Instagram
English
A A A A A
Kërkim
Mateu 3:17
Atëherë u dëgjua një zë nga qielli, që tha: «Ky është Biri im i dashur, me të cilin jam i kënaqur».


Mateu 12:18
Ja shërbëtori që unë kam zgjedhur, i dashuri im, me të cilin shpirti im është i kënaqur. Tek ai do të vë Shpirtin tim dhe ai do tʼu shpallë drejtësinë paganëve.


Mateu 17:5
Ndërsa ai ishte ende duke folur, një re e shndritshme i mbuloi me hijen e saj dhe një zë nga reja tha: «Ky është Biri im i dashur, me të cilin jam i kënaqur. Dëgjojeni!».


Mateu 23:37
«Jerusalem, Jerusalem, ti që vret profetët dhe që me gurë i vret të dërguarit e Perëndisë! Sa herë kam dashur tʼi mbledh bijtë e tu, siç mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!


Mateu 24:12
Kaq shumë do të përhapet paudhësia, saqë për shkak të saj do të ftohet dashuria e shumë njerëzve.


Shenjë 1:11
Atëherë u dëgjua një zë nga qielli: «Ti je Biri im i dashur. Me ty jam i kënaqur».


Shenjë 9:7
Atëherë doli një re që i mbuloi me hijen e saj dhe nga reja u dëgjua një zë: «Ky është Biri im i dashur. Dëgjojeni!».


Shenjë 10:21
Jezui e vështroi, ndjeu dashuri për të e i tha: «Të mungon një gjë: shko, shit çfarë ke, jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell. Pastaj eja e më ndiq!».


Shenjë 12:6
I kishte mbetur vetëm një, biri i tij i dashur. Në fund e dërgoi tek ata duke thënë: “Për tim bir do të kenë respekt.”


Luke 3:22
dhe mbi të zbriti Shpirti i Shenjtë në trajtë trupore si pëllumb. Atëherë u dëgjua një zë nga qielli: «Ti je Biri im i dashur. Me ty jam i kënaqur».


Luke 7:47
Po të them se dashuria e madhe që ajo shfaqi tregon se mëkatet e saj të shumta janë falur. Por ai të cilit i është falur pak, tregon pak dashuri».


Luke 11:42
Por, mjerë ju, farisenj! Ju i kushtoni Perëndisë një të dhjetën e mendrës, të ryzës e të çdo barishteje, por lini pas dore drejtësinë dhe dashurinë e Perëndisë. Këto duhet të zbatoni, pa lënë pas dore të tjerat.


Luke 13:34
Jerusalem, Jerusalem, ti që vret profetët dhe që me gurë vret të dërguarit e Perëndisë! Sa herë kam dashur tʼi mbledh bijtë e tu, siç mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët.


Luke 15:16
Atje do të kishte dashur shumë të ushqehej me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte.


Luke 20:13
Atëherë i zoti i vreshtit tha: “Çfarë të bëj? Do të dërgoj birin tim të dashur, se ndoshta për të do të kenë respekt.”


Nevojtore 3:19
Gjykimi është ky: Drita ka ardhur në botë, por njerëzit kanë dashur errësirën më shumë se dritën, sepse veprat e tyre ishin të liga.


Nevojtore 5:42
Ju njoh dhe e di se nuk keni në ju dashurinë e Perëndisë.


Nevojtore 11:3
Atëherë motrat i çuan fjalë Jezuit: «Zot, miku yt i dashur është sëmurë».


Nevojtore 13:1
Ishte para festës së Pashkës. Jezui e dinte se kishte ardhur ora të shkonte nga kjo botë tek Ati. Ai i kishte dashur të vetët që ishin në botë dhe i kishte dashur deri në fund.


Nevojtore 13:34
Po ju jap një urdhërim të ri: duajeni njëri-tjetrin sikurse ju kam dashur unë.


Nevojtore 13:35
Të gjithë do tʼju njohin që jeni dishepujt e mi nëse keni dashuri për njëri-tjetrin».


Nevojtore 15:9
Unë ju kam dashur, ashtu siç më ka dashur Ati mua. Qëndroni në dashurinë time!


Nevojtore 15:10
Po të zbatoni urdhërimet e mia do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë kam zbatuar urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij.


Nevojtore 15:13
Nuk ka dashuri më të madhe se të japësh jetën për miqtë.


Nevojtore 16:27
Vetë Ati ju do, sepse më keni dashur mua dhe keni besuar se unë kam dalë prej Perëndisë.


Nevojtore 17:23
Unë jam në ta dhe ti në mua, që të jenë plotësisht një, që bota të kuptojë se ti më dërgove dhe se i ke dashur ata ashtu siç më ke dashur edhe mua.


Nevojtore 17:24
O Atë, dua që atje ku jam unë, të jenë me mua edhe ata që më ke dhënë, që të shohin lavdinë time, që ti ma ke dhënë, sepse më ke dashur përpara se të krijohej bota.


