjëlli shkoi tek ajo dhe i tha: «Gëzohu, hirplotë, Zoti është me ty ».


Luke 1:32
Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Bir i më të Lartit dhe Zoti Perëndi do tʼi japë fronin e Davidit, atit të tij.


Luke 1:38
Atëherë Maria tha: «Unë jam shërbëtorja e Zotit. Më ndodhtë sipas fjalës sate». Dhe engjëlli u largua prej saj.


Luke 1:43
Nga më vjen kjo dhuratë, që nëna e Zotit të vijë tek unë?


Luke 1:45
Lum ajo që ka besuar, se do të përmbushet çfarë i qe thënë prej Zotit!».


Luke 1:46
Maria tha: «Gjithë qenia ime e madhëron Zotin


Luke 1:58
Fqinjët dhe farefisi i saj dëgjuan se Zoti tregoi mëshirë të madhe për Elizabetën dhe gëzoheshin bashkë me të.


Luke 1:66
Ata që i dëgjuan këto gjëra i mbajtën në zemër dhe thanë: «Çʼdo të bëhet vallë ky djalë?». Dhe dora e Zotit ishte me të.


Luke 1:68
«Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, se erdhi dhe shpengoi popullin e tij.


Luke 1:76
Dhe ti, foshnjë, do të quhesh profet i më të Lartit, sepse do të ecësh përpara Zotit për të përgatitur udhët e tij,


Luke 2:9
Një engjëll i Zotit iu shfaq atyre dhe lavdia e Zotit i mbështolli me dritë. Ata u trembën shumë,


Luke 2:15
Kur u larguan engjëjt prej tyre dhe u kthyen në qiell, barinjtë i thanë njëri-tjetrit: «Të shkojmë në Betlehem e të shohim çfarë ka ndodhur, atë që na ka bërë të ditur Zoti».


Luke 2:22
Kur erdhi koha e pastrimit të tyre në tempull, sipas ligjit të Moisiut, Jozefi dhe Maria e çuan Jezuin në Jerusalem për tʼia paraqitur Zotit,


Luke 2:23
siç është shkruar në ligjin e Zotit: Çdo djalë i parë do tʼi kushtohet Zotit,


Luke 2:24
dhe për të kushtuar flinë siç thuhet në ligjin e Zotit: Një çift turtujsh ose dy pëllumba të vegjël.


Luke 2:26
Shpirti i Shenjtë i kishte zbuluar se nuk do të vdiste pa e parë Krishtin e Zotit.


Luke 2:37
e pastaj jetoi si vejushë derisa u bë tetëdhjetë e katër vjeç. Ajo nuk largohej nga tempulli, por adhuronte Zotin ditë e natë, duke agjëruar e duke u lutur.


Luke 2:38
Meqenëse ndodhej aty në atë çast, filloi edhe ajo të lavdëronte Zotin dhe u fliste për fëmijën atyre që prisnin shpengimin e Jerusalemit.


Luke 2:39
Kur kryen gjithçka sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre Nazaret.


Luke 2:40
Fëmija rritej e forcohej plot urti dhe hiri i Zotit ishte me të.


Luke 3:4
Siç është shkruar në librin e profetit Isaia: Një zë thërret në shkretëtirë: bëni gati udhën për Zotin, drejtoni shtigjet e tij.


Luke 4:8
Dhe Jezui i tha: «Shkrimi i shenjtë thotë: Adhuro Zotin, Perëndinë tënd dhe shërbeji vetëm atij ».


Luke 4:12
Por Jezui iu përgjigj: «Shkrimi i shenjtë thotë: Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd ».


Luke 4:18
«Shpirti i Zotit është mbi mua, sepse ai më ka vajosur për tʼu shpallur ungjillin të varfërve. Më ka dërguar për tʼu shpallur robërve lirinë dhe për tʼu kthyer të verbërve shikimin, për të çliruar të shtypurit


Luke 4:19
dhe për të shpallur vitin e hirit të Zotit ».


Luke 5:17
Një ditë Jezui po mësonte njerëzit dhe aty gjendeshin disa farisenj dhe mësues të ligjit të Moisiut, që kishin ardhur nga çdo fshat i Galilesë, nga Judeja e nga Jerusalemi. Fuqia e Zotit ishte me Jezuin që ai të shëronte.


Luke 7:13
Kur Zoti e pa, ndjeu dhembshuri për të e i tha: «Mos qaj!».


Luke 7:19
e i dërgoi te Zoti për ta pyetur: «A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?».


Luke 10:1
Pas këtyre gjërave, Zoti caktoi shtatëdhjetë e dy të tjerë dhe i dërgoi përpara dy nga dy në çdo qytet dhe në çdo vend ku do të shkonte ai vetë.


Luke 10:2
Dhe u tha: «Të korrat janë të mëdha, por punëtorë ka pak. Lutjuni të zotit të të korrave të dërgojë punëtorë në të korrat e veta.


Luke 10:27
Ai iu përgjigj: « Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde e me gjithë mendjen tënde dhe duaje tjetrin si veten ».


Luke 10:35
Të nesërmen nxori dy denarë, ia dha të zotit të bujtinës e i tha: “Kujdesu për të dhe kur të kthehem, do të të paguaj për çfarë do të shpenzosh më tepër.”


Luke 10:39
Ajo kishte një motër që quhej Mari, që u ul te këmbët e Zotit dhe dëgjonte fjalët e tij.


Luke 10:41
Por Zoti iu përgjigj: «Martë, Martë, ti je e shqetësuar dhe e zënë me shumë gjëra,


Luke 11:39
Atëherë Zoti i tha: «Tani, ju farisenjtë pastroni pjesën e jashtme të kupës e të pjatës, por përbrenda jeni plot grykësi e ligësi.


Luke 12:36
Jini si ata që presin të zotin e tyre që kthehet nga dasma, për tʼi hapur derën sapo të trokasë.


Luke 12:37
Lum ata shërbëtorë që, kur vjen i zoti, i gjen zgjuar. Me të vërtetë po ju them se ai do të ngjeshë ijët dhe do tʼu thotë të ulen për të ngrënë. Pastaj do të vijë dhe do tʼu shërbejë.


Luke 12:39
Por dijeni këtë: po ta dinte i zoti i shtëpisë se në çʼorë do të vinte vjedhësi, nuk do të lejonte tʼi vidhej shtëpia.


Luke 12:42
Atëherë Zoti i tha: «Cili është ai shërbëtor besnik e i mençur, të cilin i zoti e ka vënë mbi shërbëtorët e tjerë për tʼu dhënë ushqimin në kohën e duhur?


Luke 12:43
Lum ai shërbëtor që, kur të vijë i zoti, do ta gjejë duke vepruar kështu.


Luke 12:46
atëherë i zoti i këtij shërbëtori do të vijë ditën që ai nuk e pret dhe në orën që ai nuk e di, do ta dënojë ashpër dhe do ta hedhë atje ku dënohen të pafetë.


Luke 12:47
Ai shërbëtor që e di se çfarë dëshiron i zoti i tij, por nuk është gati të veprojë sipas dëshirës së të zotit, do të marrë shumë të rrahura.


Luke 13:15
Atëherë Zoti iu përgjigj: «Hipokritë! A nuk e zgjidh secili nga ju kaun ose gomarin nga grazhdi ditën e shtunë dhe e çon për tʼi dhënë ujë?


Luke 13:25
Nëse i zoti i shtëpisë është ngritur dhe e ka mbyllur derën e ju filloni të rrini përjashta e të trokisni në derë duke thënë: “Zot, na e hap derën!”, ai do të përgjigjet: “Nuk e di nga vini.”


Luke 13:35
Ja, shtëpia juaj do të mbetet e shkretë. Unë po ju them se nuk do të më shihni më, derisa të thoni: Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! ».


Luke 14:21
E kështu shërbëtori u kthye dhe e njoftoi të zotin për të gjitha. Atëherë i zoti i shtëpisë u zemërua dhe i tha shërbëtorit të vet: “Dil menjëherë në sheshet e në rrugët e qytetit e sill këtu të varfrit, të kërrusurit, të verbërit e të çalët.”


Luke 14:23
Atëherë i zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër rrugë e shtigje dhe detyroji njerëzit të hyjnë brenda, që të mbushet shtëpia ime.”


Luke 14:30
e do tʼi thonë: “Ky njeri filloi të ndërtonte, por nuk qe i zoti ta mbaronte.”


Luke 17:5
Atëherë apostujt i thanë Zotit: «Na e shto besimin!».


Luke 17:6
Dhe Zoti u tha: «Po të kishit besim sa fara e sinapit, do tʼi thoshit këtij mani “shkulu që këtu e mbillu në det”, dhe ai do tʼju bindej.


Luke 18:6
E Zoti tha: «Dëgjoni se çfarë thotë gjykatësi i padrejtë.


Luke 19:8
Zakeu, që rrinte në këmbë, i tha Zotit: «Ja, Zot, unë po u jap të varfërve gjysmën e pasurisë sime e nëse i kam marrë ndokujt para me mashtrim, do tʼia kthej katërfish».


Luke 19:31
Nëse dikush ju pyet “përse po e zgjidhni?”, i thoni kështu: “Zoti ka nevojë për të”».


Luke 19:34
Ata thanë: «Zoti ka nevojë për të».


Luke 19:38
Ata thoshin: «Bekuar qoftë mbreti që vjen në emër të Zotit! Paqe në qiell e lavdi në lartësitë e qiejve!».


Luke 20:13
Atëherë i zoti i vreshtit tha: “Çfarë të bëj? Do të dërgoj birin tim të dashur, se ndoshta për të do të kenë respekt.”


Luke 20:15
Pastaj e dëbuan nga vreshti dhe e vranë. Çfarë do tʼu bëjë atyre i zoti i vreshtit?


Luke 20:37
Edhe Moisiu e ka treguar se të vdekurit do të ngjallen kur te shkurrja e quan Zotin, Perëndi të Abrahamit, Perëndi të Isakut dhe Perëndi të Jakobit.


