A A A A A


Kërkim

Mateu 1:20
Ndërsa po mendonte këto gjëra, një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr dhe i tha: «Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh për grua Marinë. Fëmija që është ngjizur në të është nga Shpirti i Shenjtë.


Mateu 2:22
Por pati frikë të shkojë atje kur mori vesh se në Jude sundonte Arkelau, në vend të Herodit, atit të tij. I lajmëruar në ëndërr, shkoi në krahinën e Galilesë


Mateu 8:26
Ai u tha: «Përse keni frikë, o besimpakë?». Atëherë u ngrit e qortoi erërat dhe liqenin. Pastaj u bë bunacë e madhe.


Mateu 10:26
«Prandaj mos kini frikë prej tyre, sepse nuk ka asgjë të mbuluar që sʼdo të zbulohet, apo të fshehtë që sʼdo të merret vesh.


Mateu 10:28
Mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin. Kini frikë atë që mund të shkatërrojë edhe shpirtin, edhe trupin në ferr.


Mateu 10:31
Prandaj, mos kini frikë! Ju vleni më tepër se shumë harabela.»


Mateu 14:5
Herodi donte ta vriste, por kishte frikë nga populli që e mbante Gjonin për profet.


Mateu 14:27
Por menjëherë Jezui u tha: «Merrni zemër! Jam unë. Mos kini frikë!».


Mateu 17:6
Kur e dëgjuan këtë, dishepujt ranë me fytyrë përdhe dhe i zuri një frikë e madhe.


Mateu 17:7
Por Jezui u afrua, i preku dhe u tha: «Ngrihuni e mos kini frikë!».


Mateu 21:26
Po të themi “prej njerëzve”, kemi frikë nga turma, se të gjithë e mbajnë Gjonin për profet».


Mateu 21:46
dhe donin ta kapnin, por kishin frikë nga turma që e mbante Jezuin për profet.


Mateu 25:25
prandaj pata frikë dhe shkova e i fsheha në tokë monedhat që më dhe. Merri, ja ku i ke!”


Mateu 27:54
Centurioni dhe të tjerët që ishin me të për të ruajtur Jezuin, kur panë tërmetin dhe gjithçka që ndodhi, u frikësuan shumë e thanë: «Me të vërtetë ky paska qenë Biri i Perëndisë».


Mateu 28:4
Rojat i zuri një frikë aq e madhe, saqë u drodhën dhe mbetën si të vdekur.


Mateu 28:5
Engjëlli foli dhe u tha grave: «Mos kini frikë! E di se po kërkoni Jezuin, të kryqëzuarin.


Mateu 28:8
Ato u larguan me të shpejtë nga varri dhe plot frikë e gëzim të madh vrapuan për të lajmëruar dishepujt.


Mateu 28:10
Atëherë Jezui u tha: «Mos kini frikë! Shkoni e u thoni vëllezërve të mi të shkojnë në Galile. Atje do të më shohin».


Shenjë 4:40
Pastaj u tha: «Përse keni frikë? Ende nuk keni besim?».


Shenjë 4:41
Atëherë ata i zuri një frikë e madhe dhe i thanë njëri-tjetrit: «Vallë, kush është ky që i binden edhe era, edhe liqeni?».


Shenjë 5:33
Atëherë gruaja, e frikësuar dhe duke u dridhur, ngaqë e dinte atë që i kishte ndodhur, erdhi, i ra ndër këmbë dhe i tha gjithë të vërtetën.


Shenjë 5:36
Por Jezui, kur i dëgjoi këto fjalë, i tha kryetarit të sinagogës: «Mos ki frikë, vetëm beso!».


Shenjë 6:20
sepse Herodi e kishte frikë Gjonin, meqenëse e njihte si njeri të drejtë dhe të shenjtë; prandaj e mbronte. Atij nuk i vinte mirë nga ato që dëgjonte prej Gjonit, por e dëgjonte me ëndje.


Shenjë 6:50
sepse të gjithë e kishin parë dhe ishin trembur. Por menjëherë ai u tha: «Merrni zemër! Jam unë. Mos kini frikë!».


Shenjë 9:32
Por ata nuk i kuptuan këto fjalë dhe kishin frikë ta pyesnin.


Shenjë 10:32
Rrugës për në Jerusalem Jezui u printe dishepujve. Dishepujt ishin të tmerruar, ndërsa të tjerët që i ndiqnin kishin frikë. Si i mori përsëri mënjanë të dymbëdhjetët, Jezui filloi tʼu tregonte çfarë do tʼi ndodhte:


Shenjë 11:18
Kryepriftërinjtë dhe skribët dëgjuan për këtë dhe kërkonin sesi ta vrisnin. Në të vërtetë e kishin frikë, sepse tërë turma mahnitej me mësimin e tij.


