1 |
Atë që pamë dhe dëgjuam, ne po jua shpallim, që edhe ju të keni bashkësi me ne; dhe bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin. |
2 |
Dhe po ju shkruajmë këto gjëra që gëzimi juaj të jetë i plotë. |
3 |
Dhe ky është mesazhi që dëgjuam nga ai dhe po jua shpallim juve: Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësirë |
4 |
Po të themi se kemi bashkësi me Të, dhe ecim në errësirë, ne gënjejmë dhe nuk e vëmë në praktik të vërtetën; |
5 |
por, po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat. |
6 |
Po të themi se jemi pa mëkat, gënjej-më vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. |
7 |
Po t'i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. |
8 |
Po të themi se s'kemi mëkatuar, e bëjmë atë gënjeshtar dhe fjala e tij nuk është në ne. |
9 |
Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin. |
10 |
Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 Gjon 1:1 |
1 Gjon 1:2 |
1 Gjon 1:3 |
1 Gjon 1:4 |
1 Gjon 1:5 |
1 Gjon 1:6 |
1 Gjon 1:7 |
1 Gjon 1:8 |
1 Gjon 1:9 |
1 Gjon 1:10 |
|
|
|
|
|
|
1 Gjon 1 / 1Gjo 1 |
1 Gjon 2 / 1Gjo 2 |
1 Gjon 3 / 1Gjo 3 |
1 Gjon 4 / 1Gjo 4 |
1 Gjon 5 / 1Gjo 5 |