Nevojtore 17:26
Ua kam bërë të njohur emrin tënd dhe do ta bëj të njohur, që dashuria me të cilën më ke dashur mua të jetë në ta, sikurse dhe unë jam në ta».


Aktet 15:25
kemi vendosur me një mendje që të zgjedhim disa njerëz e tʼi dërgojmë te ju së bashku me fort të dashurit tanë Barnabën e Palin,


Aktet 24:4
Por, pa dashur të të mërzis më shumë, të lutem që të kesh mirësinë të na dëgjosh shkurtimisht.


Romakëve 1:31
të pamend, të pabesë, pa dashuri dhe të pamëshirshëm.


Romakëve 3:26
Në atë kohë Perëndia ishte i duruar me mëkatin, ndërsa në kohën e tanishme ai dëfton sesi i bën të drejtë njerëzit, duke dashur të tregojë se është vetë i drejtë dhe se bën të drejtë ata që besojnë në Jezuin.


Romakëve 5:5
Shpresa nuk na turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona përmes Shpirtit të Shenjtë që na u dha.


Romakëve 5:8
Kur ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Me këtë Perëndia e tregoi dashurinë e tij për ne.


Romakëve 8:35
Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Mos vallë pikëllimi a hidhërimi, përndjekja a uria, të zhveshurit a rreziku apo shpata?


Romakëve 8:39
as forcat qiellore, as forcat e botës së nëndheshme, as ndonjë krijesë tjetër nuk do të mund të na ndajnë nga dashuria e Perëndisë, që u tregua përmes Krishtit Jezu, Zotit tonë.


Romakëve 9:25
Sikurse thotë te Hosea: Atë që nuk ishte populli im, do ta quaj populli im; atë që nuk ishte e dashur, do ta quaj të dashur.


Romakëve 11:28
Meqenëse ata e kundërshtuan ungjillin, u bënë armiq të Perëndisë dhe kjo për të mirën tuaj, ndërsa, duke u zgjedhur nga Perëndia, janë të dashur për shkak të etërve.


Romakëve 12:9
Dashuria duhet të jetë e sinqertë. Urreni të keqen, kapuni fort tek e mira.


Romakëve 12:19
Fort të dashur! Mos kërkoni shpagim, por bëni vend për zemërimin e Perëndisë. Sepse Shkrimi i shenjtë thotë: Shpagimi më përket mua dhe unë jam ai që do të marrë shpagim, thotë Zoti.


Romakëve 13:8
Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç detyrimit për të dashur njëri-tjetrin. Kush e do tjetrin, e ka përmbushur ligjin e Moisiut.


Romakëve 13:10
Kush e do tjetrin, nuk i bën keq atij. Prandaj dashuria është përmbushja e ligjit të Moisiut.


Romakëve 14:15
Nëse vëllai yt lëndohet për shkak të ushqimit tënd, atëherë ti nuk po sillesh më me dashuri ndaj tij. Për shkak të ushqimit mos e ço drejt humbjes vëllanë tënd, për të cilin vdiq Krishti.


Romakëve 15:30
Ju lutem, o vëllezër, për hir të Zotit tonë Jezu Krisht dhe për hir të dashurisë së Shpirtit të Shenjtë, që bashkë me mua të këmbëngulni në lutje për mua te Perëndia.


Romakëve 16:5
Përshëndetni edhe kishën që mblidhet në shtëpinë e tyre. Përshëndetni mikun tim të dashur Epenetin, që është fryti i parë për Krishtin në Azi.


Romakëve 16:8
Përshëndetni Ampliatin, mikun tim të dashur në Zotin.


Romakëve 16:9
Përshëndetni bashkëpunëtorin tonë në veprën e Krishtit, Urbanin dhe mikun tim të dashur Stakun.


Romakëve 16:12
Përshëndetni Trifenën dhe Trifozën, që mundohen për Zotin. Përshëndetni Persidën e dashur, që është munduar shumë për Zotin.


Romakëve 16:16
Përshëndetni njëri-tjetrin me puthjen e dashurisë vëllazërore. Të gjitha kishat e Krishtit ju përshëndesin.


1 Korintianëve 4:14
Këto nuk jua shkruaj për tʼju turpëruar, po për tʼju këshilluar si bijtë e mi të dashur.


1 Korintianëve 4:17
Për këtë arsye ju dërgova Timoteun, që është biri im i dashur dhe besnik në veprën e Zotit. Ai do tʼju kujtojë parimet e mia për jetën me Krishtin Jezu, ashtu siç ua mësoj unë njerëzve në çdo kishë.


1 Korintianëve 4:21
Çfarë doni? Të vij te ju me thupër apo me dashuri dhe me shpirtbutësi?


1 Korintianëve 8:1
Lidhur me mishin që u flijohet idhujve, e dimë se të gjithë i kemi njohuritë e duhura. Por dija të rrit mendjen, ndërsa dashuria të rrit në besim.


