1 |
Dhe më tregoi lumin e pastër të ujit të jetës, te kthjellët si kristali, që dilte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit. |
2 |
Në mes të sheshit të qytetit, këtej e andej lumit, ishte druri i jetës që jep dymbëdhjetë fruta, dhe që nxjerr frutin e saj në çdo muaj; dhe gjethet e drurit janë për shërim të kombeve. |
3 |
Dhe asnjë mallkim nuk do të ketë më; dhe në të do të jetë froni i Perëndisë dhe i Qengjit, dhe shërbëtorët e tij do t'i shërbejnë; |
4 |
ata do të shohin fytyrën e tij; dhe emri i tij do të jetë mbi ballin e tyre. |
5 |
Dhe atje natë nuk do të ketë; edhe nuk kanë nevojë për llambë, as për dritë dielli, sepse Zoti Perëndi i ndriçon; dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve. |
6 |
Dhe më tha: ''Këto fjalë janë besnike dhe të vërteta; dhe Zoti, Perëndi i profetëve të shenjtë, dërgoi engjëllin e tij, për t'u treguar shërbëtorëve të tij gjërat që duhet të ndodhin për së shpejti. |
7 |
Ja, unë vij shpejt; lum ai që i ruan fjalët e profecisë së këtij libri''. |
8 |
Dhe unë, Gjoni, jam ai që kam parë dhe dëgjuar këto gjëra; dhe kur dëgjova dhe pashë, rashë për ta adhuruar përpara këmbëve të engjëllit që m'i tregonte këto gjëra. |
9 |
Dhe ai më tha: ''Ruaju se e bën! Sepse unë jam bashkëshërbëtori yt dhe i vëllezërve të tu, profetë, dhe të atyre që i ruajnë fjalët e këtij libri. Adhuro Perëndinë!''. |
10 |
Pastaj më tha: ''Mos i vulos fjalët e profecisë së këtij libri, sepse koha është afër. |
11 |
Kush është i padrejtë, le të vazhdojë të jetë i padrejtë, kush është i ndyrë le të vazhdojë të jetë i ndyrë, kush është i drejtë le të vazhdojë të praktikojë drejtësinë, dhe kush është i shenjtë le të vazhdojë të shenjtërohet. |
12 |
Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t'i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë. |
13 |
Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit''. |
14 |
Lum ata që i kryejnë urdhërimet e tij, që të kenë të drejtën për drurin e jetës dhe për të hyrë në portat e qytetit. |
15 |
Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën. |
16 |
''Unë, Jezusi, dërgova engjëllin tim për t'ju dëshmuar për këto gjëra nëpër kisha. Unë jam Rrënja dhe pasardhja e Davidit, ylli i ndritshëm i mëngjesit''. |
17 |
Dhe Fryma dhe nusja thonë: ''Eja!''. Dhe ai që dëgjon le të thotë: ''Eja!''. Dhe ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës. |
18 |
Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t'i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër. |
19 |
Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t'i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër. |
20 |
Ai që dëshmon për këto gjëra, thotë: ''Po, unë vij shpejt. Amen''. Po, eja, Zoti Jezus. |
21 |
Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Zbulesa 22:1 |
Zbulesa 22:2 |
Zbulesa 22:3 |
Zbulesa 22:4 |
Zbulesa 22:5 |
Zbulesa 22:6 |
Zbulesa 22:7 |
Zbulesa 22:8 |
Zbulesa 22:9 |
Zbulesa 22:10 |
Zbulesa 22:11 |
Zbulesa 22:12 |
Zbulesa 22:13 |
Zbulesa 22:14 |
Zbulesa 22:15 |
Zbulesa 22:16 |
Zbulesa 22:17 |
Zbulesa 22:18 |
Zbulesa 22:19 |
Zbulesa 22:20 |
Zbulesa 22:21 |
|
|
|
|
|
|
Zbulesa 1 / Zbu 1 |
Zbulesa 2 / Zbu 2 |
Zbulesa 3 / Zbu 3 |
Zbulesa 4 / Zbu 4 |
Zbulesa 5 / Zbu 5 |
Zbulesa 6 / Zbu 6 |
Zbulesa 7 / Zbu 7 |
Zbulesa 8 / Zbu 8 |
Zbulesa 9 / Zbu 9 |
Zbulesa 10 / Zbu 10 |
Zbulesa 11 / Zbu 11 |
Zbulesa 12 / Zbu 12 |
Zbulesa 13 / Zbu 13 |
Zbulesa 14 / Zbu 14 |
Zbulesa 15 / Zbu 15 |
Zbulesa 16 / Zbu 16 |
Zbulesa 17 / Zbu 17 |
Zbulesa 18 / Zbu 18 |
Zbulesa 19 / Zbu 19 |
Zbulesa 20 / Zbu 20 |
Zbulesa 21 / Zbu 21 |
Zbulesa 22 / Zbu 22 |