Luke 20:42
Davidi vetë thotë në librin e Psalmeve: I tha Zoti, Zotit tim: ulu në të djathtën time,


Luke 22:11
dhe i thoni të zotit të shtëpisë: “Mësuesi na ka dërguar të të pyesim: ku është dhoma e pritjes ku mund të ha Pashkën me dishepujt e mi?”.


Luke 22:61
Atëherë Zoti u kthye dhe vështroi Pjetrin. Pjetrit iu kujtuan fjalët e Zotit kur i kishte thënë: «Sot, para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë».


Luke 24:3
u futën brenda, por nuk e gjetën trupin e Zotit Jezu.


Luke 24:34
Ata thoshin: «Zoti është ngjallur me të vërtetë dhe i është shfaqur Simonit».


Nevojtore 1:23
Gjoni tha: «Unë jam zëri që thërret në shkretëtirë: Bëni gati udhën për Zotin! ». Kështu kishte thënë edhe profeti Isaia.


Nevojtore 6:23
Varka të tjera erdhën nga Tiberiada afër atij vendi ku kishin ngrënë bukën pasi Zoti kishte thënë lutjen e falënderimit.


Nevojtore 11:2
Maria, motra e Lazarit të sëmurë, ishte ajo që leu Zotin me mirrë dhe ia fshiu këmbët me flokët e saj.


Nevojtore 12:13
mori degë palmash dhe i doli para duke thirrur: « Hosana! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!».


Nevojtore 12:38
që të përmbushej fjala e profetit Isaia që ka thënë: Zot, kush i besoi lajmit tonë? Kujt iu zbulua fuqia e Zotit?


Nevojtore 13:14
Nëse unë pra, Zoti dhe Mësuesi, ju lava këmbët, edhe ju duhet tʼia lani këmbët njëri-tjetrit.


Nevojtore 13:16
Me të vërtetë po ju them se asnjë shërbëtor nuk është më i madh se i zoti dhe asnjë i dërguar nuk është më i madh se ai që e ka dërguar.


Nevojtore 15:15
Nuk ju quaj më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk e di çʼbën i zoti. Por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njohur gjithçka që dëgjova prej Atit tim.


Nevojtore 15:20
Kujtoni fjalët që ju thashë: shërbëtori nuk është më i madh se i zoti. Nëse më përndoqën mua do tʼju përndjekin edhe ju. Nëse kanë zbatuar fjalën time do të zbatojnë edhe tuajën.


Nevojtore 20:2
Atëherë ajo shkoi me vrap te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, ai të cilin Jezui e donte dhe u tha: «E kanë marrë Zotin nga varri dhe nuk e dimë ku e kanë vënë».


Nevojtore 20:13
Ata i thanë: «Grua, përse po qan?». Ajo u tha: «E kanë marrë Zotin tim dhe nuk e di ku e kanë vënë».


Nevojtore 20:18
Maria Magdalena shkoi dhe i lajmëroi dishepujt se kishte parë Zotin dhe se ai i kishte thënë asaj këto fjalë.


Nevojtore 20:20
Si tha këto fjalë, u tregoi duart dhe brinjën. Dishepujt u gëzuan kur panë Zotin.


Nevojtore 20:25
Dishepujt e tjerë i thanë: «Kemi parë Zotin». Ndërsa ai u tha: «Po të mos shoh shenjat e gozhdëve në duart e tij, po të mos vë gishtin te shenjat e gozhdëve dhe po të mos vë dorën te brinja e tij, unë nuk do të besoj».


Nevojtore 20:28
Thomai u përgjigj: «Zoti im dhe Perëndia im!».


Nevojtore 21:7
Dishepulli që Jezui e donte i tha Pjetrit: «Është Zoti». Kur dëgjoi se ishte Zoti, Simon Pjetri veshi rrobat, sepse ishte i zhveshur, dhe u hodh në liqen.


Nevojtore 21:12
Jezui u tha: «Ejani të hani!». Asnjë nga dishepujt nuk guxonte ta pyeste: «Kush je ti?», sepse e dinin që ishte Zoti.


Aktet 1:21
Prandaj, njëri nga burrat që ka qenë me ne gjatë gjithë kohës kur Zoti Jezu shkonte bashkë me ne nga një vend në tjetrin,


Aktet 2:20
Dielli do të kthehet në errësirë e hëna në gjak para se të vijë dita madhështore dhe e lavdishme e Zotit.


Aktet 2:21
Atëherë kushdo që të thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet.


Aktet 2:25
Davidi thotë për të: Zotin e kisha gjithmonë para syve. Ai është në të djathtën time, që të mos lëkundem.


Aktet 2:34
Megjithëse Davidi nuk është ngjitur në qiell, ai thotë: I tha Zoti Zotit tim: ulu në të djathtën time


Aktet 2:39
Se premtimi është për ju, për bijtë tuaj e për të gjithë ata që janë larg, për këdo që Zoti Perëndia ynë, e thërret te vetja».


Aktet 2:47
Ata lavdëronin Perëndinë dhe populli i kishte për zemër. Zoti u shtonte atyre çdo ditë ata që shpëtoheshin.


Aktet 3:12
Kur i pa, Pjetri iu drejtua popullit kështu: «Burra izraelitë, pse çuditeni për këtë gjë? Pse na shihni sikur ta kishim bërë të ecte me fuqinë a me përkushtimin tonë ndaj Zotit?


Aktet 3:20
që të vijë koha kur Zoti do tʼju përtërijë me praninë e tij, duke ju dërguar Krishtin Jezu që e kishte caktuar për ju që më parë.


Aktet 3:22
Moisiu ka thënë: Zoti, Perëndia juaj, do të nxjerrë prej jush, mes vëllezërve tuaj, një profet si unë. Dëgjojeni për gjithçka që do tʼju thotë!


Aktet 4:26
Mbretërit e tokës janë përgatitur e princat janë mbledhur së bashku kundër Zotit e kundër Krishtit të tij.


Aktet 4:33
Apostujt dëshmonin me shumë fuqi për ngjalljen e Zotit Jezu dhe Perëndia u jepte shumë hir të gjithëve.


Aktet 5:9
Atëherë Pjetri i tha: «Pse u bëtë në një mendje për të vënë në provë Shpirtin e Zotit? Ja, janë te dera ata që varrosën burrin tënd dhe që do të të mbartin edhe ty që këtej».


Aktet 5:14
Kështu numri i burrave dhe i grave që besonin në Zotin rritej gjithnjë e më shumë.


Aktet 5:19
Por gjatë natës një engjëll i Zotit hapi dyert e burgut, i nxori prej andej e u tha:


Aktet 7:31
Kur e pa, Moisiu u çudit me këtë pamje. Ndërsa po afrohej për të parë më mirë, zëri i Zotit tha:


Aktet 7:33
Atëherë Zoti i tha: Hiqi sandalet nga këmbët, sepse vendi ku po shkel, është tokë e shenjtë.


Aktet 7:49
Qielli është froni im, e toka është shtroja e këmbëve të mia. Çfarë shtëpie do të më ndërtoni, thotë Zoti, ose cili është vendi ku do të gjej pushim?


प्रेरितों के काम ८:१६
sepse asnjëri prej tyre nuk e kishte marrë ende Shpirtin e Shenjtë, por vetëm ishin pagëzuar në emrin e Zotit Jezu.


प्रेरितों के काम ८:२२
Pendohu për këtë mbrapshti tënden e lutju Zotit, se ndoshta ta fal atë që kishe në zemër.


प्रेरितों के काम ८:२४
Atëherë Simoni u përgjigj: «Lutjuni ju Zotit për mua, që të mos më ndodhë asgjë nga këto që thatë».


प्रेरितों के काम ८:२५
Pasi dëshmuan dhe predikuan fjalën e Zotit, Pjetri e Gjoni u kthyen në Jerusalem, duke u predikuar ungjillin shumë vendeve të Samarisë.


प्रेरितों के काम ८:२६
Një engjëll i Zotit i foli Filipit e i tha: «Ngrihu e shko drejt jugut, në rrugën që zbret nga Jerusalemi në Gazë». Ajo është një rrugë e shkretë.


प्रेरितों के काम ८:३९
Kur dolën nga uji, Shpirti i Zotit e rrëmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa më. Pastaj shkoi plot gëzim udhës së vet.


प्रेरितों के काम ९:१
Sauli, që vazhdonte të kërcënonte deri edhe me vdekje dishepujt e Zotit, shkoi te kryeprifti


प्रेरितों के काम ९:२
dhe i kërkoi që ky tʼi shkruante letra për sinagogat e Damaskut, me qëllim që po të gjente ndokënd që i përkiste Udhës së Zotit Jezu, burra a gra, tʼi sillte të lidhur në Jerusalem.


प्रेरितों के काम ९:१०
Në Damask gjendej një dishepull me emrin Hanani. Zoti i tha atij në një vegim: «Hanani!». Ai u përgjigj: «Ja ku jam, o Zot».


प्रेरितों के काम ९:११
Zoti i tha: «Ngrihu e shko te rruga që quhet ‘e Drejtë’ dhe kërko te shtëpia e Judës një njeri me emrin Saul, nga Tarsi. Ja, ai po lutet


प्रेरितों के काम ९:१५
Por Zoti i tha: «Shko, se ai është mjeti që unë e kam zgjedhur për ta bërë të njohur emrin tim para kombeve pagane, para mbretërve dhe para bijve të Izraelit.


प्रेरितों के काम ९:१७
Atëherë Hanania shkoi në atë shtëpi, vuri duart mbi Saulin dhe i tha: «Vëlla Saul, Zoti Jezu që tʼu shfaq rrugës duke ardhur këtu më ka dërguar që të shohësh përsëri e të mbushesh me Shpirtin e Shenjtë».


प्रेरितों के काम ९:२७
Megjithatë, Barnaba e mori, e solli te apostujt dhe u tregoi sesi Sauli gjatë udhëtimit kishte parë Zotin, i cili i kishte folur, e sesi Sauli kishte predikuar me guxim në Damask në emrin e Jezuit.


प्रेरितों के काम ९:२८
Atëherë Sauli ndenji me apostujt dhe hynte e dilte nga Jerusalemi, duke predikuar me guxim në emër të Zotit.


