Instagram
English
A A A A A


Kërkim

Mateu 26:28
Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes që derdhet për shumë njerëz për faljen e mëkateve.


Luke 1:77
për tʼi dhënë popullit të tij njohjen e shpëtimit me anë të faljes së mëkateve,


Aktet 5:31
Perëndia e lartësoi Jezuin në të djathtën e vet, si Prijës e Shpëtimtar, për tʼi dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve.


Aktet 10:43
Të gjithë profetët dëshmojnë për të e thonë se kushdo që beson në të, merr faljen e mëkateve përmes emrit të tij».


Aktet 16:39
Atëherë erdhën e u kërkuan falje. Pastaj i nxorën nga burgu dhe u kërkuan që të largoheshin nga qyteti.


Aktet 26:18
që tʼu hapësh sytë, që të kthehen nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia. Kështu me anë të besimit në mua, do të marrin faljen e mëkateve dhe do të jenë mes atyre që i përkasin Perëndisë.”»


Romakëve 3:25
Perëndia e kushtoi Jezuin si fli pajtimi, që përmes besimit në gjakun e tij të tregojë drejtësinë e tij për faljen e mëkateve të kryera më parë.


Kolosianëve 1:14
në të cilin kemi shpengimin, faljen e mëkateve.


Albanian Bible 2018
© Interconfessional Bible Society of Albania 2018