Shenjë 11:32
Po sikur të themi “prej njerëzve”?». Por kishin frikë nga turma, se të gjithë e mbanin Gjonin për profet të vërtetë.


Shenjë 12:12
Atëherë ata kërkonin ta kapnin, sepse e kuptuan se shëmbëlltyrën e kishte thënë kundër tyre, por kishin frikë nga turma, prandaj e lanë dhe ikën.


Shenjë 14:33
Mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe filloi të ndiente frikë dhe ankth.


Shenjë 16:6
Por ai u tha: «Mos kini frikë! Ju kërkoni Jezuin e Nazaretit, të kryqëzuarin. Ai u ngjall. Nuk është këtu. Ja vendi ku e kishin vënë.


Shenjë 16:8
Ato dolën dhe ikën nga varri, se ishin të frikësuara dhe të tmerruara. Nga frika nuk i thanë gjë askujt.


Luke 1:13
Por engjëlli i tha: «Mos ki frikë, Zakari, se lutja jote është dëgjuar dhe Elizabeta, gruaja jote, do të të lindë një djalë dhe ti do tʼia vësh emrin Gjon.


Luke 1:30
Engjëlli i tha: «Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.


Luke 1:74
që, pasi të na çlironte nga duart e armiqve tanë, tʼi shërbenim pa frikë,


Luke 2:10
por engjëlli u tha: «Mos kini frikë! Ja, po ju jap lajmin e mirë, një gëzim të madh për të gjithë popullin:


Luke 5:10
Aty ishin edhe Jakobi e Gjoni, bijtë e Zebedeut, që ishin të afërm të Simonit. Atëherë Jezui i tha Simonit: «Mos ki frikë, që tani do të bëhesh peshkatar njerëzish».


Luke 5:26
Të gjithë u mahnitën, përlëvduan Perëndinë dhe plot frikë thanë: «Sot kemi parë gjëra të çuditshme».


Luke 8:37
Atëherë tërë populli i krahinës së gerasenëve i kërkoi Jezuit të largohej prej tyre, sepse kishin shumë frikë. Jezui hipi në një varkë e u kthye.


Luke 8:50
Kur e dëgjoi këtë, Jezui i tha: «Mos ki frikë, vetëm beso e ajo do të shpëtojë».


Luke 9:45
Por ata nuk i kuptuan këto fjalë. Kuptimi i tyre u mbeti i fshehur, kështu që nuk e morën vesh dhe kishin frikë ta pyesnin.


Luke 12:4
«Miqtë e mi, unë po ju them: mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por pastaj nuk mund të bëjnë asgjë më tepër.


Luke 12:5
Ja cilin duhet të kini frikë: atë që pas vdekjes ka pushtetin tʼju hedhë në ferr. Po, po ju them, nga ky të keni frikë.


Luke 12:7
Madje edhe fijet e flokëve tuaj janë të gjitha të numëruara. Prandaj mos kini frikë! Ju vleni më tepër se shumë harabela.»


Luke 12:32
Mos ki frikë, grigjë e vogël, se Atit i ka pëlqyer tʼjua japë mbretërinë.


Luke 19:21
se kisha frikë nga ti, që je i rreptë, që merr çfarë nuk ke dhënë e korr çfarë nuk ke mbjellë.”


Luke 20:19
Skribët dhe kryepriftërinjtë e kuptuan që Jezui e kishte thënë këtë shëmbëlltyrë kundër tyre, prandaj donin ta kapnin që në atë çast, por kishin frikë nga populli.


Luke 22:2
Kryepriftërinjtë dhe skribët po kërkonin sesi ta vrisnin Jezuin, por kishin frikë nga populli.


Luke 24:38
Por ai u tha: «Përse keni frikë dhe përse lindin dyshime në zemrat tuaja?


Nevojtore 6:19
Pasi kishin lundruar rreth tri a katër milje, panë Jezuin që po ecte mbi liqen duke iu afruar varkës dhe u frikësuan.


Nevojtore 6:20
Ai u tha: «Jam unë. Mos kini frikë!».


Nevojtore 7:13
por asnjë nuk fliste hapur për të, sepse kishin frikë nga judenjtë.


Nevojtore 9:22
Prindërit e tij i thanë këto sepse kishin frikë nga judenjtë, të cilët kishin vendosur të përjashtonin nga sinagoga këdo që do të rrëfente se Jezui është Krishti.