प्रेरितों के काम ९:३१
Ndërkohë, në të gjithë Judenë, Galilenë e Samarinë, kisha kishte paqe dhe përparonte duke jetuar me druajtjen e Zotit e rritej me ngushëllimin e Shpirtit të Shenjtë.


प्रेरितों के काम ९:३५
Të gjithë banorët e Lidës e të Sharonit e panë këtë e u kthyen te Zoti.


प्रेरितों के काम ९:४२
E gjithë Jopa e mori vesh këtë gjë e shumë veta besuan në Zotin.


प्रेरितों के काम १०:४
Ai ia nguli sytë e i frikësuar i tha: «Çfarë ka o Zot?». Engjëlli i tha: «Lutjet dhe lëmoshët e tua kanë arritur para Zotit dhe ai të ka kujtuar.


प्रेरितों के काम १०:३३
Atëherë unë menjëherë dërgova njerëz te ti, e ti bëre mirë që erdhe. Tani ne jemi të gjithë këtu para Perëndisë për të dëgjuar gjithçka që të ka urdhëruar Zoti të thuash».


प्रेरितों के काम १०:३६
Ju e njihni fjalën që i ka dërguar ai popullit të Izraelit, duke predikuar ungjillin e paqes përmes Jezu Krishtit. Ai është Zoti i të gjitha gjërave.


प्रेरितों के काम ११:१६
Atëherë mʼu kujtua fjala e Zotit, që tha: “Gjoni pagëzon me ujë, ndërsa ju do të pagëzoheni me Shpirtin e Shenjtë.”


प्रेरितों के काम ११:१७
Nëse Perëndia u dha paganëve të njëjtën dhuratë që na ka dhënë neve kur besuam në Zotin Jezu Krisht, kush isha unë që të pengoja Perëndinë?».


प्रेरितों के काम ११:१९
Ata që ishin shpërndarë për shkak të përndjekjes që nisi pas vdekjes së Stefanit, shkuan deri në Fenikë, në Qipro e Antioki, por ua shpallnin fjalën e Zotit vetëm judenjve dhe askujt tjetër.


प्रेरितों के काम ११:२०
Mes tyre ishin edhe disa burra nga Qipro dhe Kirena, të cilët, rrugës për në Antioki, ua shpallën ungjillin, Zotin Jezu, edhe judenjve greqishtfolës.


प्रेरितों के काम ११:२१
Dora e Zotit ishte me ta dhe një numër i madh besuan e u kthyen te Zoti.


प्रेरितों के काम ११:२३
Kur ai arriti atje dhe pa hirin që Perëndia u kishte dhënë besimtarëve, u gëzua dhe i porositi të gjithë që tʼi qëndronin besnikë Zotit, me gjithë zemër.


प्रेरितों के काम ११:२४
Barnaba ishte njeri i mirë, i mbushur me Shpirtin e Shenjtë e me besim. Kështu, një numër i madh njerëzish besoi në Zotin.


प्रेरितों के काम १२:७
Papritur u shfaq një engjëll i Zotit dhe qelinë e ndriçoi një dritë. Ai e preku Pjetrin në brinjë dhe i tha: «Ngrihu shpejt!». Dhe menjëherë zinxhirët i ranë nga duart.


प्रेरितों के काम १२:११
Atëherë Pjetri erdhi në vete e tha: «Tani e di me të vërtetë se Zoti dërgoi engjëllin e tij e më çliroi nga duart e Herodit e nga gjithçka që judenjtë kishin ndërmend të bënin me mua».


प्रेरितों के काम १२:१७
Ai ua bëri me dorë që të mos flisnin dhe u tregoi se si Zoti e kishte nxjerrë nga burgu. Atëherë u tha: «Tregojani këtë Jakobit dhe vëllezërve». Pastaj doli dhe shkoi në një vend tjetër.


प्रेरितों के काम १२:२३
E menjëherë një engjëll i Zotit e goditi Herodin, meqë ai nuk i dha lavdi Perëndisë. Ai dha shpirt i brejtur nga krimbat.


प्रेरितों के काम १३:२
Ndërsa po adhuronin Zotin e po agjëronin, Shpirti i Shenjtë tha: «Mʼi ndani mënjanë Barnabën e Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur».


प्रेरितों के काम १३:१०
dhe i tha: «Ti bir i djallit, armik i çdo drejtësie, plot me mashtrim e dinakëri, a nuk do të heqësh dorë nga shtrembërimi i udhëve të drejta të Zotit?


प्रेरितों के काम १३:११
Por ja, dora e Zotit është kundër teje. Do të verbohesh e nuk do ta shohësh diellin për një farë kohe». Atë e rrethuan menjëherë mjegulla e errësira dhe filloi të sillej rreth e përqark duke kërkuar dikë që ta mbante për dore.


प्रेरितों के काम १३:१२
Kur prokonsulli pa se çfarë kishte ndodhur, besoi dhe mbeti i habitur me mësimin e Zotit.


प्रेरितों के काम १३:४४
Të shtunën tjetër u mblodh gati tërë qyteti për të dëgjuar fjalën e Zotit.


प्रेरितों के काम १३:४७
Në të vërtetë Zoti na ka urdhëruar kështu: Të kam caktuar të jesh dritë për kombet që të çosh shpëtimin deri në skajet e dheut ».


प्रेरितों के काम १३:४८
Kur e dëgjuan këtë, paganët u gëzuan dhe përlëvduan fjalën e Zotit. Ata që ishin caktuar për jetën e amshuar, besuan në Jezuin.


प्रेरितों के काम १३:४९
Kështu fjala e Zotit përhapej në mbarë atë krahinë.


प्रेरितों के काम १४:३
Megjithatë Pali e Barnaba ndenjën aty për shumë kohë, duke folur me guxim për Zotin. Zoti u jepte atyre fuqinë që të bënin mrekulli e shenja, duke dëshmuar kështu se predikimi i tyre për hirin e tij ishte i vërtetë.


प्रेरितों के काम १४:२३
Në çdo kishë ata zgjodhën pleqtë drejtues dhe me agjërim e lutje ia paraqitën Zotit, në të cilin kishin besuar.


प्रेरितों के काम १४:२५
Atëherë e predikuan fjalën e Zotit në Pergë dhe shkuan në Atali.


प्रेरितों के काम १५:११
Përkundrazi, ne besojmë se do të shpëtohemi përmes hirit të Zotit Jezu, sikurse do të shpëtohen edhe ata».


प्रेरितों के काम १५:१७
kështu që të gjithë njerëzit e tjerë të mund ta kërkojnë Zotin e po ashtu edhe të gjithë paganët që janë bërë populli im. Kështu thotë Zoti që i bën këto gjëra


प्रेरितों के काम १५:२६
që kanë vënë jetën e tyre në rrezik për emrin e Zotit tonë Jezu Krisht.


प्रेरितों के काम १५:३५
Por Pali e Barnaba qëndruan në Antioki dhe me shumë të tjerë mësonin njerëzit dhe shpallnin ungjillin e fjalën e Zotit.


प्रेरितों के काम १५:३६
Pas disa ditësh Pali i tha Barnabës: «Të kthehemi e të takojmë vëllezërit besimtarë në të gjitha qytetet ku kemi predikuar fjalën e Zotit e të shohim si i kanë punët».


प्रेरितों के काम १५:४०
Pali zgjodhi Silën dhe u nis pasi vëllezërit ia besuan Palin hirit të Zotit.


प्रेरितों के काम १६:१४
Një grua me emrin Lidia, që ishte kthyer në besimin e judenjve, po na dëgjonte. Ajo ishte nga qyteti i Tiatirës dhe tregtonte rroba të purpurta. Zoti ia hapi zemrën që të dëgjonte me vëmendje çfarë thoshte Pali.


प्रेरितों के काम १६:१५
Kur u pagëzua bashkë me ata të shtëpisë së saj, ajo na u lut: «Nëse mendoni se jam besimtare në Zotin, ejani e rrini në shtëpinë time». Dhe na detyroi të pranojmë.


प्रेरितों के काम १६:३१
Ata iu thanë: «Beso në Zotin Jezu e do të shpëtohesh ti dhe ata të shtëpisë sate».


प्रेरितों के काम १६:३२
Ata i predikuan fjalën e Zotit atij e të gjithëve atyre që ishin në shtëpinë e tij.


प्रेरितों के काम १७:२४
Perëndia që bëri botën dhe gjithçka që gjendet në të, ai që është Zoti i qiellit e i tokës, nuk banon në tempuj të ndërtuar me duart e njerëzve.


प्रेरितों के काम १८:८
Krispi, kreu i sinagogës, besoi në Zotin bashkë me të gjithë ata të shtëpisë së vet. Edhe shumë korintas që e dëgjuan Palin, besuan dhe u pagëzuan.


प्रेरितों के काम १८:९
Një natë Zoti i tha Palit në vegim: «Mos ki frikë, por fol e mos hesht,


प्रेरितों के काम १८:२५
Kishte mësuar për udhën e Zotit dhe me zell në shpirt, predikonte dhe i mësonte njerëzit me përpikëri për Jezuin, por njihte vetëm pagëzimin e Gjonit.


प्रेरितों के काम १९:५
Kur dëgjuan këtë gjë, ata u pagëzuan në emrin e Zotit Jezu.


प्रेरितों के काम १९:९
Disa njerëz kokëfortë nuk u bindën dhe filluan të flasin keq e ta shajnë Udhën e Zotit para popullit. Atëherë Pali u largua prej aty, mori me vete dishepujt dhe foli çdo ditë në shkollën e dikujt që quhej Tiran.


प्रेरितों के काम १९:१०
Këtë gjë e bëri për dy vjet me radhë e kështu të gjithë banorët e Azisë, judenj e paganë, dëgjuan fjalën e Zotit.


प्रेरितों के काम १९:१७
Kur të gjithë banorët e Efesit, judenjtë dhe paganët, e morën vesh këtë gjë, i zuri frika të gjithë dhe lavdëronin emrin e Zotit Jezu.


प्रेरितों के काम १९:२०
Kështu fjala e Zotit përhapej dhe forcohej gjithnjë e më shumë me fuqinë e tij.


