1 |
Shumë kohë mbas pushimit që Zoti i kishte siguruar Izraelit nga të gjithë armiqtë që e rrethonin, Jozueu, tanimë i plakur dhe me moshë të shtyrë, |
2 |
mblodhi tërë Izraelin, pleqtë e tij, krerët, gjykatësit dhe oficerët e tij, dhe u tha: "Unë jam plak dhe i shtyrë në moshë, |
3 |
Ju i patë të gjitha ato që Zoti, Perëndia juaj, u ka bërë të gjitha kombeve, për shkakun tuaj, sepse ka qenë vetë Zoti, Perëndia juaj, që ka luftuar për ju. |
4 |
Dhe ja, unë kam ndarë midis jush me short, si trashëgimi për fiset tuaja, kombet që mbeten, bashkë me tërë kombet që kam shfarosur, nga Jordani deri në Detin e Madh, në perëndim. |
5 |
Dhe Zoti, Perëndia juaj, do t'i dëbojë ai vetë para jush; kështu ju do të shtini në dorë vendin e tyre, ashtu si ju ka premtuar Zoti, Perëndia juaj. |
6 |
Jini, pra, shumë të vendosur në zbatimin dhe vënien në praktikë të ligjit të Moisiut, pa u shmangur as djathtas as majtas, |
7 |
pa u përzier me kombet që mbeten midis jush; nuk do të përmendni as emrin e perëndive të tyre dhe nuk do të betoheni për ta; nuk do t'i shërbeni dhe nuk do të bini përmbys para tyre; |
8 |
por do të lidheni ngushtë me Zotin, Perëndinë tuaj, siç keni bërë deri sot. |
9 |
Në fakt Zoti ka dëbuar para jush kombe të mëdhenj dhe të fuqishëm; dhe askush nuk ka mundur t'ju bëjë ballë deri më sot. |
10 |
Një i vetëm nga ju do të ndjekë njëmijë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai që lufton për ju, siç e ka premtuar. |
11 |
Tregoni, pra, kujdes të madh për shpirtrat tuaj, për ta dashur Zotin, Perëndinë tuaj. |
12 |
Por në rast se i shmangeni dhe bashkoheni me mbeturinat e këtyre kombeve që kanë mbetur midis jush dhe bashkoheni me anë martesash me ta dhe përziheni me ta dhe ata me ju, |
13 |
dijeni me siguri që Zoti, Perëndia juaj, nuk ka për të vazhduar t'i dëbojë këto kombe para jush; por ata do të bëhen për ju një kurth, një kamzhik në ijët tuaja dhe hala në sytë tuaja, deri sa ju të zhdukeni nga ky vend i mirë që Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë. |
14 |
Dhe ja, unë po iki sot në rrugën e gjithë botës; pranoni, pra, me gjithë zemër e me gjithë shpirt që nuk ka rënë për tokë asnjë nga fjalët e mira që Zoti, Perëndia juaj, ka thënë lidhur me ju; të tëra u vërtetuan për ju; as edhe një nuk ra për tokë. |
15 |
Dhe ka për të ndodhur që, ashtu si për të gjitha gjërat e mira që Zoti, Perëndia juaj, ju kishte premtuar ju kanë dalë, kështu Zoti do të sjellë mbi ju tërë fatkeqësitë, deri sa t'ju zhdukë nga ky vend i mirë që Perëndia juaj, Zoti ju ka dhënë. |
16 |
Në rast se shkelni besëlidhjen që Zoti, Perëndia juaj, ju ka urdhëruar, dhe shkoni t'u shërbeni perëndive të tjera dhe bini përmbys para tyre, atëherë zemërimi i Zotit do të ndizet kundër jush dhe ju do të zhdukeni shpejt nga vendi i mirë që Ai ju ka dhënë".
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Jozueu 23:1 |
Jozueu 23:2 |
Jozueu 23:3 |
Jozueu 23:4 |
Jozueu 23:5 |
Jozueu 23:6 |
Jozueu 23:7 |
Jozueu 23:8 |
Jozueu 23:9 |
Jozueu 23:10 |
Jozueu 23:11 |
Jozueu 23:12 |
Jozueu 23:13 |
Jozueu 23:14 |
Jozueu 23:15 |
Jozueu 23:16 |
|
|
|
|
|
|
Jozueu 1 / Joz 1 |
Jozueu 2 / Joz 2 |
Jozueu 3 / Joz 3 |
Jozueu 4 / Joz 4 |
Jozueu 5 / Joz 5 |
Jozueu 6 / Joz 6 |
Jozueu 7 / Joz 7 |
Jozueu 8 / Joz 8 |
Jozueu 9 / Joz 9 |
Jozueu 10 / Joz 10 |
Jozueu 11 / Joz 11 |
Jozueu 12 / Joz 12 |
Jozueu 13 / Joz 13 |
Jozueu 14 / Joz 14 |
Jozueu 15 / Joz 15 |
Jozueu 16 / Joz 16 |
Jozueu 17 / Joz 17 |
Jozueu 18 / Joz 18 |
Jozueu 19 / Joz 19 |
Jozueu 20 / Joz 20 |
Jozueu 21 / Joz 21 |
Jozueu 22 / Joz 22 |
Jozueu 23 / Joz 23 |
Jozueu 24 / Joz 24 |