Nevojtore 12:15
Mos ki frikë, o bijë e Sionit! Ja, mbreti yt po vjen hipur mbi një kërriç!


Nevojtore 14:27
Po ju lë paqen, po ju jap paqen time. Unë nuk jua jap paqen siç jua jep bota. Le të mos ju tronditet zemra, as të mos ju frikësohet!


Nevojtore 19:8
Kur dëgjoi këto fjalë, Pilati u frikësua më shumë,


Aktet 5:5
Kur dëgjoi këto fjalë, Hanania u rrëzua e dha shpirt. Të gjithë ata që i dëgjuan këto, i zuri një frikë e madhe.


Aktet 5:11
Të gjithë kishën e të gjithë ata që dëgjuan këto i zuri një frikë e madhe.


Aktet 9:26
Kur arriti në Jerusalem, ai u përpoq të bashkohej me dishepujt, por të gjithë kishin frikë prej tij, sepse nuk besonin që ai ishte dishepull.


Aktet 10:4
Ai ia nguli sytë e i frikësuar i tha: «Çfarë ka o Zot?». Engjëlli i tha: «Lutjet dhe lëmoshët e tua kanë arritur para Zotit dhe ai të ka kujtuar.


Aktet 18:9
Një natë Zoti i tha Palit në vegim: «Mos ki frikë, por fol e mos hesht,


Aktet 23:10
Meqenëse ata po grindeshin gjithnjë e më shumë, komandanti i kohortës pati frikë se mos e copëtonin Palin. Prandaj i urdhëroi ushtarët që të shkonin e tʼua rrëmbenin Palin nga duart dhe ta sillnin në fortesë.


Aktet 27:24
e më tha: “Mos ki frikë, o Pal! Ti duhet do të dalësh para Cezarit dhe prandaj Perëndia ua ka falur jetën të gjithëve atyre që po lundrojnë me ty.”


Romakëve 3:18
dhe nuk e kanë parasysh frikën e Perëndisë.


Romakëve 8:15
Sepse Shpirti që keni marrë, nuk është një shpirt që ju bën skllevër për të pasur sërish frikë, por keni marrë Shpirtin e Shenjtë, që ju bën bij të Perëndisë, nëpërmjet të cilit thërrasim: Abba, o Atë!


Romakëve 13:3
Nuk ka pse ta ketë frikë eprorin ai që bën të mirën, por ai që bën të keqen. A dëshiron të mos kesh frikë nga autoriteti? Bëj të mirën dhe do të marrësh lavdërime prej tij.


Romakëve 13:4
Sepse ai është shërbëtor i Perëndisë për të mirën. Por nëse ti bën të keqen, duhet të kesh frikë sepse ai nuk e mban më kot shpatën. Ai është shërbëtor i Perëndisë dhe hakmerret e ndëshkon keqbërësit.


Romakëve 13:7
Jepuni të gjithëve çfarë u takon: taksën atij që i takon taksa, taksën e doganës atij që i takon taksa e doganës, frikën atij që i takon tʼi frikësoheni, nderimin atij që i takon nderimi.


1 Korintianëve 2:3
Prandaj erdha te ju me dobësi, me frikë dhe me tmerr.


1 Korintianëve 16:10
Po të vijë Timoteu, kujdesuni që të rrijë te ju pa frikë, sepse edhe ai bën veprën e Zotit sikurse dhe unë.


2 Korintianëve 5:11
Prandaj ne që e njohim frikën ndaj Zotit, përpiqemi të bindim të tjerët. Perëndia na njeh mirë, por shpresoj që thellë në ndërgjegjet tuaja edhe ju të na njihni mirë.


2 Korintianëve 7:5
Edhe kur shkuam në Maqedoni, nuk gjetëm prehje, hasëm vështirësi nga të gjitha anët, luftë jashtë e frikë përbrenda.


2 Korintianëve 11:3
Por kam frikë se, sikurse e mashtroi gjarpri Evën me dinakërinë e tij, edhe mendimet tuaja do të shmangen nga përkushtimi i çiltër dhe i pastër ndaj Krishtit.


2 Korintianëve 12:20
Kam frikë se, kur të vij, nuk do tʼju gjej siç dëshiroj dhe nuk do të më gjeni siç dëshironi. Kam frikë se mes jush do të gjej grindje, smirë, zemërime, rivalitete, thashetheme, murmuritje, mendjemadhësi dhe rrëmujë.