1 Korintianëve 10:14
Prandaj, fort të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria!


1 Korintianëve 13:1
Sikur të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, por të mos kisha dashuri do të isha si bronzi që kumbon, ose si cimbali që tingëllon.


1 Korintianëve 13:2
Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, të njihja të gjitha të fshehtat, të zotëroja të gjitha dijet, dhe të kisha gjithë besimin për të lëvizur malet prej vendit, por të mos kisha dashuri, nuk do të isha asgjë.


1 Korintianëve 13:3
Edhe sikur tʼua ndaja të varfërve gjithë pasurinë dhe ta jepja trupin të digjej, por të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë.


1 Korintianëve 13:4
Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë, nuk ka smirë, nuk krekoset, nuk mburret,


1 Korintianëve 13:7
Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka.


1 Korintianëve 13:8
Dashuria nuk shteron kurrë, ndërsa profecitë do të reshtin, gjuhët do të pushojnë dhe dijet do të marrin fund.


1 Korintianëve 13:13
Tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja ndër to është dashuria.


1 Korintianëve 14:1
Kërkoni që të fitoni dashurinë dhe dëshironi me zell dhuntitë shpirtërore, sidomos atë të profecisë.


1 Korintianëve 15:58
Kështu, o vëllezër të dashur, qëndroni të fortë e të palëkundur dhe përparoni vazhdimisht në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj për Zotin nuk do të shkojë dëm.


1 Korintianëve 16:14
Bëni gjithçka me dashuri!


1 Korintianëve 16:20
Ju përshëndesin të gjithë vëllezërit besimtarë. Përshëndetni njëri-tjetrin me puthjen e dashurisë vëllazërore.


1 Korintianëve 16:24
Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në emër të Krishtit Jezu që na bashkon!


2 Korintianëve 2:4
Ju shkrova me pikëllim të madh, me ankth në zemër e me lotë jo për tʼju trishtuar, por që të njihni dashurinë e madhe që kam për ju.


2 Korintianëve 2:8
Kështu, ju porosis që të tregoni dashuri ndaj tij.


2 Korintianëve 2:10
Atij që do tʼi falni ndonjë faj, ia fal edhe unë. Prandaj edhe unë, kur kam falur ndonjë faj, nëse më është dashur të fal, këtë e kam bërë për ju para Krishtit,


2 Korintianëve 5:14
Dashuria e Krishtit na jep zemër, sepse jemi të bindur se njëri ka vdekur për të gjithë dhe si pasojë të gjithë kanë vdekur.


2 Korintianëve 6:6
me pastërtinë tonë shpirtërore, me dijen tonë, me zemërgjerësinë, me mirësinë, me Shpirtin e Shenjtë, me dashurinë e sinqertë,


2 Korintianëve 7:1
Fort të dashur, meqë kemi marrë këto premtime, le të pastrohemi nga çdo ndyrësi e trupit dhe e shpirtit dhe ta përfundojmë shenjtërimin tonë duke iu druajtur Perëndisë.


2 Korintianëve 7:7
dhe jo vetëm me ardhjen e tij, por edhe me ngushëllimin që kishte marrë prej jush. Ai na tregoi për mallin, për lotët dhe për dashurinë tuaj të zjarrtë për mua, prandaj u gëzova edhe më shumë.


2 Korintianëve 8:7
Tani që jeni të begatë në gjithçka: në besim, në fjalë, në dije e në përkushtim të plotë, dhe tani që gëzoni dashurinë tonë, dëshirojmë të jeni të begatë edhe në këtë vepër ndihme për besimtarët e krishterë.


2 Korintianëve 8:8
Këtë nuk po e them si urdhër, por, duke ju treguar përkushtimin e të tjerëve, po vë në provë sinqeritetin e dashurisë suaj.


2 Korintianëve 8:24
Për këtë arsye tregojuni atyre hapur para kishave provën e dashurisë suaj dhe të arsyes që kemi për tʼu krenuar me ju.


2 Korintianëve 9:14
Dhe ata do të luten për ju e do të tregojnë shumë dashuri ndaj jush për shkak të hirit të pashoq që ju dha Perëndia.


2 Korintianëve 12:19
A mos keni menduar deri tani se po përpiqemi të mbrojmë veten para jush? Ne flasim para Perëndisë, të mbështetur në Krishtin dhe gjithçka që bëjmë, fort të dashur, është për rritjen tuaj shpirtërore.


2 Korintianëve 13:11
Së fundi, vëllezër, gëzohuni, ndrequni, ngushëlloni njëri-tjetrin, jini të një mendjeje, jetoni në paqe dhe Perëndia i dashurisë e i paqes qoftë me ju.


2 Korintianëve 13:12
Përshëndetni njëri-tjetrin me puthjen e dashurisë vëllazërore. Ju përshëndesin të gjithë besimtarët e krishterë.