प्रेरितों के काम १९:२३
Në atë kohë ndodhi një rrëmujë e madhe për shkak të Udhës së Zotit Jezu.


प्रेरितों के काम २०:१९
duke i shërbyer Zotit me shumë përulësi e lot, nëpër sprovat që hoqa për shkak të sulmeve të judenjve.


प्रेरितों के काम २०:२१
Unë u kam predikuar si judenjve, edhe paganëve që të pendohen para Perëndisë e të besojnë në Zotin tonë Jezu.


प्रेरितों के काम २०:२४
Megjithatë, për mua nuk ka rëndësi jeta ime, por rëndësi ka të përfundoj vrapimin që kam nisur dhe shërbesën që kam marrë nga Zoti Jezu për të dëshmuar ungjillin e hirit të Perëndisë.


प्रेरितों के काम २०:३५
Me të gjitha këto që kam bërë, ju kam dhënë shembullin se edhe ju duhet të punoni kaq shumë për të ndihmuar ata që janë në nevojë, e të kujtoni fjalët e Zotit Jezu, i cili ka thënë: “Më i lum është ai që jep se ai që merr”».


प्रेरितों के काम २१:१३
Atëherë Pali tha: «Përse qani e ma copëtoni zemrën kështu? Unë jam gati jo vetëm të më lidhin, por edhe të vdes në Jerusalem për emrin e Zotit Jezu».


प्रेरितों के काम २१:१४
Kur pamë se atij nuk i mbushej mendja, ne heshtëm e thamë: «U bëftë vullneti i Zotit!».


प्रेरितों के काम २२:४
Unë i kam përndjekur deri për vdekje ata që i përkasin Udhës së Zotit Jezu. Kam lidhur burra e gra dhe i kam futur në burg.


प्रेरितों के काम २२:१०
Unë pyeta: “Zot, çfarë duhet të bëj?”. Zoti më tha: “Ngrihu e shko në Damask. Atje do të të thonë gjithçka që të është caktuar të bësh.”


प्रेरितों के काम २२:१६
Dhe tani çʼpret? Ngrihu, pagëzohu e pastrohu nga mëkatet duke thirrur emrin e Zotit”».


प्रेरितों के काम २२:२१
Atëherë Zoti më tha: “Shko, se do të të dërgoj larg, te kombet pagane”».


प्रेरितों के काम २३:११
Një natë më pas Zoti iu shfaq Palit dhe i tha: «Ki guxim! Sikurse ke dëshmuar për mua në Jerusalem, kështu duhet të dëshmosh edhe në Romë».


प्रेरितों के काम २४:१४
Por po të dëshmoj se sipas Udhës së Zotit Jezu, të cilën ata e quajnë sekt, unë adhuroj Perëndinë e etërve tanë, duke besuar gjithçka që është shkruar në ligjin e Moisiut dhe në librat e profetëve.


प्रेरितों के काम २४:२२
Por Feliksi, që e njihte mirë Udhën e Zotit Jezu, u tha: «Do të vendos për çështjen tuaj kur të vijë Lisia, komandanti i kohortës», dhe kështu e shtyu gjyqin.


प्रेरितों के काम २५:२६
Nuk kam asgjë të saktë që tʼi shkruaj tim zoti për të. Për këtë arsye e solla para të gjithëve ju, veçanërisht para teje, o mbret Agripë, që, pasi ta kemi marrë në pyetje, të kem çʼti shkruaj.


प्रेरितों के काम २६:१५
Unë e pyeta: “Kush je ti, o Zot?”. Zoti mʼu përgjigj: “Unë jam Jezui që ti po përndjek,


प्रेरितों के काम २७:११
Por centurioni dëgjoi timonierin dhe të zotin e anijes dhe nuk ua vuri veshin fjalëve të Palit.


प्रेरितों के काम २८:३१
Ai u predikonte mbretërinë e Perëndisë dhe i mësonte të vërtetën e Zotit Jezu Krisht gjithë guxim e pa ngurruar.


1 Korintianëve 1:2
po i shkruajmë kishës së Perëndisë, që është në Korint, të shenjtëruarve përmes Jezu Krishtit, të thirrurve për të qenë të shenjtë, bashkë me të gjithë ata që në çdo vend thërrasin emrin e Zotit tonë Jezu Krisht, Zotit të tyre dhe Zotit tonë:


1 Korintianëve 1:3
Paçi hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht!


1 Korintianëve 1:7
saqë nuk ju mungon asnjë dhunti, ndërkohë që prisni ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.


1 Korintianëve 1:8
Ai do tʼju mbajë të fortë deri në fund, që të jeni të paqortueshëm në Ditën e Zotit tonë Jezu Krisht.


1 Korintianëve 1:9
Perëndia, që ju thirri në bashkësi me Birin e tij Jezu Krishtin, Zotin tonë, është besnik.


1 Korintianëve 1:10
Vëllezër, ju lutem në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, të jeni të gjithë në një mendje për atë që thoni dhe të mos keni përçarje mes jush, por të jeni të bashkuar në mendime dhe arsyetime.


1 Korintianëve 1:31
ashtu siç thotë Shkrimi i shenjtë: Kush krenohet, le të krenohet për ato që ka bërë Zoti.


1 Korintianëve 2:8
Asnjë nga prijësit e kësaj bote nuk e ka njohur këtë urti, sepse po ta njihnin, nuk do ta kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë.


1 Korintherne 2:16
sepse, kush i njohu mendimet e Zotit, që tʼi japë mend atij? Por ne kemi mendjen e Krishtit.


1 Korintherne 3:5
Kush është Apoli dhe kush është Pali? Janë vetëm shërbëtorë, nëpërmjet të cilëve besuat dhe që veprojnë, secili sipas fuqisë që i dha Zoti.


1 Korintherne 3:20
Dhe Zoti i njeh mendimet e të urtëve dhe e di se janë të kota.


1 Korintherne 4:4
Ndërgjegjja nuk më qorton për asgjë, por nuk është kjo që më bën të drejtë, sepse gjykatësi im është Zoti.


1 Korintherne 4:5
Prandaj mos gjykoni para kohe, derisa të vijë Zoti që do të nxjerrë në dritë të fshehtat e errësirës dhe do të zbulojë dëshirat e zemrës. Atëherë gjithsecili do të marrë lëvdimin e vet nga Perëndia.


1 Korintherne 4:17
Për këtë arsye ju dërgova Timoteun, që është biri im i dashur dhe besnik në veprën e Zotit. Ai do tʼju kujtojë parimet e mia për jetën me Krishtin Jezu, ashtu siç ua mësoj unë njerëzve në çdo kishë.


1 Korintherne 4:19
por do të vij së shpejti, në dashtë Zoti, dhe ata që krekosen do tʼi njoh nga çfarë janë të zotë të bëjnë e jo nga fjalët.


1 Korintherne 5:4
Kur të mblidheni në emër të Zotit tonë Jezu do të jem edhe unë shpirtërisht me ju dhe atëherë me fuqinë e Zotit tonë Jezu


1 Korintherne 5:5
dorëzojani atë njeri Satanit për tʼi shkatërruar trupin, që tʼi shpëtojë shpirti Ditën e Zotit.


1 Korintherne 6:11
Dhe të tillë ishit disa prej jush, por u latë, u shenjtëruat dhe u bëtë të drejtë në emër të Zotit Jezu Krisht dhe nëpërmjet Shpirtit të Perëndisë tonë.


1 Korintherne 6:13
Thonë edhe: «Ushqimi është për barkun dhe barku për ushqimin». Por Perëndia do ta shkatërrojë edhe barkun, edhe ushqimin. Trupi nuk është për kurvëri, po për Zotin dhe Zoti për trupin.


1 Korintherne 6:14
Perëndia do të na ngjallë edhe ne me fuqinë e tij, ashtu siç ngjalli Zotin.


1 Korintherne 6:17
Ai që bashkohet me Zotin, bëhet një shpirt me të.


1 Korintherne 7:10
Të martuarve u urdhëroj, jo unë, por Zoti, që gruaja të mos ndahet nga burri.


1 Korintherne 7:12
Ndërsa të tjerëve u them unë, jo Zoti, se nëse një vëlla besimtar ka për grua një jobesimtare dhe ajo pranon të jetojë me të, të mos e lërë.


1 Korintherne 7:17
Sa për të tjerat, secili të jetojë ashtu siç i ka dhënë Zoti dhe ashtu siç ka qenë kur e thirri Perëndia. Kështu urdhëroj për të gjitha kishat.


1 Korintherne 7:22
Ai që u thirr nga Zoti kur ishte skllav, mori lirinë prej tij. Po ashtu edhe ai që u thirr kur ishte i lirë, është skllav i Krishtit.


1 Korintherne 7:25
Për virgjëreshat nuk kam ndonjë urdhër nga Zoti, por po shpreh mendimin tim si njeri që, nga mëshira e Zotit, jam i besueshëm.


1 Korintherne 7:32
Dua që të mos keni kokëçarje. I pamartuari shqetësohet për gjërat e Zotit dhe kërkon si tʼi pëlqejë Zotit,


1 Korintherne 7:34
dhe është i ndarë më dysh. Po ashtu, si gruaja e pamartuar, edhe virgjëresha shqetësohen për gjërat e Zotit, që të jenë të shenjta në trup e në shpirt, ndërsa e martuara shqetësohet për gjërat e botës dhe kërkon si tʼi pëlqejë burrit.


1 Korintherne 7:35
Edhe këto gjëra po jua them për të mirën tuaj dhe jo për tʼju vënë lakun në fyt, por që të jetoni sa më hijshëm dhe sa më të përkushtuar ndaj Zotit pa shqetësime.


1 Korintherne 7:39
Gruaja është e lidhur me burrin e saj për sa kohë ai jeton. Nëse vdes burri, ajo është e lirë të martohet me kë të dojë, veçse martesa të bëhet në Zotin.


1 Korintherne 9:1
A nuk jam i lirë unë? A nuk jam apostull? A nuk e kam parë unë Jezuin, Zotin tonë? A nuk jeni ju vepra ime në shërbim të Zotit?


1 Korintherne 9:2
Nëse për të tjerë nuk jam apostull, për ju patjetër që jam, sepse vetë ju që besoni në Zotin jeni prova që vërteton se unë jam apostull.


