1 |
Kur Davidi dhe njerëzt e tij arritën në Tsiklag ditën e tretë, Amalekitët kishin kryer një plaçkitje në Negev dhe në Tsiklag; kishin pushtuar Tsiklagun dhe i kishin vënë zjarrin; |
2 |
kishin zënë robër gratë dhe tërë ata që ndodheshin aty, të vegjël a të rritur; nuk kishin vrarë asnjeri, por i kishin marrë me vete dhe kishin shkuar. |
3 |
Kur Davidi dhe njerëzit e tij arritën në qytet, ja, qyteti ishte shkatërruar nga zjarri, dhe gratë, bijtë dhe bijat e tyre i kishin marrë me vete si robër. |
4 |
Atëherë Davidi dhe tërë ata që ishin me të ngritën zërin dhe qanë, deri sa nuk patën forcë të qajnë. |
5 |
Dy bashkëshortet e Davidit, Jezreelitja Ahinoama dhe Karmelitja Abigail, e cila kishte qënë bashkëshorte e Nabalit, figuronin gjithashtu midis robërve. |
6 |
Davidi ishte shqetësuar shumë se njerëzit flisnin për ta vrarë atë me gurë, sepse të gjithë e kishin shpirtin të trishtuar për shkak të bijve dhe të bijave të tyre; por Davidi u forcua tek Zoti, Perëndia i tij. |
7 |
Pastaj Davidi i tha priftit Abiathar, birit të Ahimelekut: "Të lutem, më sill efodin". Abiathari i solli efodin Davidit. |
8 |
Kështu Davidi u këshillua me Zotin dhe e pyeti: "A duhet ta ndjek këtë bandë? Do ta arrij?". Zoti iu përgjegj: "Ndiqe, sepse do ta arrish me siguri dhe do të rimarrësh pa tjetër çdo gjë". |
9 |
Kështu Davidi u nis me gjashtëqind njerëzit që kishte me vete dhe arriti në përruan Besor, ku u ndalën ata që kishin mbetur prapa; |
10 |
por Davidi vazhdoi ndjekjen me katërqind njerëz, kurse dyqind mbetën prapa, sepse ishin tepër të lodhur për të kapërcyer përruan e Besorit. |
11 |
Gjetën në fushë një Egjiptas dhe ia çuan Davidit. I dhanë bukë për të ngrënë dhe ujë për të pirë; |
12 |
i dhanë gjithashtu një copë bukë fiku dhe dy vile rrushi. Pasi hëngri, ai e mblodhi veten, sepse nuk kishte ngrënë bukë as nuk kishte pirë ujë tri ditë e tri netë me radhë. |
13 |
Davidi e pyeti: "Ti kujt i përket dhe nga vjen?". Ai u përgjegj: "Jam një egjiptas i ri, shërbëtor i një Amalekiti; pronari im më braktisi, sepse tri ditë më parë u sëmura. |
14 |
Kemi bërë një plaçkitje në jug të Kerethejve, në territorin e Judës dhe në jug të Tsalebit, dhe i kemi vënë zjarrin Tsiklagut". |
15 |
Davidi i tha: "A mund të më çosh poshtë ku ndodhet kjo bandë?". Ai u përgjegj: "Betomu në emër të Perëndisë që nuk do të më vrasësh dhe nuk do të më dorëzosh në duart e pronarit tim, dhe unë do të çoj poshtë, aty ku gjendet kjo bandë". |
16 |
Dhe e çoi poshtë; dhe ja Amalekitët ishin shpërndarë në të gjithë vendin; hanin, pinin dhe bënin festë për plaçkën e madhe që kishin sjellë nga vendi i Filistejve dhe nga vendi u Judës. |
17 |
Davidi i sulmoi nga muzgu deri në mbrëmjen e ditës tjetër; asnjeri prej tyre nuk shpëtoi, përveç katërqind të rinjve që u hipën deveve dhe ia mbathën. |
18 |
Kështu Davidi rimori të gjitha ato që Amalekitët kishin marrë me vete; Davidi gjeti edhe dy gratë e tij. |
19 |
Kështu ata nuk humbën asgjë, as të vegjëlit as të rriturit, as bijtë as bijat, as plaçkat dhe as ndonjë gjë tjetër që u kishin marrë. Davidi i rimori të gjitha. |
20 |