2 Korintianëve 13:13
Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia me Shpirtin e Shenjtë qofshin me ju të gjithë!


Galatasve 5:6
Për atë që është i bashkuar me Krishtin Jezu nuk ka vlerë as rrethprerja, as parrethprerja, por besimi që vepron përmes dashurisë.


Galatasve 5:13
Vëllezër, ju jeni thirrur për të jetuar të lirë. Veçse kjo liri të mos bëhet shkak që të jetoni sipas dëshirave të trupit, por tʼi shërbeni njëri-tjetrit me dashuri.


Galatasve 5:22
Por fryti i Shpirtit të Shenjtë është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi,


Efesianëve 1:4
Perëndia na zgjodhi përpara themelimit të botës, përmes Krishtit, që të jemi të shenjtë dhe të patëmetë para tij. Në dashurinë e tij,


Efesianëve 1:6
që ne ta përlëvdojmë për hirin e tij të lavdishëm, që na e dhuroi përmes Birit të tij të dashur.


Efesianëve 1:15
Prandaj edhe unë, që kur dëgjova për besimin tuaj në Zotin Jezu dhe për dashurinë që keni për të gjithë besimtarët e krishterë,


Efesianëve 2:4
Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi,


Efesianëve 3:17
Krishti banoftë në zemrat tuaja përmes besimit, në mënyrë që të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri,


Efesianëve 3:19
e dashurisë së Krishtit. Lutem që të njihni dashurinë e Krishtit e cila tejkalon çdo dije, që të mbusheni me gjithë plotësinë e Perëndisë.


Efesianëve 4:2
një jetë me shumë përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e pranuar njëri-tjetrin me dashuri,


Efesianëve 4:15
Por, duke dëshmuar të vërtetën me dashuri, le të rritemi plotësisht drejt atij që është kreu, Krishtit.


Efesianëve 4:16
Ai bashkon e lidh gjithë trupin nëpërmjet nyjeve dhe çdo gjymtyrë, sipas funksionit, ndihmon në rritjen e trupit dhe në forcimin e tij në dashuri.


Efesianëve 5:1
Kështu pra, ndiqni shembullin e Perëndisë, sepse jeni bijtë e tij të dashur.


Efesianëve 5:2
Jetoni me dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten për ne, si kushtim e fli erëmirë për Perëndinë.


Efesianëve 6:21
Tikiku, vëllai ynë i dashur e shërbëtori besnik në veprën e Zotit, do tʼju tregojë gjithçka për mua, që ta merrni vesh se si jam dhe çfarë po bëj.


Efesianëve 6:23
Perëndia Atë dhe Zoti Jezu Krisht u dhënçin të gjithë vëllezërve paqe, dashuri dhe besim.


Efesianëve 6:24
Hiri qoftë me të gjithë ata që e duan Zotin tonë Jezu Krisht me dashuri të pavdekshme.


Filipianëve 1:9
Unë lutem që dashuria juaj të rritet gjithnjë e më shumë e të pasurohet me dije dhe me aftësi për të kuptuar,


Filipianëve 1:16
Këta e shpallin Krishtin nga dashuria, sepse e dinë se jam ngarkuar nga Perëndia për të mbrojtjur ungjillin,


Filipianëve 2:1
Nëse Krishti është shtysa e jetës suaj, nëse dashuria ju ngushëllon, nëse keni bashkësi me Shpirtin e Shenjtë, nëse tregoni dashuri dhe mëshirë për njëri-tjetrin,


Filipianëve 2:2
atëherë bëjeni të plotë gëzimin tim, duke qenë të një mendjeje, duke pasur të njëjtën dashuri dhe duke pasur një shpirt e një mendje.


Filipianëve 2:12
Prandaj, fort të dashur, ashtu siç jeni bindur gjithmonë, jo vetëm kur isha mes jush, por shumë më tepër tani që jam larg, punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje,


Filipianëve 4:1
Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, që ju kujtoj me mall dhe që jeni gëzimi dhe kurora ime, qëndroni të fortë në Zotin, o fort të dashur.


Filipianëve 4:8
Së fundi, vëllezër, kini në mendje të gjitha ato që janë të vërteta, të gjitha ato që janë të ndershme, të gjitha ato që janë të drejta, të gjitha ato që janë të dëlira, të gjitha ato që janë të dashura, të gjitha ato që kanë emër të mirë, të gjitha ato që janë të virtytshme dhe të gjitha ato që janë të denja për tʼu lavdëruar.


Kolosianëve 1:4
sepse kemi dëgjuar për besimin tuaj në Krishtin Jezu dhe për dashurinë që keni për të gjithë besimtarët e krishterë.


Kolosianëve 1:5
Këtë besim dhe këtë dashuri e keni për shkak të shpresës që ju pret në qiej, për të cilën keni dëgjuar gjatë predikimit për të vërtetën e ungjillit.