1 Korintherne 9:5
A nuk kemi edhe ne të drejtë të kemi një grua besimtare, siç kanë apostujt e tjerë, vëllezërit e Zotit dhe Kefa?


1 Korintherne 9:14
Kështu edhe Zoti ka urdhëruar që ata që predikojnë ungjillin, të jetojnë nga predikimi i ungjillit.


1 Korintherne 10:21
Nuk mund të pini edhe nga kupa e Zotit edhe nga kupa e djajve; nuk mund të hani edhe nga tryeza e Zotit edhe nga tryeza e djajve.


1 Korintherne 10:22
Mos duam të nxisim xhelozinë e Zotit? Vallë, mos jemi më të fortë se ai?


1 Korintherne 10:26
sepse toka dhe gjithçka që ndodhet në të janë të Zotit.


1 Korintherne 11:11
Megjithatë në jetën tonë me Zotin as burri nuk është i pavarur nga gruaja dhe as gruaja nga burri.


1 Korintherne 11:20
Dëgjoj se kur mblidheni në një vend, nuk mblidheni për të ngrënë darkën e Zotit.


1 Korintherne 11:23
Ajo që mora prej Zotit dhe jua dhashë edhe juve është kjo: Zoti Jezu atë natë që po tradhtohej mori bukën,


1 Korintherne 11:26
Sa herë që hani nga kjo bukë dhe pini nga kjo kupë, ju lajmëroni vdekjen e Zotit derisa të vijë ai.


1 Korintherne 11:27
Prandaj ai që ha bukën e Zotit, apo pi kupën e tij padenjësisht, është fajtor për trupin dhe për gjakun e Zotit.


1 Korintherne 11:29
Kush ha dhe kush pi pa e dalluar trupin e Zotit, ha e pi dënimin e vet.


1 Korintherne 11:32
Kur na gjykon Zoti, na gjykon për të na ndrequr e jo për të na dënuar bashkë me botën.


1 Korintherne 11:33
Kështu, o vëllezër, kur të mblidheni për të ngrënë darkën e Zotit, prisni njëri-tjetrin.


1 Korintherne 11:34
Kush ka uri, le të hajë në shtëpi, që të mos mblidheni për të marrë gjykimin e Zotit. Të tjerat do tʼi rregulloj kur të vij vetë.


1 Korintherne 12:3
Prandaj dua ta dini se asnjë nuk mund të flasë i udhëhequr nga Shpirti i Perëndisë e të thotë: «Mallkuar qoftë Jezui!» dhe asnjë nuk mund të thotë: «Zoti Jezu» nëse nuk është i udhëhequr nga Shpirti i Shenjtë.


1 Korintherne 14:21
Në ligjin e Moisiut është shkruar: «Këtij populli do tʼi flas me njerëz që flasin gjuhë të tjera dhe me gojën e të huajve, por as kështu nuk do të më dëgjojnë.», thotë Zoti.


1 Korintherne 14:37
Nëse ndokush mendon se është profet apo njeri shpirtëror, ai duhet ta kuptojë se këto që ju shkruaj janë urdhërime të Zotit.


1 Korintherne 15:31
Unë ndeshem me vdekjen çdo ditë, o vëllezër, dhe këtë e them nga krenaria që kam për ju, falë Krishtit Jezu, Zotit tonë.


1 Korintherne 15:57
Por le të falënderojmë Perëndinë që na dha fitoren nëpërmjet Zotit tonë, Jezu Krishtit.


1 Korintherne 15:58
Kështu, o vëllezër të dashur, qëndroni të fortë e të palëkundur dhe përparoni vazhdimisht në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj për Zotin nuk do të shkojë dëm.


1 Korintherne 16:7
Nuk dua tʼju shoh kalimthi, por shpresoj të rri ca kohë me ju, në e lejoftë Zoti.


1 Korintherne 16:10
Po të vijë Timoteu, kujdesuni që të rrijë te ju pa frikë, sepse edhe ai bën veprën e Zotit sikurse dhe unë.


1 Korintherne 16:19
Ju përshëndesin kishat e Azisë. Ju përshëndesin shumë, në emër të Zotit, Akuili dhe Priska, bashkë me kishën që mblidhet në shtëpinë e tyre.


1 Korintherne 16:22
Kush nuk do Zotin, mallkuar qoftë. Marana-tha!


1 Korintherne 16:23
Hiri i Zotit Jezu qoftë me ju!


Galatasve 1:3
Paçi hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë dhe nga Zoti Jezu Krisht!


Galatasve 1:19
Por nuk pashë asnjë nga apostujt e tjerë përveç Jakobit, vëllait të Zotit.


Galatasve 5:10
Zoti më jep bindjen se ju nuk do të mendoni ndryshe. Por ai që ju turbullon, kushdo qoftë, do të marrë ndëshkimin.


Galatasve 6:14
Sa për mua, unë nuk dua të krenohem me asgjë tjetër, përveçse me kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, përmes të cilit jam i vdekur në kryq për sa i përket botës dhe bota për sa më përket mua.


Galatasve 6:18
Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me shpirtin tuaj, o vëllezër! Amen!


Efesianëve 1:2
Paçi hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë dhe nga Zoti Jezu Krisht!


Efesianëve 1:3
Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht! Ai na ka bekuar përmes Krishtit duke na dhënë çdo bekim shpirtëror dhe qiellor.


Efesianëve 1:15
Prandaj edhe unë, që kur dëgjova për besimin tuaj në Zotin Jezu dhe për dashurinë që keni për të gjithë besimtarët e krishterë,


Efesianëve 1:17
Perëndia i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i lavdisë, ju dhëntë Shpirtin e urtisë, që do tʼju zbulojë si ta njihni plotësisht atë.


Efesianëve 2:21
Në të e gjithë ndërtesa lidhet mirë dhe rritet për tʼu bërë një tempull i shenjtë për Zotin.


Efesianëve 3:11
Këtë Perëndia e bëri sipas qëllimit të tij të amshuar, që ai e përmbushi përmes Krishtit Jezu, Zotit tonë.


Efesianëve 4:1
Unë, pra, i burgosuri për Zotin, ju lutem të bëni një jetë të denjë për Perëndinë që ju thirri,


Efesianëve 4:17
Prandaj, në emër të Zotit, po ju them e po ju përbetohem: mos jetoni më ashtu siç jetojnë kombet pagane, që mendojnë kotësira.


Efesianëve 5:8
Dikur ishit në errësirë, ndërsa tani që besoni në Zotin jeni në dritë. Jetoni, pra, si bij të dritës,


Efesianëve 5:10
Përpiquni të kuptoni se çfarë është e pëlqyeshme për Zotin.


Efesianëve 5:17
Mos u bëni të marrë, por kuptoni se cili është vullneti i Zotit.


Efesianëve 5:19
duke kënduar mes jush psalme, himne dhe këngë shpirtërore, duke kënduar e duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj,


Efesianëve 5:20
duke e falënderuar Perëndinë Atë gjithmonë e për gjithçka, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht.


Efesianëve 5:22
Gratë tʼu nënshtrohen burrave të tyre sikurse Zotit,


Efesianëve 6:1
Ju fëmijë, bindjuni prindërve tuaj për hir të Zotit, sepse kjo është e drejtë.


Efesianëve 6:4
Dhe ju, etër, mos i zemëroni fëmijët tuaj, por rritini me disiplinën dhe me këshillat që vijnë nga Zoti.


Efesianëve 6:7
Shërbeni me dashamirësi si tʼi shërbenit Zotit dhe njerëzve,


Efesianëve 6:8
duke e ditur se ai që bën mirë, qoftë skllav a i lirë, do të marrë shpërblimin prej Zotit.


Efesianëve 6:10
Së fundi, forcohuni nga Zoti dhe nga fuqia e pushtetit të tij.


Efesianëve 6:21
Tikiku, vëllai ynë i dashur e shërbëtori besnik në veprën e Zotit, do tʼju tregojë gjithçka për mua, që ta merrni vesh se si jam dhe çfarë po bëj.


Efesianëve 6:23
Perëndia Atë dhe Zoti Jezu Krisht u dhënçin të gjithë vëllezërve paqe, dashuri dhe besim.


Efesianëve 6:24
Hiri qoftë me të gjithë ata që e duan Zotin tonë Jezu Krisht me dashuri të pavdekshme.


Filipianëve 1:2
Paçi hir e paqe nga Perëndia, Ati ynë dhe nga Zoti Jezu Krisht!


Filipianëve 1:14
Pjesa më e madhe e vëllezërve besimtarë morën zemër në Zotin nga prangat e mia dhe e shpallën fjalën e Perëndisë më me guxim e pa frikë.


Filipianëve 2:19
Shpresoj se me ndihmën e Zotit Jezu do tʼju dërgoj së shpejti Timoteun, që të marr edhe unë zemër kur të kem lajme prej jush.


Filipianëve 2:24
Por jam i bindur se Zoti do të më ndihmojë, që edhe unë vetë të vij së shpejti.


Filipianëve 2:29
Priteni me gëzim, si vëlla në Zotin dhe nderojini njerëzit që janë si ai,


Filipianëve 3:1
Së fundi, vëllezërit e mi, gëzohuni në Zotin. Unë nuk lodhem duke ju shkruar të njëjtat gjëra, por këtë e bëj sepse është e dobishme për ju.


Filipianëve 3:8
E me të vërtetë unë i shoh të gjitha si humbje, përballë epërsisë që vjen nga njohja e Krishtit Jezu, Zotit tim. Për shkak të tij unë i humba të gjitha këto dhe i shoh si plehra, në mënyrë që të fitoj Krishtin


Filipianëve 3:20
ndërsa ne e kemi qytetarinë në qiej, prej nga presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht.


Filipianëve 4:1
Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, që ju kujtoj me mall dhe që jeni gëzimi dhe kurora ime, qëndroni të fortë në Zotin, o fort të dashur.


Filipianëve 4:2
I bëj thirrje Evodisë dhe Sintikës të jenë të një mendje me njëra-tjetrën sipas vullnetit të Zotit.