Kështu Davidi shtiu në dorë kopetë e bagëtisë së imët dhe tufat e bagëtisë së trashë; dhe ata që ecnin para bagëtive thonin: "Kjo është plaçka e Davidit!". |
21 |
Pastaj Davidi arriti te dyqind njerëzit që kishin qenë tepër të lodhur për të shkuar pas Davidit që ai i kishte lënë në përruan e Besorit. Këta i dolën para Davidit dhe njerëzve që ishin me të. Kështu Davidi iu afrua atyre dhe i përshëndeti. |
22 |
Atëherë tërë njerëzit e këqij dhe të poshtër që kishin shkuar me Davdin filluan të thonë: "Me qenë se këta nuk erdhën me ne; nuk do t'u japim asgjë nga plaçka që kemi shtënë në dorë, përveç grave dhe fëmijve të secilit; t'i marrin dhe të ikin!". |
23 |
Por Davidi tha: "Mos u sillni kështu, o vëllezërit e mi, me atë që Zoti na ka dhënë duke na mbrojtur dhe duke vënë në duart tona bandën që kishte ardhur kundër nesh. |
24 |
Po kush do t'ju dëgjojë në këtë propozim? E njëjtë ka për të qenë pjesa e atij që shkon për të luftuar dhe e atij që rri pranë plaçkave; do t'i ndajmë pjesët bashkë". |
25 |
Qysh prej asaj dite u veprua kështu; Davidi e bëri atë statut dhe normë për Izraelin deri në ditën e sotme. |
26 |
Kur Davidi u kthye në Tsiklag, një pjesë të plaçkës ua dërgoi pleqve të Judës, miq të tij, duke thënë: "Ja një dhuratë e ardhur nga plaçka që u morëm armiqve të Zotit". |
27 |
U dërgoi atyre të Bethelit, të Ramothit të Negevit dhe atyre të Jatirit, |
28 |
atyre të Areorit, atyre të Sifmothit, atyre të Eshtemoas, |
29 |
atyre të Rakalit, atyre të qyteteve të Jerameelitëve dhe atyre të qyteteve të Kenejve, |
30 |
atyre të Hormahut, atyre të Kor-Ashanit, atyre të Athakut, |
31 |
atyre të Hebronit dhe atyre të të gjithë vendeve nga kishte kaluar Davidi me njerëzit e tij.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 Samueli 30:1 |
1 Samueli 30:2 |
1 Samueli 30:3 |
1 Samueli 30:4 |
1 Samueli 30:5 |
1 Samueli 30:6 |
1 Samueli 30:7 |
1 Samueli 30:8 |
1 Samueli 30:9 |
1 Samueli 30:10 |
1 Samueli 30:11 |
1 Samueli 30:12 |
1 Samueli 30:13 |
1 Samueli 30:14 |
1 Samueli 30:15 |
1 Samueli 30:16 |
1 Samueli 30:17 |
1 Samueli 30:18 |
1 Samueli 30:19 |
1 Samueli 30:20 |
1 Samueli 30:21 |
1 Samueli 30:22 |
1 Samueli 30:23 |
1 Samueli 30:24 |
1 Samueli 30:25 |
1 Samueli 30:26 |
1 Samueli 30:27 |
1 Samueli 30:28 |
1 Samueli 30:29 |
1 Samueli 30:30 |
1 Samueli 30:31 |
|
|
|
|
|
|
1 Samueli 1 / 1Sam 1 |
1 Samueli 2 / 1Sam 2 |
1 Samueli 3 / 1Sam 3 |
1 Samueli 4 / 1Sam 4 |
1 Samueli 5 / 1Sam 5 |
1 Samueli 6 / 1Sam 6 |
1 Samueli 7 / 1Sam 7 |
1 Samueli 8 / 1Sam 8 |
1 Samueli 9 / 1Sam 9 |
1 Samueli 10 / 1Sam 10 |
1 Samueli 11 / 1Sam 11 |
1 Samueli 12 / 1Sam 12 |
1 Samueli 13 / 1Sam 13 |
1 Samueli 14 / 1Sam 14 |
1 Samueli 15 / 1Sam 15 |
1 Samueli 16 / 1Sam 16 |
1 Samueli 17 / 1Sam 17 |
1 Samueli 18 / 1Sam 18 |
1 Samueli 19 / 1Sam 19 |
1 Samueli 20 / 1Sam 20 |
1 Samueli 21 / 1Sam 21 |
1 Samueli 22 / 1Sam 22 |
1 Samueli 23 / 1Sam 23 |
1 Samueli 24 / 1Sam 24 |
1 Samueli 25 / 1Sam 25 |
1 Samueli 26 / 1Sam 26 |
1 Samueli 27 / 1Sam 27 |
1 Samueli 28 / 1Sam 28 |
1 Samueli 29 / 1Sam 29 |
1 Samueli 30 / 1Sam 30 |
1 Samueli 31 / 1Sam 31 |