Kolosianëve 1:7
Këtë ungjill jua mësoi Epafrai, bashkëpunëtori ynë i dashur, që është shërbëtor besnik i Krishtit për ju.


Kolosianëve 1:8
Ai na foli për dashurinë që ju ka dhënë Shpirti i Shenjtë.


Kolosianëve 1:13
Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na futi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,


Kolosianëve 2:2
Unë luftoj që zemrat e tyre të gjejnë ngushëllim, që ata të jetojnë të bashkuar me dashuri dhe të pasuruar me sigurinë që jep dija e plotë. Kështu ata mund të njohin të fshehtën e Perëndisë, Krishtin.


Kolosianëve 3:12
Perëndia ju ka thirrur, ju ka bërë të shenjtë dhe ju ka dashur, prandaj, vishuni me dhembshuri, me mirësi, me përulësi, me zemërbutësi dhe me zemërgjerësi.


Kolosianëve 3:14
Mbi të gjitha, kini dashuri, sepse dashuria do tʼju bashkojë në mënyrë të përsosur.


Kolosianëve 4:7
Tikiku, vëllai ynë i dashur dhe ndihmësi besnik, që i shërben Zotit bashkë me mua, do tʼju tregojë gjithçka për mua.


Kolosianëve 4:9
Po e dërgoj bashkë me Onesimin, vëllain tonë besnik dhe të dashur, që është një nga ju. Ata do tʼju tregojnë gjithçka që ndodh këtu.


Kolosianëve 4:14
Ju përshëndesin Luka, mjeku i dashur, dhe Dema.


1 Thesalonikasve 1:3
Ne kujtojmë para Perëndisë dhe Atit tonë besimin tuaj të gjallë, dashurinë tuaj vepruese dhe shpresën tuaj të palëkundur, që e keni në Zotin tonë Jezu Krisht.


1 Thesalonikasve 2:8
Ne kishim një dashuri kaq të madhe për ju, saqë ishim të gatshëm jo vetëm tʼju predikonim ungjillin e Perëndisë, por të jepnim edhe jetën tonë për ju. Kaq shumë ju kishim për zemër!


1 Thesalonikasve 3:6
Por Timoteu është kthyer tashmë prej jush dhe ka sjellë lajme të mira për besimin dhe për dashurinë tuaj, dhe se ju ruani kujtime të mira për ne dhe keni mall të na shihni, sikurse kemi edhe ne mall tʼju shohim.


1 Thesalonikasve 3:12
Zoti e shtoftë dhe bëftë që të teprojë dashuria juaj për njëri-tjetrin dhe për të gjithë, ashtu siç është edhe dashuria jonë për ju!


1 Thesalonikasve 4:9
Sa për dashurinë vëllazërore, nuk keni nevojë që tʼju shkruaj, sepse vetë Perëndia ju ka mësuar ta doni njëri-tjetrin.


1 Thesalonikasve 5:8
Por ne, meqenëse jemi të ditës, le të jemi të kthjellët, duke veshur besimin dhe dashurinë si parzmore dhe shpresën e shpëtimit si përkrenare.


1 Thesalonikasve 5:13
Çmojini dhe nderojini me dashuri për punën që bëjnë. Jetoni në paqe mes jush.


1 Thesalonikasve 5:26
Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthjen e dashurisë vëllazërore.


2 Thesalonikasve 1:3
Ne duhet ta falënderojmë gjithnjë Perëndinë për ju, o vëllezër, dhe kjo është e drejtë, sepse besimi juaj po rritet shumë dhe dashuria e secilit prej jush për njëri-tjetrin po shtohet.


2 Thesalonikasve 2:13
Ne duhet ta falënderojmë Perëndinë gjithmonë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi për të qenë të parët që do të shpëtonit përmes Shpirtit të Shenjtë që ju shenjtëron dhe përmes besimit tek e vërteta.


2 Thesalonikasve 3:5
Zoti i drejtoftë zemrat tuaja në dashurinë e Perëndisë e në durimin e Krishtit.


1 Timoteut 1:5
Synimi i këtij urdhri është dashuria që vjen nga një zemër e dëlirë, nga një ndërgjegje e pastër dhe nga një besim pa hipokrizi.


1 Timoteut 1:14
Hiri i Zotit tonë mʼu dha me tepricë bashkë me besimin dhe dashurinë që vijnë përmes Krishtit Jezu.


1 Timoteut 2:15
Gruaja do të shpëtohet përmes lindjes së fëmijëve, nëse qëndron në besim, në dashuri dhe në shenjtëri me dinjitet.


1 Timoteut 4:12
Askush të mos e përbuzë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët me fjalë, në sjellje, në dashuri, në besim dhe në dëlirësi.


1 Timoteut 6:2
Ata që i kanë besimtarë zotërinjtë e tyre le të mos i shpërfillin, sepse janë vëllezër. Përkundrazi, tʼu shërbejnë edhe më mirë, sepse u shërbejnë vëllezërve besimtarë e të dashur. Këto gjëra mësoju dhe këshilloju të tjerëve.