Filipianëve 4:4
Gëzohuni gjithnjë në Zotin. Përsëri po ju them: gëzohuni!


Filipianëve 4:5
Zemërbutësia juaj le tʼu bëhet e njohur të gjithë njerëzve. Zoti është afër.


Filipianëve 4:10
U gëzova shumë në Zotin që tani më në fund e rigjallëruat përkujdesjen tuaj për mua. Në të vërtetë ju e kishit në mendje, por nuk ju ishte dhënë rasti ta tregonit.


Filipianëve 4:23
Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me shpirtin tuaj.


Kolosianëve 1:3
E falënderojmë Perëndinë, Atin e Zotit tonë Jezu Krisht, sa herë që lutemi për ju,


Kolosianëve 1:10
Kështu do të mund të bëni një jetë të denjë për Zotin dhe ashtu si i pëlqen atij, duke dhënë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke shtuar njohuritë për Perëndinë.


Kolosianëve 3:13
Durojeni dhe faleni njëri-tjetrin sa herë që dikush të ketë ankesë kundër ndonjë tjetri. Falni ashtu si edhe Zoti ju ka falur.


Kolosianëve 3:17
Gjithçka që thoni dhe gjithçka që bëni, ta bëni në emër të Zotit Jezu, duke falënderuar nëpërmjet tij Perëndinë Atë.


Kolosianëve 3:18
Ju gra, nënshtrojuni burrave, siç ka hije në sytë e Zotit.


Kolosianëve 3:20
Ju bij, bindjuni prindërve në gjithçka, sepse kjo gjë i pëlqen Zotit.


Kolosianëve 3:22
Ju skllevër, bindjuni në gjithçka zotërinjve tuaj tokësorë, jo sa për sy e faqe për tʼu pëlqyer njerëzve, por me thjeshtësi zemre dhe duke iu druajtur Zotit.


Kolosianëve 3:23
Gjithçka që bëni, bëjeni me shpirt si ta bënit për Zotin e jo vetëm për njerëzit,


Kolosianëve 3:24
sepse ju e dini se prej tij do të merrni si shpërblim trashëgimin e mbretërisë së tij. Në të vërtetë ju i shërbeni Zotit Krisht.


Kolosianëve 4:7
Tikiku, vëllai ynë i dashur dhe ndihmësi besnik, që i shërben Zotit bashkë me mua, do tʼju tregojë gjithçka për mua.


Kolosianëve 4:17
I thoni Arkipit: «Kujdes dhe kryeje mirë shërbesën që more nga Zoti».


1 Thesalonikasve 1:1
Pali, Silvani dhe Timoteu, i shkruajmë kishës së selanikasve, që i përket Perëndisë Atë dhe Zotit Jezu Krisht: Paçi hir dhe paqe!


1 Thesalonikasve 1:3
Ne kujtojmë para Perëndisë dhe Atit tonë besimin tuaj të gjallë, dashurinë tuaj vepruese dhe shpresën tuaj të palëkundur, që e keni në Zotin tonë Jezu Krisht.


1 Thesalonikasve 1:6
Ju ndoqët shembullin tonë e të Zotit dhe megjithëse vuajtët shumë, i pranuat fjalët e ungjillit me gëzimin që vjen nga Shpirti i Shenjtë.


1 Thesalonikasve 1:8
Fjala e Zotit jehoi prej jush jo vetëm në Maqedoni dhe në Akai, por edhe në çdo vend ku u përhap besimi juaj në Perëndinë. Kështu, ne nuk kemi nevojë të themi ndonjë gjë.


1 Thesalonikasve 2:15
të cilët vranë Zotin Jezu e profetët dhe na përndoqën edhe ne. Ata nuk e kanë pëlqimin e Perëndisë dhe janë kundër të gjithë njerëzve,


1 Thesalonikasve 2:19
Kush tjetër veç jush do të jetë shpresa jonë, gëzimi ynë, kurora apo krenaria jonë para Zotit Jezu Krisht kur ai të vijë?


1 Thesalonikasve 3:8
Sepse tani që morëm vesh se ju qëndroni të fortë në Zotin, ne jetojmë me të vërtetë.


1 Thesalonikasve 3:11
Vetë Perëndia, Ati ynë dhe Zoti ynë Jezu na drejtofshin udhën për te ju!


1 Thesalonikasve 3:12
Zoti e shtoftë dhe bëftë që të teprojë dashuria juaj për njëri-tjetrin dhe për të gjithë, ashtu siç është edhe dashuria jonë për ju!


1 Thesalonikasve 3:13
Ai i forcoftë zemrat tuaja, që ju të jeni të shenjtë dhe të paqortueshëm para Perëndisë dhe Atit tonë kur Zoti ynë Jezu të vijë bashkë me të gjithë besimtarët e tij! Amen!


1 Thesalonikasve 4:1
Së fundi, o vëllezër, ju mësuat prej nesh sesi duhet të jetoni ashtu siç i pëlqen Perëndisë. Ju lutemi dhe ju bëjmë thirrje në emër të Zotit Jezu, që të vazhdoni të jetoni kështu, madje të përparoni edhe më shumë.


1 Thesalonikasve 4:2
Ju i dini udhëzimet që ju dhamë nga ana e Zotit Jezu.


1 Thesalonikasve 4:6
Askush të mos e mashtrojë e as të mos i bëjë keq vëllait të vet në këto gjëra, sepse për të gjitha këto do të hakmerret Zoti, gjë që jua kemi thënë dhe jua kemi dëshmuar edhe më parë.


1 Thesalonikasve 4:15
Këtë po jua themi me fjalët e Zotit: Ne të gjallët, që do të jemi ende gjallë kur të vijë Zoti, nuk do ta takojmë Zotin përpara atyre që kanë vdekur,


1 Thesalonikasve 4:16
sepse vetë Zoti, me një kushtrim, me zë kryeengjëlli dhe me trumbetën e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe të vdekurit që kishin besuar në Krishtin do të ngjallen të parët.


1 Thesalonikasve 4:17
Pastaj, ne që do të kemi mbetur ende gjallë, do të rrëmbehemi bashkë me ata në re për ta takuar Zotin lart; dhe kështu do të jemi gjithmonë bashkë me Zotin.


1 Thesalonikasve 5:2
pasi ju vetë e dini mirë se Dita e Zotit do të vijë siç vjen vjedhësi natën.


1 Thesalonikasve 5:9
Perëndia nuk na caktoi që të vuajmë zemërimin e madh, por na caktoi që të marrim shpëtimin përmes Zotit tonë Jezu Krisht,


1 Thesalonikasve 5:12
Tani, o vëllezër, ju lutemi tʼi vlerësoni ata që Zoti i ka ngarkuar për të qenë drejtuesit tuaj, që ju shërbejnë me mund dhe që ju këshillojnë.


1 Thesalonikasve 5:23
Vetë Perëndia i paqes ju shenjtëroftë plotësisht dhe gjithë qenià juaj, shpirt, mendje e trup qoftë e paqortueshme kur të vijë Zoti ynë Jezu Krisht.


1 Thesalonikasve 5:27
Ju përbetohem në emër të Zotit që kjo letër tʼu lexohet të gjithë vëllezërve.


1 Thesalonikasve 5:28
Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju!


2 Thesalonikasve 1:1
Pali, Silvani dhe Timoteu, po i shkruajmë kishës së selanikasve që i përket Perëndisë, Atit tonë dhe Zotit Jezu Krisht:


2 Thesalonikasve 1:2
Paçi hir e paqe nga Perëndia, Ati ynë dhe nga Zoti Jezu Krisht!


2 Thesalonikasve 1:7
ndërsa ju do tʼju çlirojë nga mundimet që po kaloni, ashtu si do të na çlirojë edhe ne kur të vijë Zoti Jezu nga qielli bashkë me engjëjt e tij të fuqishëm.


2 Thesalonikasve 1:8
Ai do të vijë me zjarr flakërues për të marrë shpagim nga ata që nuk e njohin Perëndinë dhe që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu.


2 Thesalonikasve 1:9
Këta do të ndëshkohen me shkatërrimin e amshuar, të ndarë nga prania e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së tij.


2 Thesalonikasve 1:12
Kështu, emri i Zotit tonë Jezu do të përlëvdohet prej jush dhe ju do të përlëvdoheni prej tij, sipas hirit të Perëndisë tonë dhe të Zotit Jezu Krisht.


2 Thesalonikasve 2:1
Vëllezër, në lidhje me ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht kur ne do të takohemi me të, ju lutemi


2 Thesalonikasve 2:2
mos lejoni që tʼjua marrin lehtësisht mendjen e tʼju turbullojnë me ndonjë vegim gjoja prej Shpirtit të Shenjtë, me ndonjë fjalë apo me ndonjë letër të dërguar gjoja nga ne, e tʼju thonë se paska ardhur Dita e Zotit.


2 Thesalonikasve 2:8
Dhe atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti Jezu do ta shkatërrojë me hukatjen e tij dhe do ta zhbëjë me shkëlqimin e ardhjes së tij.


2 Thesalonikasve 2:13
Ne duhet ta falënderojmë Perëndinë gjithmonë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi për të qenë të parët që do të shpëtonit përmes Shpirtit të Shenjtë që ju shenjtëron dhe përmes besimit tek e vërteta.


2 Thesalonikasve 2:14
Ai ju thirri përmes ungjillit tonë, që të merrni lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht.


2 Thesalonikasve 2:16
Vetë Zoti ynë Jezu Krisht dhe Perëndia Ati ynë, i cili na deshi dhe na dha ngushëllim të amshuar dhe shpresën e mirë me anë të hirit,


2 Thesalonikasve 3:1
Së fundi, o vëllezër, lutuni për ne, që fjala e Zotit të përhapet e të përlëvdohet ashtu siç ndodhi edhe mes jush.


2 Thesalonikasve 3:3
Por Zoti është besnik dhe do tʼju forcojë e do tʼju ruajë nga i ligu.


2 Thesalonikasve 3:4
Zoti na bën të kemi besim se ju po i bëni dhe do të vazhdoni tʼi bëni gjërat për të cilat ju kemi porositur.


