1 |
dhe Abrahami i dha atij edhe të dhjetën e të gjithave. Emri i tij do të thotë më së pari "mbreti i drejtësisë", dhe pastaj edhe "mbreti i Salemit", domethënë "mbreti i paqes". |
2 |
Pa atë, pa nënë, pa gjenealogji, pa pasur as fillim ditësh as fund jete, por i përngjashëm me Birin e Perëndisë, ai mbetet prift në amshim. |
3 |
Merrni me mend, pra, sa i madh ishte ky, të cilit Abrahami i dha të dhjetën e plaçkës. |
4 |
Edhe ata nga bijtë e Levit që marrin priftërinë kanë porosi sipas ligjit të marrin të dhjetën nga populli, pra, nga vëllezërit e tyre, megjithse edhe ata kanë dalë nga mesi i Abrahamit; |
5 |
ndërsa ky, Melkisedeku, ndonëse nuk e kishte gjenealogjinë prej atyre, mori të dhjetën nga Abrahami dhe bekoi atë që kishte premtimet. |
6 |
Dhe s'ka kundërshtim se më i vogli bekohet nga më i madhi. |
7 |
Veç kësaj ata që i marrin të dhjetat janë njerëzit që vdesin, kurse atje i merr ai për të cilin dëshmohet se rron. |
8 |
Dhe, që të them kështu, vetë Levi, që merr të dhjetat, dha të dhjeta te Abrahami, sepse ishte ende në mesin e t'et, kur Melkisedeku i doli përpara. |
9 |
Sepse, po të ishte përkryerja me anë të priftërisë levitike (sepse populli e mori ligji nën atë), ç'nevojë kishte të dilte një prift tjetër sipas rendit të Melkisedekut dhe të mos caktohet sipas rendit të Aaronit? |
10 |
Sepse, po të ndërrohet priftëria, domosdo ndërrohet edhe ligji. |
11 |
Sepse ai për të cilin bëhet fjalë i përket një fisi tjetër, prej të cilit askush nuk i ka shërbyer ndonjëherë altarit; |
12 |
sepse dihet se Perëndia ynë lindi nga fisi i Judës, për të cilin Moisiu nuk tha asgjë lidhur me priftërinë. |
13 |
Dhe kjo bëhet edhe më e qartë, në qoftë se del një prift tjetër pas shëmbëllimit të Melkisedekut, |
14 |
që nuk u bë i tillë në bazë të ligjit të porosisë së mishit, po në bazë të fuqisë të jetës së pashkatërrueshme. |
15 |
Sepse Shkrimi dëshmon: ''Ti je prift për jetë të jetës, sipas rendit të Melkisedekut''. |
16 |
Në këtë mënyrë bie poshtë urdhërimi i mëparshëm, për shkak të dobësisë dhe të padobisë së tij, |
17 |
sepse ligji nuk mbaroi asnjë lloj pune, po futi një shpresë më të mirë, me anë të së cilës i afrohemi Perëndisë. |
18 |
Dhe kjo nuk u bë pa betim. Sepse ata bëheshin priftërinj pa bërë betim, |
19 |
(ndërsa ky në bazë të betimit nga ana e atij që i tha: ''Perëndia u betua dhe nuk do të pendohet: Ti je prift përjetë, sipas rendit të Melkisedekut''). |
20 |
Kështu Jezusi u bë garant i një besëlidhjeje shumë më të mirë. |
21 |
Për më tepër ata qenë bërë priftërinj në numër të madh, sepse vdekja nuk i linte të qëndronin për gjithnjë, |
22 |
kurse ai, mbasi qëndron për jetë të jetës, ka priftëri të patjetërsueshme, |
23 |
prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta. |
24 |
Sepse ne një kryeprift i tillë na duhej, i shenjtë, i pafaj, i papërlyer, i ndarë nga mëkatarët dhe i ngritur përmbi qiej, |
25 |
i cili nuk ka nevojë çdo ditë, si ata kryepriftërinjtë, të ofrojë flijime më parë për mëkatet e veta e pastaj për ato të popullit; sepse këtë e bëri një herë e mirë, kur e kushtoi vetveten. |
26 |
Sepse ligji vë kryepriftërinj njerëz që kanë dobësi, por fjala e betimit, që vjen pas ligjit, vë Birin që është i përkryer në jetë të jetës. |
27 |
Dhe pika kryesore e atyre gjërave që po themi është kjo: ne kemi një kryeprift të tillë, i cili qëndron në të djathtën e fronit të Madhërisë në qiejt, |
28 |
shërbenjës i shenjtërores dhe të tabernakullit të vërtetë, të cilin e ngriti Perëndia e jo njeriu.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Hebrenjve 7:1 |
Hebrenjve 7:2 |
Hebrenjve 7:3 |
Hebrenjve 7:4 |
Hebrenjve 7:5 |
Hebrenjve 7:6 |
Hebrenjve 7:7 |
Hebrenjve 7:8 |
Hebrenjve 7:9 |
Hebrenjve 7:10 |
Hebrenjve 7:11 |
Hebrenjve 7:12 |
Hebrenjve 7:13 |
Hebrenjve 7:14 |
Hebrenjve 7:15 |
Hebrenjve 7:16 |
Hebrenjve 7:17 |
Hebrenjve 7:18 |
Hebrenjve 7:19 |
Hebrenjve 7:20 |
Hebrenjve 7:21 |
Hebrenjve 7:22 |
Hebrenjve 7:23 |
Hebrenjve 7:24 |
Hebrenjve 7:25 |
Hebrenjve 7:26 |
Hebrenjve 7:27 |
Hebrenjve 7:28 |
|
|
|
|
|
|
Hebrenjve 1 / Heb 1 |
Hebrenjve 2 / Heb 2 |
Hebrenjve 3 / Heb 3 |
Hebrenjve 4 / Heb 4 |
Hebrenjve 5 / Heb 5 |
Hebrenjve 6 / Heb 6 |
Hebrenjve 7 / Heb 7 |
Hebrenjve 8 / Heb 8 |
Hebrenjve 9 / Heb 9 |
Hebrenjve 10 / Heb 10 |
Hebrenjve 11 / Heb 11 |
Hebrenjve 12 / Heb 12 |
Hebrenjve 13 / Heb 13 |