1 Timoteut 6:11
Por ti, o njeri i Perëndisë, largohu nga këto gjëra. Përkundrazi kërko drejtësinë, jetën e përkushtuar ndaj Perëndisë, besimin, dashurinë, durimin dhe zemërbutësinë.


2 Timoteut 1:2
po i shkruaj Timoteut, birit tim të dashur: Hiri, mëshira dhe paqja nga Perëndia Atë dhe nga Krishti Jezu, Zoti ynë, qofshin me ty!


2 Timoteut 1:7
Perëndia nuk na dha shpirtin e frikës, por të fuqisë, të dashurisë dhe të maturisë.


2 Timoteut 1:13
Ndiqe shembullin e mësimit të drejtë, që dëgjove prej meje, me besimin dhe me dashurinë që vijnë përmes Krishtit Jezu.


2 Timoteut 2:22
Braktisi epshet rinore dhe rend pas drejtësisë, besimit, dashurisë dhe paqes, bashkë me ata që i thërrasin Zotit me zemër të pastër.


2 Timoteut 3:3
pa dashuri njerëzore, zemërakë, shpifës, të papërmbajtur, shtazarakë, që nuk e duan mirësinë,


2 Timoteut 3:10
Përkundrazi, ti Timote, ke ndjekur nga afër mësimin tim, sjelljen, qëllimin, besimin, durimin, dashurinë, qëndresën,


2 Timoteut 4:8
Pas kësaj më pret kurora e drejtësisë, që Zoti, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë dhe jo vetëm mua, por edhe të gjithëve atyre që kanë pritur me dashuri ardhjen e tij.


2 Timoteut 4:10
sepse Dema, duke dashur këtë botë, më braktisi dhe iku në Selanik. Kreski shkoi në Galati, ndërsa Titi në Dalmaci.


Tit 2:2
Të moshuarit të jenë me mendje të kthjellët, të respektueshëm, të urtë, të fortë në besim, dashuri dhe durim.


Tit 3:4
Po kur u shfaq për njerëzit mirësia dhe dashuria e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,


Filemoni 1:1
Unë, Pali, i burgosur i Krishtit Jezu dhe vëlla Timoteu, po i shkruajmë Filemonit të dashur dhe bashkëpunëtorit tonë,


Filemoni 1:5
sepse po dëgjoj për dashurinë tënde për të gjithë besimtarët e krishterë dhe për besimin që ke në Zotin Jezu Krisht.


Filemoni 1:7
Dashuria jote, o vëlla, më ka gëzuar shumë dhe më ka ngushëlluar, sepse zemrat e besimtarëve të krishterë janë përtërirë përmes teje.


Filemoni 1:9
parapëlqej të të kërkoj diçka në emër të dashurisë. Unë Pali, i plakur, por tani edhe i burgosur për Krishtin Jezu,


Filemoni 1:16
jo më si skllav, por më tepër se skllav: ta kesh si vëlla të dashur. Ai është shumë i dashur për mua, por aq më tepër duhet të jetë për ty, qoftë si njeri, qoftë si vëlla në Zotin.


Hebrenjve 1:9
E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer paudhësinë. Prandaj Perëndia yt, o Perëndi, të vajosi mes shokëve të tu, me anë të vajit të gëzimit.


Hebrenjve 6:9
Por, ndonëse flasim kështu, o fort të dashur, jemi të bindur se ju keni gjëra më të mira, që mbartin shpëtim.


Hebrenjve 6:10
Perëndia nuk është i padrejtë që të harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që keni treguar në emër të tij me shërbimin që u keni bërë dhe vazhdoni tʼu bëni besimtarëve të krishterë.


Hebrenjve 6:17
Kështu edhe Perëndia përdori betimin, duke dashur tʼi sigurojë edhe më shumë trashëgimtarët e premtimit për palëkundshmërinë e vendimit të tij.


Hebrenjve 10:24
Le të kujdesemi për njëri-tjetrin, duke e nxitur për dashuri dhe për vepra të mira,


Hebrenjve 13:1
Dashuria vëllazërore le të mbetet!


Xhejms 1:16
Vëllezërit e mi të dashur, mos u mashtroni!


Xhejms 1:19
Vëllezërit e mi të dashur, dijeni se çdo njeri duhet të jetë i gatshëm për të dëgjuar, i ngadaltë për të folur dhe i ngadaltë në zemërim.


Xhejms 2:5
Dëgjoni, vëllezërit e mi të dashur! A nuk i zgjodhi Perëndia të varfrit e botës për tʼi bërë të pasur në besim dhe trashëgimtarë të mbretërisë që ua premtoi atyre që e duan?


1 Pjetri 1:22
Tani që ju i keni pastruar shpirtrat duke iu bindur së vërtetës dhe i keni dashur sinqerisht vëllezërit, ta doni njëri-tjetrin me gjithë shpirt e me zemër të pastër!