2 Thesalonikasve 3:5
Zoti i drejtoftë zemrat tuaja në dashurinë e Perëndisë e në durimin e Krishtit.


2 Thesalonikasve 3:6
Po ju porosisim, o vëllezër, në emrin e Zotit Jezu Krisht, të largoheni nga çdo vëlla që jeton në përtaci dhe jo sipas traditës që morët prej nesh.


2 Thesalonikasve 3:12
Këta i porosisim dhe i lusim në emër të Zotit Jezu Krisht që tʼi shtrohen punës për të nxjerrë bukën e gojës.


2 Thesalonikasve 3:16
Vetë Zoti i paqes ju dhëntë paqen gjithnjë e në çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë!


2 Thesalonikasve 3:18
Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë!


1 Timoteut 1:2
po të shkruaj ty Timote, birit të vërtetë në besim: Hiri, mëshira dhe paqja nga Perëndia Atë dhe nga Jezu Krishti, Zoti ynë, qofshin me ty!


1 Timoteut 1:12
I jam mirënjohës Krishtit Jezu, Zotit tonë, që më dha fuqi, sepse më çmoi besnik dhe më vuri në shërbim të tij,


1 Timoteut 1:14
Hiri i Zotit tonë mʼu dha me tepricë bashkë me besimin dhe dashurinë që vijnë përmes Krishtit Jezu.


1 Timoteut 3:2
Peshkopi duhet të jetë i patëmetë, burrë i një gruaje, i përmbajtur, i arsyeshëm, i sjellshëm, mikpritës, mësues i zoti,


1 Timoteut 6:3
Kush u mëson njerëzve një mësim tjetër dhe nuk ndjek fjalët e vërteta të Zotit tonë Jezu Krisht dhe mësimet e besimit tonë,


1 Timoteut 6:14
që ti ta zbatosh këtë urdhërim të panjollë dhe të paqortueshëm deri në ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.


1 Timoteut 6:15
Kur të vijë koha, ardhjen e tij do ta tregojë Perëndia, i lumi, i vetmi sundues, mbreti i mbretërve dhe Zoti i zotërve.


2 Timoteut 1:2
po i shkruaj Timoteut, birit tim të dashur: Hiri, mëshira dhe paqja nga Perëndia Atë dhe nga Krishti Jezu, Zoti ynë, qofshin me ty!


2 Timoteut 1:8
Prandaj mos ki turp as nga dëshmia e Zotit tonë, as nga unë, i burgosuri i tij, por vuaj bashkë me mua për ungjillin, i mbështetur në fuqinë e Perëndisë.


2 Timoteut 1:16
Zoti tregoftë mëshirë për shtëpinë e Onesiforit, sepse shpesh më ngushëlloi dhe nuk pati turp nga prangat e mia.


2 Timoteut 1:18
Dhëntë Zoti që ai të gjejë mëshirë prej Zotit atë ditë. Ti e di shumë mirë sesa më shërbeu ai në Efes.


2 Timoteut 2:7
Mendo për këto që po të them, sepse Zoti do të të ndihmojë të kuptosh gjithçka.


2 Timoteut 2:19
Megjithatë, themelet e forta që vuri Perëndia qëndrojnë të patundura dhe mbajnë këtë mbishkrim: Zoti i njeh të vetët dhe «Le të largohet nga paudhësia kushdo që thërret emrin e Zotit».


2 Timoteut 2:21
Prandaj, kush e pastron veten nga këto gjëra, do të jetë enë për nderim, e shenjtëruar, e dobishme për të zotin dhe e përgatitur për çdo vepër të mirë.


2 Timoteut 2:22
Braktisi epshet rinore dhe rend pas drejtësisë, besimit, dashurisë dhe paqes, bashkë me ata që i thërrasin Zotit me zemër të pastër.


2 Timoteut 2:24
Shërbëtori i Zotit nuk duhet të grindet, por duhet të jetë i butë me të gjithë, mësues i zoti, që duron të keqen,


2 Timoteut 3:11
përndjekjet dhe vuajtjet që pësova në Antioki, në Ikon dhe në Listra. Durova shumë përndjekje, por Zoti më shpëtoi nga të gjitha.


2 Timoteut 4:8
Pas kësaj më pret kurora e drejtësisë, që Zoti, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë dhe jo vetëm mua, por edhe të gjithëve atyre që kanë pritur me dashuri ardhjen e tij.


2 Timoteut 4:14
Aleksandri, bakërpunuesi, më bëri shumë të këqija; Zoti do tʼia shpërblejë sipas veprave të tij.


2 Timoteut 4:17
Por Zoti qëndroi me mua dhe më forcoi, që përmes meje predikimi të kryhej plotësisht dhe të dëgjonin të gjitha kombet pagane. Kështu u shpëtova nga goja e luanit.


2 Timoteut 4:18
Zoti do të më çlirojë nga çdo vepër e ligë dhe do të më shpëtojë për të më çuar në mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në shekuj të shekujve! Amen!


2 Timoteut 4:22
Zoti qoftë me shpirtin tënd! Hiri qoftë me ju!


Filemoni 1:3
Hiri dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht, qofshin me ju.


Filemoni 1:5
sepse po dëgjoj për dashurinë tënde për të gjithë besimtarët e krishterë dhe për besimin që ke në Zotin Jezu Krisht.


Filemoni 1:16
jo më si skllav, por më tepër se skllav: ta kesh si vëlla të dashur. Ai është shumë i dashur për mua, por aq më tepër duhet të jetë për ty, qoftë si njeri, qoftë si vëlla në Zotin.


Filemoni 1:20
Po vëlla, për hir të Zotit, ma bëj këtë nder! Ma përtëri zemrën për hir të Krishtit!


Filemoni 1:25
Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me shpirtin tuaj!


Hebrenjve 2:3
si do të shpëtojmë po të lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? Këtë shpëtim në fillim e shpalli Zoti dhe më pas na e vërtetuan ata që e dëgjuan.


Hebrenjve 7:13
Zoti ynë, për të cilin bëhet fjalë, i përkiste një fisi tjetër, nga i cili askush nuk i kishte shërbyer ndonjëherë altarit.


Hebrenjve 7:21
Jezui u bë prift me betimin e Perëndisë që i tha: Zoti u betua dhe nuk do të pendohet. Ti je prift në amshim.


Hebrenjve 8:2
Ai shërben në shenjtërore dhe në tendën e vërtetë, të cilën e ngriti Zoti e jo njeriu.


Hebrenjve 8:8
Por Perëndia e qortoi popullin e vet e i tha: Ja ku po vijnë ditët, thotë Zoti, kur do të bëj një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës.


Hebrenjve 8:9
Ajo nuk do të jetë si besëlidhja që bëra me etërit e tyre, ditën kur i mora për dore për tʼi nxjerrë nga Egjipti. Ata nuk i qëndruan besnikë besëlidhjes sime, prandaj unë i braktisa - thotë Zoti.


Hebrenjve 8:10
Besëlidhja që do të lidh me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve - thotë Zoti - është kjo: Unë do tʼi shtie ligjet e mia në mendjen e tyre dhe do tʼi shkruaj në zemrat e tyre. Unë do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im.


Hebrenjve 8:11
Askush nuk do të mësojë më tjetrin dhe askush nuk do tʼi thotë më vëllait të vet: «Njih Zotin!», sepse do të më njohin të gjithë, që nga i vogli e deri tek i madhi.


Hebrenjve 10:16
Besëlidhja që do të lidh me ta pas atyre ditëve - thotë Zoti - është kjo: Unë do tʼi shtie ligjet e mia në mendjen e tyre dhe do tʼi shkruaj në zemrat e tyre.


Hebrenjve 10:25
pa hequr dorë nga të mbledhurit së bashku, siç e kanë bërë zakon disa. Përkundrazi, le të nxisim njëri-tjetrin më shumë tani që shihni se po afron Dita e Zotit.


Hebrenjve 10:30
Sepse ne e njohim atë që ka thënë: «Shpagimi më përket mua dhe unë jam ai që do të marrë shpagim». Si dhe: «Zoti gjykon popullin e tij».


Hebrenjve 12:5
Ju keni harruar këshillën që Perëndia jua tha si bijve të vet: Biri im, mos e përçmo qortimin e Zotit dhe mos të të lëshojë zemra kur ai të qorton,


Hebrenjve 12:6
sepse Zoti e qorton atë që e do dhe fshikullon atë që pranon si bir.


Hebrenjve 12:14
Kërkoni paqen me të gjithë dhe shenjtërimin, pa të cilin askush nuk do ta shohë Zotin.


Hebrenjve 13:6
Kështu mund të themi me guxim: Zoti është ndihma ime dhe nuk do të kem frikë. Çʼmund të më bëjë njeriu?


Hebrenjve 13:20
Perëndia i paqes, ai që ngjalli prej të vdekurve bariun e madh të deleve, Zotin tonë Jezuin, me gjakun e të cilit siguroi besëlidhjen e amshuar,


Xhejms 1:1
Unë Jakobi, shërbëtor i Perëndisë dhe i Zotit Jezu Krisht, përshëndes dymbëdhjetë fiset e shpërndara nëpër botë.


Xhejms 1:7
Ky njeri të mos pandehë se do të marrë ndonjë gjë nga Zoti,


Xhejms 2:1
Vëllezërit e mi, mos e përzieni besimin e Zotit tonë të lavdisë, Jezu Krishtit, me dallimet ndërmjet njerëzve.


Xhejms 3:9
Me atë bekojmë Zotin dhe Atin dhe po me atë mallkojmë njerëzit që janë krijuar sipas përngjasimit të Perëndisë.


Xhejms 4:10
Përuluni para Zotit dhe ai do tʼju lartësojë.


Xhejms 4:15
Në vend që të thoni: «Në dashtë Zoti dhe në qofshim gjallë, do të bëjmë këtë apo atë gjë»,


Xhejms 5:4
Ja, paga që u keni ngrënë punëtorëve që korrën arat tuaja po këlthet dhe klithmat e korrësve arritën në vesh të Zotit të ushtrive qiellore.


