1 |
Arka e Zotit mbeti shtatë muaj në vendin e Filistejve. |
2 |
Pastaj Filistejtë mblodhën priftërinjtë dhe shortarët dhe thanë: "Ç'duhet të bëjmë me arkën e Zotit? Na trego mënyrën që duhet të përdorim për ta kthyer përsëri në vendin e saj". |
3 |
Atëherë ata u përgjegjën: "Në qoftë se e ktheni arkën e Perëndisë së Izraelit, mos e ktheni bosh, por dërgoni me të të paktën një ofertë zhdëmtimi; atëherë do të shëroheni dhe do të mësoni pse dora e tij nuk ju ndahej". |
4 |
Ata pyetën: "Çfarë oferte zhdëmtimi do t'i dërgojmë neve?". Ata u përgjegjën: "Pesë hemorroide ari dhe pesë minj ari simbas numrit të princave të Filistejve, sepse e njëjta plagë ka goditur ju dhe princat tuaj. |
5 |
Bëni, pra, disa figura të hemorroideve dhe të minjve tuaj që shkatërrojnë vendin, dhe i thurrni lavdi Perëndisë së Izraelit; ndofta ai do ta zbusë dorën e tij mbi ju, mbi perënditë tuaj dhe mbi vendin tuaj. |
6 |
Pse, vallë, e ngurtësoni zemrën tuaj ashtu si Egjiptasit dhe Faraoni ngurtësuan zemrën e tyre? Kur kreu gjëra të fuqishme midis tyre, nuk i lanë të shkojnë, dhe kështu ata mundën të shkojnë? |
7 |
Bëni, pra, një qerre të re, pastaj merrni dy lopë qumështore mbi të cilat nuk është vënë kurrë zgjedha dhe i mbrihni lopët në qerre, por i çoni viçat e tyre në stallë larg tyre. |
8 |
Pastaj merrni arkën e Zotit dhe vendoseni mbi qerre; dhe punimet prej ari që i çoni Zotit si ofertë zhdëmtimi i vini në një shportë pranë saj. |
9 |
Dhe rrini e shikoni, në rast se ngjitet nëpër rrugën që të çon në territorin e tij, në Beth-Shemesh, është Zoti që na ka bërë këtë të keqe të madhe; ndryshe do të të mësojmë që nuk ka qenë dora e tij që na ka goditur, por kjo ka ndodhur rastësisht". |
10 |
Ata, pra, vepruan kështu: morën dy lopë qumështore, i mbrehën në qerre dhe mbyllën viçat në stallë. |
11 |
Pastaj vendosën mbi qerre arkën e Zotit dhe shportën me minjtë prej ari dhe figurat e hemorroideve. |
12 |
Atëherë lopët u nisën pikërisht në drejtim të Beth-Shemeshit, duke ndjekur gjithnjë atë rrugë dhe duke pëllitur ndërsa po ecnin, pa u kthyer as djathtas, as majtas. Princat e Filistejve i ndoqën deri në kufirin e Beth-Shemeshit. |
13 |
Banorët e Beth-Shemeshit ishin duke korrur grurin në luginë; duke ngritur sytë, panë arkën dhe u gëzuan qe e panë. |
14 |
Qerrja, pasi arriti në kampin e Jozueut në Beth-Shemesh, u ndal aty. Aty kishte një gur të madh; kështu ata çanë lëndën e drurit të qerres dhe i ofruan lopët si olokauste të Zotit. |
15 |
Levitët hoqën arkën e Zotit dhe shportën që i rrinte pranë dhe në të cilën gjendeshin sendet prej ari, dhe i vendosëm mbi një gur të madh. Po atë ditë njerëzit e Beth-Shemeshit ofruan dhe i bënë flijime Zotit. |
16 |
Mbasi pesë princat e Filistejve panë këtë gjë, po atë ditë u kthyen në Ekron. |
17 |
Këto janë hemorroidet prej ari që Filistejtë i dërguan Zotit si ofertë zhdëmtimi; një për Ashdodin, një për Gazën, një për Askalonin, një për Gathin, një për Ekronin; |
18 |
dhe minjtë prej ari simbas numrit të të gjitha qyteteve të Filistejve që u përkisnin pesë princëve, nga qytetet e fortifikuara deri në fshatrat e fushës, deri në gurin e madh e mbi të cilin u vendos arka e Zotit dhe që qëndron deri në ditën e sotme në fushën e Jozueut, Bethshemitit. |
19 |
Zoti goditi disa njerëz të Beth-Shemeshit, sepse kishin shikuar brenda arkës së Zotit; ai goditi shtatëdhjetë njerëz të popullit. Populli mbajti zi për ta, sepse Zoti e kishte prekur me një fatkeqësi të madhe. |
20 |
Njerëzit e Beth-Shemeshit thanë: "Kush mund të rezistojë përpara Zotit, këtij Perëndie të shenjtë? Nga kush do të ngjitet arka, kur të niset nga ne?". |
21 |
Kështu u dërguan lajmëtarë banorëve të Kiriath-Jearimit për t'u thënë: "Filistejtë e kanë kthyer arkën e Zotit; zbrisni dhe çojeni lart te ju".
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 Samueli 6:1 |
1 Samueli 6:2 |
1 Samueli 6:3 |
1 Samueli 6:4 |
1 Samueli 6:5 |
1 Samueli 6:6 |
1 Samueli 6:7 |
1 Samueli 6:8 |
1 Samueli 6:9 |
1 Samueli 6:10 |
1 Samueli 6:11 |
1 Samueli 6:12 |
1 Samueli 6:13 |
1 Samueli 6:14 |
1 Samueli 6:15 |
1 Samueli 6:16 |
1 Samueli 6:17 |
1 Samueli 6:18 |
1 Samueli 6:19 |
1 Samueli 6:20 |
1 Samueli 6:21 |
|
|
|
|
|
|
1 Samueli 1 / 1Sam 1 |
1 Samueli 2 / 1Sam 2 |
1 Samueli 3 / 1Sam 3 |
1 Samueli 4 / 1Sam 4 |
1 Samueli 5 / 1Sam 5 |
1 Samueli 6 / 1Sam 6 |
1 Samueli 7 / 1Sam 7 |
1 Samueli 8 / 1Sam 8 |
1 Samueli 9 / 1Sam 9 |
1 Samueli 10 / 1Sam 10 |
1 Samueli 11 / 1Sam 11 |
1 Samueli 12 / 1Sam 12 |
1 Samueli 13 / 1Sam 13 |
1 Samueli 14 / 1Sam 14 |
1 Samueli 15 / 1Sam 15 |
1 Samueli 16 / 1Sam 16 |
1 Samueli 17 / 1Sam 17 |
1 Samueli 18 / 1Sam 18 |
1 Samueli 19 / 1Sam 19 |
1 Samueli 20 / 1Sam 20 |
1 Samueli 21 / 1Sam 21 |
1 Samueli 22 / 1Sam 22 |
1 Samueli 23 / 1Sam 23 |
1 Samueli 24 / 1Sam 24 |
1 Samueli 25 / 1Sam 25 |
1 Samueli 26 / 1Sam 26 |
1 Samueli 27 / 1Sam 27 |
1 Samueli 28 / 1Sam 28 |
1 Samueli 29 / 1Sam 29 |
1 Samueli 30 / 1Sam 30 |
1 Samueli 31 / 1Sam 31 |