1 Pjetri 2:11
Fort të dashur, meqenëse jeni shtegtarë dhe të përkohshëm, ju lutem të hiqni dorë nga kënaqësitë trupore, që luftojnë kundër shpirtit.


1 Pjetri 3:8
Së fundi, jini të gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm dhe të përulur.


1 Pjetri 4:8
Para së gjithash, të keni dashuri të madhe për njëri-tjetrin, sepse dashuria mbulon shumë mëkate.


1 Pjetri 4:12
Fort të dashur, mos u çuditni për sprovën e zjarrit nëpër të cilën po kaloni për tʼu sprovuar, si të ishte diçka e jashtëzakonshme.


1 Pjetri 5:14
Përshëndetni njëri-tjetrin me puthjen e dashurisë vëllazërore. Paqja qoftë me të gjithë ju që i përkisni Krishtit!


2 Pjetri 1:7
përkushtimit ndaj Perëndisë dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë.


2 Pjetri 1:17
Ai mori nder e lavdi nga Perëndia Atë kur nga lavdia madhështore erdhi zëri që tha: «Ky është Biri im i dashur, me të cilin jam i kënaqur».


2 Pjetri 3:1
Fort të dashur, kjo është tashmë letra e dytë që po ju shkruaj. Në të dyja po përpiqem tʼju zgjoj kujtesën, që me mendje të kthjellët


2 Pjetri 3:8
Edhe këtë gjë mos e harroni, fort të dashur, se për Zotin një ditë është si një mijë vjet dhe një mijë vjet janë si një ditë.


2 Pjetri 3:14
Prandaj, fort të dashur, duke pritur këto, përpiquni të jeni para tij të panjollë, të patëmetë dhe në paqe.


2 Pjetri 3:15
Durimin e Zotit çmojeni si mundësi për shpëtim, sikurse ju shkroi edhe vëllai ynë i dashur, Pali, sipas urtisë që i dha Perëndia.


2 Pjetri 3:17
Ndërsa ju, fort të dashur, meqenëse i dini këto gjëra që më përpara, ruhuni që të mos bini në mashtrimin e të pabesëve dhe të humbisni sigurinë e besimit tuaj.


1 Gjon 2:5
Por tek ai që e zbaton fjalën e tij, dashuria e Perëndisë është me të vërtetë e përsosur. Kështu mund ta dimë se jemi në Perëndinë.


1 Gjon 2:7
Fort të dashur, nuk po ju shkruaj një urdhërim të ri, por një urdhërim të vjetër, të cilin e kishit që nga fillimi. Urdhërimi i vjetër është fjala që dëgjuat.


1 Gjon 2:15
Mos e doni botën dhe as gjërat e saj. Nëse dikush e do botën, dashuria e Atit nuk është në të.


1 Gjon 3:1
Shikoni çʼdashuri të madhe na ka dhënë Ati: të quhemi bij të Perëndisë. Dhe me të vërtetë jemi, prandaj bota nuk na njeh sepse nuk e ka njohur as atë.


1 Gjon 3:2
Fort të dashur, tani jemi bij të Perëndisë dhe nuk na është shfaqur ende se çfarë do të jemi, por dimë që kur të shfaqet Krishti, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim ashtu siç është.


1 Gjon 3:14
Ne e dimë se kemi kaluar nga vdekja në jetë, sepse i duam vëllezërit. Ai që nuk ka dashuri mbetet në vdekje.


1 Gjon 3:16
Ja si e njohëm dashurinë: Jezu Krishti dha jetën e tij për ne, prandaj edhe ne duhet të japim jetën për vëllezërit tanë.


1 Gjon 3:17
Nëse dikush që ka të mirat e kësaj bote shikon vëllanë e vet në nevojë, por e ngurtëson zemrën ndaj tij, si mund të qëndrojë në të dashuria e Perëndisë?


1 Gjon 3:21
Fort të dashur, nëse zemra jonë nuk na dënon, kemi siguri para Perëndisë


1 Gjon 4:1
Fort të dashur, mos i besoni çdo shpirti, por vërini në provë shpirtrat për të parë nëse janë nga Perëndia ose jo, sepse në botë kanë dalë shumë profetë të rremë.


1 Gjon 4:7
Fort të dashur, le ta duam njëri-tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia. Kush ka dashuri, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë.


1 Gjon 4:8
Ai që nuk ka dashuri, nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri.


1 Gjon 4:9
Ja si është shfaqur dashuria e Perëndisë në ne: Ai dërgoi në botë Birin e tij të vetëmlindur që ne të jetojmë nëpërmjet tij.


1 Gjon 4:10
Këtu qëndron dashuria: nuk e deshëm ne Perëndinë, por na deshi ai dhe dërgoi Birin e tij si flijim për të shlyer mëkatet tona.