Xhejms 5:7
Vëllezër, bëni durim derisa të vijë Zoti. Edhe bujku e pret me durim frytin e çmuar të tokës derisa të bien shirat e vjeshtës dhe të pranverës.


Xhejms 5:8
Kini edhe ju durim dhe forcojini zemrat, se dita e ardhjes së Zotit është afër.


Xhejms 5:10
Shembull të vuajtjes dhe të durimit kini profetët, që folën në emër të Zotit.


Xhejms 5:11
Ne i quajmë të lumë ata që duruan. Ju keni dëgjuar për durimin e Jobit dhe e patë çfarë fundi i ruajti Zoti, sepse Zoti është mëshirëplotë dhe i dhembshur.


Xhejms 5:14
A është ndonjë nga ju i sëmurë? Le të thërrasë pleqtë e kishës që të luten për të dhe ta lyejnë me vaj në emër të Zotit.


Xhejms 5:15
Lutja me besim do ta shërojë atë që lëngon dhe Zoti do ta mëkëmbë. Nëse ka bërë mëkate, ato do tʼi falen.


1 Pjetri 1:3
Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na rilindi nga mëshira e tij e madhe, nëpërmjet ngjalljes së Jezu Krishtit prej të vdekurve, që të kemi shpresën e gjallë dhe


1 Pjetri 1:25
ndërsa fjala e Zotit mbetet në amshim. Kjo fjalë është ungjilli që ju është shpallur juve.


1 Pjetri 2:3
Ju e keni shijuar se Zoti është i mirë.


1 Pjetri 2:13
Nënshtrojuni çdo pushteti njerëzor për hir të Zotit, qoftë mbretit, si sundimtarit më të lartë,


1 Pjetri 3:12
Sepse sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij dëgjojnë lutjet e tyre, por ai u kundërvihet atyre që bëjnë keq.


1 Pjetri 3:15
Nderoni në zemrat tuaja Zotin Krisht dhe jini gjithmonë gati për tʼju përgjigjur atyre që kërkojnë arsyen e shpresës që është në ju.


2 Pjetri 1:2
Hiri dhe paqja u shtofshin mbi ju me njohjen e Perëndisë dhe të Zotit tonë Jezu!


2 Pjetri 1:8
Sepse nëse i keni të gjitha këto me shumicë, ato nuk do tʼju lejojnë të bëheni përtacë dhe të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht.


2 Pjetri 1:11
Kështu do tʼju hapet plotësisht hyrja për në mbretërinë e amshuar të Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.


2 Pjetri 1:14
Unë e di se do ta lë shpejt këtë trup, sikurse ma ka shfaqur Zoti ynë Jezu Krisht.


2 Pjetri 1:16
Ne nuk përdorëm përralla të thurura me mjeshtëri për tʼju shpallur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht. Ne e kemi parë me sytë tanë madhështinë e tij.


2 Pjetri 2:1
Në popull ka pasur edhe profetë të rremë, ashtu si edhe mes jush do të ketë mësues të rremë. Ata do të fusin fshehurazi herezi që çojnë në shkatërrim dhe do të mohojnë edhe Zotin që i shpagoi nga mëkati. Kështu do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë.


2 Pjetri 2:9
Zoti di tʼi shpëtojë nga tundimi ata që i janë përkushtuar atij dhe di tʼi ruajë të padrejtët që të ndëshkohen ditën e gjykimit,


2 Pjetri 2:11
ndërsa engjëjt, që janë më të mëdhenj për nga forca dhe pushteti nuk sjellin para Zotit gjykime fyese kundër tyre.


2 Pjetri 2:20
Nëse ata që u larguan nga ndyrësitë e botës nëpërmjet njohjes së Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht ngatërrohen përsëri me këto gjëra dhe mposhten nga ato, atëherë gjendja e tyre e fundit bëhet më e keqe se e para.


2 Pjetri 3:2
të kujtoni fjalët që janë thënë më përpara nga profetët e shenjtë dhe urdhërimin e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë, që ju shpallën apostujt.


2 Pjetri 3:4
dhe do tʼju thonë: «Ku është premtimi i ardhjes së Zotit? Të parët tanë vdiqën, por gjithçka mbeti si në fillim të krijimit».


2 Pjetri 3:8
Edhe këtë gjë mos e harroni, fort të dashur, se për Zotin një ditë është si një mijë vjet dhe një mijë vjet janë si një ditë.


2 Pjetri 3:9
Zoti nuk e vonon premtimin, siç mendojnë disa, por është i duruar me ju, sepse nuk dëshiron që ndokush të humbasë, por dëshiron që të gjithë të kthehen në pendim.


2 Pjetri 3:10
Dita e Zotit do të vijë si vjedhësi. Atë ditë qiejt do të zhduken me krisma, elementet e natyrës do të shkrihen nga nxehtësia dhe toka e gjithçka që ajo mban do të digjen.


2 Pjetri 3:15
Durimin e Zotit çmojeni si mundësi për shpëtim, sikurse ju shkroi edhe vëllai ynë i dashur, Pali, sipas urtisë që i dha Perëndia.


2 Pjetri 3:18
Vazhdoni të përparoni në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht! Atij i qoftë lavdia, tani e përherë, deri në ditën e amshimit! Amen!


Jud 1:5
Ndonëse i dini të gjitha, dua tʼju kujtoj se Zoti, si e shpëtoi popullin e tij njëherë e përgjithmonë nga toka e Egjiptit, më pas shkatërroi ata që nuk besonin.


Jud 1:9
Kur debatonte me djallin për trupin e Moisiut, kryeengjëlli Mikael nuk guxoi të shprehte ndonjë gjykim fyes kundër tij, por i tha vetëm: «Zoti të gjykoftë!».


Jud 1:14
Për këta ka profetizuar edhe Enoku, i shtati pas Adamit, dhe ka thënë: «Ja ku erdhi Zoti me dhjetëra mijëra engjëj,


Jud 1:17
Ndërsa ju fort të dashur, kujtoni fjalët që ju kanë thënë më parë apostujt e Zotit tonë Jezu Krisht:


Jud 1:21
Qëndroni në dashurinë e Perëndisë, duke pritur mëshirën e Zotit tonë Jezu Krisht për jetën e amshuar.


Jud 1:25
të vetmit Perëndi, Shpëtimtarit tonë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë, atij i qofshin lavdia, madhështia, fuqia dhe pushteti që përpara shekujve, tani dhe për të gjithë shekujt! Amen!


Zbulesa 1:8
«Unë jam Alfa dhe Omega. » - thotë Zoti Perëndi, i gjithëpushtetshmi, ai që është, që ishte dhe që po vjen.


Zbulesa 1:10
Ditën e Zotit, i rrëmbyer nga Shpirti i Shenjtë, dëgjova pas meje një zë të fortë si trumbetë,


Zbulesa 4:8
Secila prej të katër gjallesave kishte nga gjashtë krahë. Përreth dhe nga brenda ishin plot me sy dhe nuk pushonin as ditën e as natën së thëni: «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti, Perëndia i gjithëpushtetshëm, ai që ishte, që është dhe që po vjen».


Zbulesa 4:11
«I denjë je ti, Zoti dhe Perëndia ynë, të marrësh lavdinë, nderimin e fuqinë, sepse ti ke krijuar gjithçka dhe me vullnetin tënd u bë e u krijua gjithçka».


Zbulesa 11:4
Këta janë dy ullinjtë dhe dy shandanët që qëndrojnë para Zotit të tokës.


Zbulesa 11:8
Kufomat e tyre do të dergjen në sheshin e qytetit të madh, i cili në mënyrë simbolike quhet Sodomë dhe Egjipt, qyteti ku u kryqëzua Zoti i tyre.


Zbulesa 11:15
I ra trumbetës engjëlli i shtatë. Atëherë në qiell u dëgjuan zëra të lartë që thoshin: «Mbretërimi i botës i përket Zotit tonë dhe Krishtit të tij dhe ai do të mbretërojë në shekuj të shekujve».


Zbulesa 14:13
Atëherë dëgjova një zë nga qielli që më tha: «Shkruaj: Lum ata që do të vdesin të bashkuar me Zotin që tani e tutje». «Po, thotë Shpirti i Shenjtë. Ata do të prehen nga mundimet, sepse veprat e tyre do tʼi shoqërojnë pas.»


Zbulesa 17:14
Ata do të luftojnë me Qengjin, por Qengji do tʼi mposhtë, sepse është Zoti i zotërve dhe Mbreti i mbretërve. Me të do të fitojnë edhe ata që janë të thirrur, të zgjedhur dhe besimtarë».


Zbulesa 18:8
Prandaj në një ditë të vetme do të mblidhen plagët e saj: vdekja, vajtimi dhe zia e bukës. Ajo do të digjet e tëra në zjarr, sepse Zoti Perëndi që e gjykon është i fuqishëm.


Zbulesa 19:6
Dëgjova edhe një si zë turme të madhe, posi ushtimë detrash e bubullimash të forta që tha: «Aleluja! Mbretëroi Zoti, Perëndia ynë i gjithëpushtetshëm.


Zbulesa 19:16
Mbi rrobë dhe mbi kofshë kishte të shkruar emrin: ‘Mbreti i mbretërve dhe Zoti i zotërve’.


Zbulesa 21:22
Tempull nuk pashë në qytet, sepse tempulli i tij është Zoti Perëndi i gjithëpushtetshëm dhe Qengji.


Zbulesa 22:5
Nuk do të ketë më natë dhe nuk do të kenë nevojë as për dritën e pishtarit e as për dritën e diellit, sepse do tʼi ndriçojë Zoti Perëndi dhe do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.


Zbulesa 22:6
Pastaj engjëlli më tha: «Këto fjalë janë të besueshme dhe të vërteta. Zoti Perëndi, frymëzuesi i profetëve, dërgoi engjëllin e vet tʼu tregojë shërbëtorëve të tij gjërat që duhet të ndodhin së shpejti.


Zbulesa 22:20
Ai që i dëshmon këto, thotë: «Po, po vij shpejt». Amen! Eja Zoti Jezu!


Zbulesa 22:21
Hiri i Zotit Jezu qoftë me të gjithë!


Albanian Bible 2018
© Interconfessional Bible Society of Albania 2018