Instagram
English
A A A A A
Kërkim
Mateu 12:21
E në emrin e tij do të shpresojnë paganët.


Aktet 23:6
Meqenëse Pali e dinte se disa ishin saducenj e të tjerët farisenj, tha me zë të lartë në sinedër: «Vëllezër, unë jam farise, bir farisenjsh. Unë po gjykohem, sepse shpresoj në ngjalljen e të vdekurve».


Aktet 24:21
me përjashtim ndoshta të atyre fjalëve që thashë me zë të lartë para tyre: “Unë po gjykohem sot nga ju, sepse shpresoj në ngjalljen e të vdekurve”».


Aktet 26:6
Ndërsa tani qëndroj këtu për tʼu gjykuar për shkak se shpresoj në premtimin që Perëndia u ka dhënë etërve tanë,


Aktet 26:7
të cilin dymbëdhjetë fiset tona shpresojnë ta arrijnë, duke adhuruar Perëndinë ditë e natë me përkushtim. Për këtë shpresë, o mbret, më kanë paditur judenjtë.


Romakëve 8:24
Sepse u shpëtuam me anë të shpresës, por shpresa që shihet nuk është shpresë. Përse duhet ta shpresojë njeriu atë që sheh?


Romakëve 8:25
Por nëse shpresojmë atë që nuk e shohim, atëherë e presim me durim.


Romakëve 15:12
Isaia thotë edhe: Do të vijë rrënja e Jeseut, ai që do të ngrihet për të sunduar kombet. Në të do të shpresojnë kombet.


Romakëve 15:24
dhe shpresoj ta bëj këtë kur të udhëtoj për në Spanjë. Gjatë udhëtimit shpresoj tʼju shoh dhe shpresoj të më ndihmoni për të vazhduar udhëtimin pasi të jem kënaqur sadopak me ju.


1 Korintianëve 15:19
Nëse shpresojmë në Krishtin vetëm për këtë jetë, atëherë jemi njerëzit më të mjerë.


1 Korintianëve 16:7
Nuk dua tʼju shoh kalimthi, por shpresoj të rri ca kohë me ju, në e lejoftë Zoti.


2 Korintianëve 1:10
Ai që na shpëtoi nga rreziku i vdekjes, do të vazhdojë të na shpëtojë. Tek ai shpresojmë se do të na shpëtojë,


2 Korintianëve 1:13
Nuk po ju shkruajmë gjë tjetër, përveç asaj që lexoni e kuptoni. Unë shpresoj se deri në fund do ta kuptoni plotësisht,


2 Korintianëve 5:11
Prandaj ne që e njohim frikën ndaj Zotit, përpiqemi të bindim të tjerët. Perëndia na njeh mirë, por shpresoj që thellë në ndërgjegjet tuaja edhe ju të na njihni mirë.


2 Korintianëve 10:15
Ne nuk krenohemi tej mase me mundin e të tjerëve, por shpresojmë se, duke u rritur besimi juaj, do të zgjerohet shumë edhe fusha jonë e veprimit,


2 Korintianëve 13:6
Shpresoj se do ta merrni vesh se ne e kemi kaluar provën.


Filipianëve 1:20
Këtë pres me padurim dhe shpresoj që të mos turpërohem në asgjë, por me shumë guxim, si gjithmonë edhe tani, e madhëroj Krishtin në trupin tim, qoftë përmes jetës, qoftë përmes vdekjes.


Filipianëve 2:19
Shpresoj se me ndihmën e Zotit Jezu do tʼju dërgoj së shpejti Timoteun, që të marr edhe unë zemër kur të kem lajme prej jush.


Filipianëve 2:23
Kështu, shpresoj tʼjua dërgoj sapo të shoh si do të shkojnë punët me mua.


Filemoni 1:22
Në të njëjtën kohë përgatit edhe një dhomë për mua, pasi shpresoj se përmes lutjeve tuaja do të kthehem te ju.


2 Gjon 1:12
Megjithëse kisha shumë gjëra për tʼju shkruar, nuk doja ta bëja me letër dhe bojë, por shpresoj të vij te ju dhe tʼju flas gojarisht, në mënyrë që gëzimi ynë të jetë i plotë.


3 Gjon 1:14
Shpresoj të të shoh së shpejti dhe të flasim gojarisht.


Albanian Bible 2018
© Interconfessional Bible Society of Albania 2018