1 Gjon 4:11
Fort të dashur, meqenëse Perëndia na deshi në këtë mënyrë, atëherë edhe ne duhet ta duam njëri-tjetrin.


1 Gjon 4:12
Askush nuk e ka parë ndonjëherë Perëndinë. Po ta duam njëri-tjetrin, Perëndia qëndron në ne dhe dashuria e tij është e përsosur në ne.


1 Gjon 4:16
Ne e kemi njohur dhe i kemi besuar dashurisë që Perëndia ka për ne. Perëndia është dashuri. Ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të.


1 Gjon 4:17
Dashuria është e përsosur në ne kur nuk kemi frikë për ditën e gjykimit, sepse në këtë botë ne jetojmë sikurse ai.


1 Gjon 4:18
Në dashuri nuk ka frikë, madje, dashuria e përsosur e dëbon frikën. Frika ka të bëjë me ndëshkimin dhe ai që ka frikë, nuk është i përsosur në dashuri.


1 Gjon 4:19
Ne kemi dashuri, sepse Perëndia na deshi i pari.


1 Gjon 5:3
Dashuria e Perëndisë është të zbatojmë urdhërimet e tij dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda,


2 Gjon 1:3
Hiri, mëshira e paqja, që vijnë prej Perëndisë Atë dhe prej Jezu Krishtit, Birit të tij, qofshin me ne, në të vërtetë dhe në dashuri.


2 Gjon 1:6
Kjo është dashuria: të jetojmë sipas urdhërimeve të tij. Sikurse e keni dëgjuar që nga fillimi, urdhërimi është ky: jetoni në dashuri.


3 Gjon 1:1
Unë, plaku, po i shkruaj Gajit të dashur, që e dua me të vërtetë.


3 Gjon 1:2
Fort i dashur, uroj që gjithçka të shkojë mirë dhe të gëzosh shëndet, sikurse je mirë shpirtërisht.


3 Gjon 1:5
Fort i dashur, ti vepron si besimtar i vërtetë në gjithçka që bën për vëllezërit, madje edhe për të huajt.


3 Gjon 1:6
Ata dëshmuan para kishës për dashurinë tënde. Do të bëje mirë tʼi ndihmoje ta vazhdojnë udhëtimin në mënyrë të denjë për Perëndinë.


3 Gjon 1:11
Fort i dashur, mos ndiq të keqen, por të mirën. Kush bën të mirën, është nga Perëndia. Kush bën të keqen, nuk e ka parë Perëndinë.


Jud 1:1
Unë Juda, shërbëtor i Jezu Krishtit dhe vëlla i Jakobit, po ju shkruaj juve, të thirrurve në besim, të dashur nga Perëndia Atë dhe të mbrojtur nga Jezu Krishti:


Jud 1:2
Mëshira, paqja dhe dashuria u shtoftë ndër ju!


Jud 1:3
Fort të dashurit e mi, kisha një dëshirë të madhe tʼju shkruaj për shpëtimin tonë të përbashkët. Tani është e nevojshme tʼju shkruaj e tʼju nxis të luftoni për besimin që Perëndia ua dha besimtarëve të krishterë njëherë e përgjithmonë.


Jud 1:12
Këta njerëz janë njolla në darkat tuaja të dashurisë vëllazërore, që hanë e pinë pa pikë turpi dhe kujdesen vetëm për veten e tyre. Janë si re pa ujë që i vërdallos era, si drurë vjeshte pa fruta, dy herë të thara dhe të shkulura nga rrënjët,


Jud 1:17
Ndërsa ju fort të dashur, kujtoni fjalët që ju kanë thënë më parë apostujt e Zotit tonë Jezu Krisht:


Jud 1:20
Ndërsa ju, fort të dashurit e mi, ndërtojeni veten me besimin tuaj shumë të shenjtë dhe lutuni me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë.


Jud 1:21
Qëndroni në dashurinë e Perëndisë, duke pritur mëshirën e Zotit tonë Jezu Krisht për jetën e amshuar.


Zbulesa 2:4
Por, kam diçka kundër teje. Dashurinë tënde të parë e harrove.


Zbulesa 2:19
I njoh veprat e tua, dashurinë, besimin, shërbimin dhe durimin tënd. Di edhe që veprat e tua të fundit janë më të shumta se të parat.


Zbulesa 3:9
Ja se çʼdo tʼu bëj atyre nga sinagoga e Satanit që thonë se janë judenj, por nuk janë dhe gënjejnë. Do tʼi bëj të vijnë e të bien në gjunjë para këmbëve të tua, që ta marrin vesh se unë të kam dashur.


Zbulesa 20:9
Ata u përhapën anekënd tokës dhe rrethuan fushimin e besimtarëve të Krishtit dhe qytetin e dashur, por nga qielli zbriti flakë dhe i përpiu.


Albanian Bible 2018
© Interconfessional Bible Society of Albania 2018