2 Korintianëve 12:21
Kam frikë se kur të vij përsëri, Perëndia im do të më përulë para jush e se do të mbaj zi për shumë veta që kanë mëkatuar dikur e nuk janë penduar për ndyrësinë, kurvërinë dhe fëlligështinë e tyre.


Galatasve 2:12
Përpara se të vinin disa njerëz nga ana e Jakobit, Pjetri hante bashkë me besimtarë me prejardhje pagane. Po kur erdhën ata, ai u tërhoq dhe u nda veçmas prej frikës nga të krishterët e rrethprerë.


Galatasve 4:11
Kam frikë se u mundova më kot për ju.


Efesianëve 6:5
Ju shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj tokësorë me nderim e frikë dhe me zemër të sinqertë, sikurse Krishtit,


Filipianëve 1:14
Pjesa më e madhe e vëllezërve besimtarë morën zemër në Zotin nga prangat e mia dhe e shpallën fjalën e Perëndisë më me guxim e pa frikë.


Filipianëve 1:28
Mos u frikësoni aspak nga kundërshtarët. Kjo gjë tregon se ata po shkojnë drejt humbjes, ndërsa ju drejt shpëtimit që vjen prej Perëndisë.


Filipianëve 2:12
Prandaj, fort të dashur, ashtu siç jeni bindur gjithmonë, jo vetëm kur isha mes jush, por shumë më tepër tani që jam larg, punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje,


1 Timoteut 5:20
Ata që mëkatojnë, qortoji para të gjithëve, që të kenë frikë edhe të tjerët.


2 Timoteut 1:7
Perëndia nuk na dha shpirtin e frikës, por të fuqisë, të dashurisë dhe të maturisë.


Hebrenjve 4:1
Përderisa premtimi për të hyrë në prehjen e Perëndisë vazhdon të jetë i vlefshëm, le të kemi frikë se mos ndonjëri nga ju mbetet jashtë.


Hebrenjve 11:23
Me anë të besimit, prindërit e Moisiut e fshehën atë për tre muaj pas lindjes, sepse e panë se fëmija ishte i bukur dhe nuk u frikësuan nga urdhri i mbretit.


Hebrenjve 11:27
Me anë të besimit, Moisiu e la Egjiptin pa pasur frikë nga zemërimi i mbretit, sepse qëndroi i palëkundur duke parë të padukshmin.


Hebrenjve 12:21
Aq e frikshme ishte pamja, sa Moisiu tha: Kam frikë dhe po dridhem.


Hebrenjve 13:6
Kështu mund të themi me guxim: Zoti është ndihma ime dhe nuk do të kem frikë. Çʼmund të më bëjë njeriu?


1 Pjetri 3:6
sikurse edhe Sara i bindej Abrahamit dhe e quante ‘imzot’. Edhe ju jeni bija të saj, nëse bëni të mirën dhe nuk keni frikë nga asgjë.


1 Pjetri 3:14
Por edhe nëse vuani për hir të drejtësisë, lum ju! Mos kini frikë nga kërcënimet e tyre dhe mos u tronditni.


2 Pjetri 2:10
sidomos ata që shkojnë pas lakmive të epsheve trupore dhe përbuzin pushtetin e Perëndisë. Ata janë të paturpshëm, arrogantë dhe njerëz që nuk kanë frikë të fyejnë fuqitë e lavdishme qiellore,


1 Gjon 4:17
Dashuria është e përsosur në ne kur nuk kemi frikë për ditën e gjykimit, sepse në këtë botë ne jetojmë sikurse ai.


1 Gjon 4:18
Në dashuri nuk ka frikë, madje, dashuria e përsosur e dëbon frikën. Frika ka të bëjë me ndëshkimin dhe ai që ka frikë, nuk është i përsosur në dashuri.


Zbulesa 1:17
Kur e pashë, rashë si i vdekur para këmbëve të tij. Ai vuri dorën e djathtë mbi mua e më tha: «Mos ki frikë! Unë jam i pari dhe i fundit.


Zbulesa 2:10
Mos ki frikë nga ato që do të vuash! Ja, djalli do të hedhë disa prej jush në burg, që të viheni në provë dhe për dhjetë ditë do të keni pikëllim. Qëndro besnik deri në vdekje dhe do të të jap kurorën e jetës.


Zbulesa 11:11
Por, pas tri ditë e gjysmë shpirti i jetës erdhi nga Perëndia dhe hyri tek ata. Dy dëshmitarët u ngritën në këmbë dhe ata që i shikonin i zuri një frikë e madhe.


Albanian Bible 2018
© Interconfessional Bible Society of Albania 2018