A A A A A
Shqiptare Bibla 1884

Jozueu 15



1
Pjesa që iu dha me short fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre, shtrihej deri në kufirin e Edomit, në shkretëtirën e Tsinit, në skajin jugor.
2
Kufiri i tyre jugor fillonte në skajin e Detit të Kripur, nga kepi që drejtohet në jug,
3
dhe zgjatej në jug në drejtim të të përpjetës së Akrabimit, kalonte nëpër Tsin, pastaj ngjitej në drejtim të Adarit dhe kthente nga ana e Karkaas;
4
kalonte pastaj nga Atsmoni dhe vazhdonte deri në përruan e Egjiptit, dhe mbaronte në det. "Ky do të jetë", tha Jozueu, "kufiri juaj në jug".
5
Kufiri në lindje ishte Deti i Kripur deri në grykëderdhjen e Jordanit. Kufiri verior fillonte me mëngën e detit pranë grykëderdhjes së Jordanit;
6
pastaj kufiri ngjitej në drejtim të Beth-Oglahut, kalonte në veri të Beth-Arabahut dhe ngjitej deri në gurin e Bohanit, birit të Rubenit.
7
Pastaj nga Lugina e Akorit kufiri ngjitej në Debir, kthehej prapa në veri në drejtim të Gilgalit, që ndodhet përballë së përpjetës të Adumumit, në jug të luginës; pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit dhe mbaronte në En-Roguel.
8
Kufiri pas kësaj ngjitej nëpër luginën e birit të Hinonit deri te shpatet jugore të qytetit të Jebusejve (që është Jeruzalemi). Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ndodhet përballë luginës së Hinomit në perëndim, që mbetet në skajin e luginës të Refaimit në veri.
9
Nga maja e malit kufiri shtrihej deri në burimin e ujërave të Neftoahut, vazhdonte në drejtim të qyteteve të malit Efron dhe pastaj kthente deri në Baalah, që është Kirjath-Jearimi.
10
Nga Baalahu kufiri kthente pastaj në perëndim të malit Seir, kalonte mbi faqen veriore të malit Jearim (që është Kesaloni), zbriste në Beth-Shemesh dhe kalonte nëpër Timah.
11
Pastaj kufiri arrinte anën veriore të Ekronit, kthente nga Shikroni, kalonte nëpër malin e Baalahut, shtrihej deri në Jabneel dhe mbaronte në det.
12
Kufiri në perëndim ishte Deti i Madh. Këta ishin rreth e qark kufijtë e bijve të Judës simbas familjeve të tyre.
13
Kalebit, birit të Jefunehut, Jozueu i dha një pjesë në mes të bijve të Judës, ashtu siç e kishte porositur Zoti; Kirjath-Arba, që është Hebroni (Arba ishte ati i Anakut).
14
Dhe Kalebi dëboi që andej tre djemtë e Anakut, Sheshain, Ahimanin dhe Talmain, pasardhës të Anakut;
15
Që këtej ai u ngrit kundër banorëve të Debirit (që më parë quhej Kirjath-Sefer).
16
Dhe Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kirjath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t'i jap për grua vajzën time Aksah".
17
Atëherë Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i Kalebit, e shtiu në dorë, dhe Kalebi i dha për grua bijën e tij Aksah.
18
Kur ajo erdhi të banojë me të, i mbushi mendjen Othnielit t'i kërkonte atit të saj një fushë. Atëherë ajo zbriti nga gomari dhe Kalebi i tha: "Çfarë do?".
19
Ajo iu përgjigj: "Më bëj një dhuratë; mbasi më ke dhënë tokë në Negev, më jep edhe burime ujore". Kështu ai i dhuroi burimet e sipërme dhe burimet e poshtme.
20
Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre;
21
qytetet e vendosura në skajin e fisit të bijve të Judës, në drejtim të kufirit të Edomit, në Negev ishin: Kabtseeli, Ederi dhe Jaguri,
22
Kinahu, Dimonahu, Adadahu,
23
Kadeshi, Hatsori, Ithnami,
24
Zifi, Telemi, Bealothi,
25
Hatsor-Hadattahu, Kerioth-Hetsroni (domethënë në Hatsori),
26
Amami, Shema, Moladahu,
27
Hatsar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti,
28
Hatsar-Shuali, Beer-Sheba, Bizjothjahu,
29
Baala, Ijimi, Etsemi,
30
Eltoladi, Kesili, Hormahu,
31
Tsiklagu, Madmanahu, Sansanahu,
32
Lebaothi, Shilhimi, Aini, Rimoni; gjithsej njëzet e nëntë qytete me fshatrat e tyre.
33
Në ultësirë: Eshaoli, Tsoreahu, Ashnahu,
34
Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami;
35
Jarmuthi, Adulami, Sosohu, Azekahu,
36
Shaaraimi, Adithaimi, Gederahu dhe Gederothaimi: katërmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;
37
Tsenani, Hadashahu, Migdal-Gadi,
38
Dileani, Mitspahu, Joktheeli,
39
Lakishi, Bokskathi, Egloni,
40
Kaboni, Lahmasi, Kitlishi,
41
Gederothi, Beth-Dagoni, Naamahu dhe Makedahu; gjashtëmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;
42
Libnahu, Etheri, Ashani;
43
Jiftahu, Ashna, Netsibi;
44
Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu: nëntë qytete me fshatrat e tyre;
45
Ekroni me qytetet dhe fshatrat e tij;
46
nga Ekroni deri në det, çdo gjë që ishte afër Ashdotit me fshatrat e tyre;
47
Ashdoti me gjithë qytetet dhe fshatrat e tij; Gaza me qytetet dhe fshatrat e tij deri në përroin e Egjiptit dhe në detin e Madh me bregun e tij.
48
Në zonën malore: Shanoiri, Jatiri dhe Sokohu,
49
Danahu, Kirjath-Sanahu, domethënë Debiri,
50
Anabi, Esthemothi, Animi,
51
Gosheni, Holoni dhe Gilohu: njëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre;
52
Arabi, Dumahu, Esheani,
53
Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu,
54
Humtahu, Kirjath-Arba (domethënë Hebroni) dhe Tsiori: nëntë qytete me gjithë fshatrat e tyre;
55
Maoni, Karmeli, Zifi dhe Jutahu,
56
Jizreeli, Jokdeami, Zanoahu,
57
Kaini, Gibeahu dhe Timnahu: dhjetë qytete me fshatrat e tyre;
58
Halhuli, Beth-Tsuri, Gedori,
59
Maarathi, Beth-Anothi dhe Eltekoni: gjashtë qytete me fshatrat e tyre;
60
Kirjath-Baal (domethënë Kirjath-Jearimi) dhe Rabahu: dy qytete bashkë me fshatrat e tyre.
61
Në shkretëtirë: Beth-Arabahu, Midini, Sekakahu,
62
Nibshani, qyteti i kripës dhe Engedi: gjashtë qytete me fshatrat e tyre.
63
Përsa u përket Jebusejve që banonin në Jeruzalem, bijtë e Judës nuk mundën t'i dëbojnë; kështu që Jebusejtë kanë banuar në Jeruzalem bashkë me bijtë e Judës deri në ditën e sotme.