A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

1 Samueli 8

1
Kur Samueli u plak emëroi bijtë e tij si gjyqtarë të Izraelit.
2
I parëlinduri i tij quhej Joel dhe i dyti Abiah; ata ushtronin funksionin e gjyqtarit në Beer-Sheba.
3
Por bijtë e tij nuk ndoqën shembëllin e tij, u larguan nga rruga e drejtë duke siguruar fitime të palejueshme, pranuan dhurata dhe e prishnin drejtësinë.
4
Atëherë tërë pleqtë e Izraelit u mblodhën, erdhën te Samueli në Ramah,
5
dhe i thanë: "Ja, ti tani je plakur dhe bijtë e tu nuk ndjekin gjurmët e tua; prandaj cakto mbi ne një mbret që të na qeverisë ashtu siç ndodh në të gjitha kombet".
6
Por kjo nuk i pëlqeu Samuelit, sepse ata kishin thënë: "Na jep një mbret që të na qeverisë". Prandaj Samueli iu lut Zotit.
7
Dhe Zoti i tha Samuelit: "Dëgjo zërin e popullit për të gjitha ato që të thotë, sepse ata nuk të kanë hedhur poshtë ty, por kanë hedhur poshtë mua, me qëllim që unë të mos mbretëroj mbi ta.
8
Sillen me ty, ashty siç kanë bërë gjithnjë nga dita që i nxora nga Egjipti e deri më sot: më kanë braktisur për t'u shërbyer perëndive të tjera.
9
Tani, pra, dëgjo kërkesën e tyre, por lajmëroi solemnisht dhe shpallju të drejtat e mbretit që do të sundojë mbi ta".
10
Kështu Samueli i tregoi tërë fjalët e Zotit drejtuar popullit që i kërkonte një mbret.
11
Dhe tha: "Këto do të jenë të drejtat e mbretit që do të mbretërojë mbi ju. Ai do t'i marrë bijtë tuaj dhe do t'i caktojë në qerret e tij, me qëllim që të bëhen kalorës të tij dhe të vrapojnë përpara qerreve;
12
për t'i bërë ata kapidanë të mijëshëve dhe të pesëdhjetëshëve, për t'i vënë ata t'i lërojnë arat, t'i korrin të lashtat, t'i prodhojnë armë lufte dhe vegla për qerret e tij.
13
Do të marrë bijat tuaja për t'i bërë parfumiere, gjellbërëse dhe furrtare.
14
Do të marrë arat tuaja, vreshtat dhe ullishtet tuaja; më të mirat që keni, për t'ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.
15
Do të marrë të dhjetën e farërave dhe të vreshtave tuaja për t'ua dhënë eunukëve dhe shërbëtorëve të tij.
16
Do të marrë shërbëtorët, shërbëtoret, të rinjtë tuaj më të mirë dhe gomarët që keni për t'i përdorur në punimet e tij.
17
Do të marrë edhe të dhjetën e kopeve tuaja, dhe ju do të jeni skllevërit e tij.
18
Atë ditë ju do të ulërini për shkak të mbretit që keni për vete, por Zoti nuk do t'ju përgjigjet".
19
Me gjithatë populli nuk deshi t'i dëgjojë fjalët e Samuelit dhe tha: "Jo, do të kemi një mbret mbi ne.
20
Kështu do të jemi edhe ne si gjithë kombet; mbreti ynë do të na qeverisë, do të na dalë në krye dhe do të luftojë në betejat tona".
21
Samueli i dëgjoi tërë fjalët e popullit dhe ia tregoi Zotit.
22
Zoti i tha Samuelit: "Dëgjoje kërkesën e tyre dhe cakto një mbret mbi ta". Atëherë Samueli u tha njerëzve të Izraelit: "Secili të kthehet në qytetin e tij".
1 Samueli 8:1
1 Samueli 8:2
1 Samueli 8:3
1 Samueli 8:4
1 Samueli 8:5
1 Samueli 8:6
1 Samueli 8:7
1 Samueli 8:8
1 Samueli 8:9
1 Samueli 8:10
1 Samueli 8:11
1 Samueli 8:12
1 Samueli 8:13
1 Samueli 8:14
1 Samueli 8:15
1 Samueli 8:16
1 Samueli 8:17
1 Samueli 8:18
1 Samueli 8:19
1 Samueli 8:20
1 Samueli 8:21
1 Samueli 8:22
1 Samueli 1 / 1Sam 1
1 Samueli 2 / 1Sam 2
1 Samueli 3 / 1Sam 3
1 Samueli 4 / 1Sam 4
1 Samueli 5 / 1Sam 5
1 Samueli 6 / 1Sam 6
1 Samueli 7 / 1Sam 7
1 Samueli 8 / 1Sam 8
1 Samueli 9 / 1Sam 9
1 Samueli 10 / 1Sam 10
1 Samueli 11 / 1Sam 11
1 Samueli 12 / 1Sam 12
1 Samueli 13 / 1Sam 13
1 Samueli 14 / 1Sam 14
1 Samueli 15 / 1Sam 15
1 Samueli 16 / 1Sam 16
1 Samueli 17 / 1Sam 17
1 Samueli 18 / 1Sam 18
1 Samueli 19 / 1Sam 19
1 Samueli 20 / 1Sam 20
1 Samueli 21 / 1Sam 21
1 Samueli 22 / 1Sam 22
1 Samueli 23 / 1Sam 23
1 Samueli 24 / 1Sam 24
1 Samueli 25 / 1Sam 25
1 Samueli 26 / 1Sam 26
1 Samueli 27 / 1Sam 27
1 Samueli 28 / 1Sam 28
1 Samueli 29 / 1Sam 29
1 Samueli 30 / 1Sam 30
1 Samueli 31 / 1Sam 31