1 |
nga doktrina për pagëzimet, të vënies së duarve, të ringjalljes të të vdekurve dhe të gjyqit të përjetshëm; |
2 |
dhe këtë do ta bëjmë, në e lejoftë Perëndia. |
3 |
Sepse ata që janë ndriçuar një herë, e shijuan dhuntinë qiellore dhe u bënë pjestarë të Frymës së Shenjtë, |
4 |
dhe shijuan fjalën e mirë të Perëndisë dhe mrrekullitë e jetës së ardhshme, |
5 |
dhe po u rrëzuan, është e pamundur t'i sjellësh përsëri në pendim, sepse ata, për vete të tyre, e kryqëzojnë përsëri Birin e Perëndisë dhe e poshtërojnë. |
6 |
Sepse toka, që pi shiun, i cili bie shpesh mbi të dhe prodhon barëra të dobishme për ata që e punojnë, merr bekim nga Perëndia; |
7 |
kurse, po të prodhojë ferra e murriza, shahet edhe afër mallkimit dhe fundi i vet është për t'u djegur. |
8 |
Dhe ndonëse flasim kështu, ne, o të dashur, lidhur me ju jemi të bindur për gjëra më të mira dhe që i takojnë shpëtimit; |
9 |
sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij me shërbesën që u bëtë dhe po u bëni shenjtorëve. |
10 |
Dhe dëshirojmë që secili nga ju të tregojë deri në fund të njëjtin zell për të arritur në sigurimin e plotë të shpresës, |
11 |
që të mos bëheni përtacë, por t'u përngjani atyre që nëpërmjet besim dhe durim trashëgojnë premtimet. |
12 |
Sepse kur Perëndia i dha premtimin Abrahamit, duke qenë se s'kishte ndonjë më të madh që të përbetohej, bëri be me veten e tij |
13 |
duke thënë: ''Sigurisht do të të bekoj dhe do të të shumoj fort''. |
14 |
Dhe kështu Abrahami, duke pritur me durim, fitoi premtimin. |
15 |
Sepse njerëzit bëjnë be për dikë që është më i madh, dhe në këtë mënyrë betimi për ta është garancia që i jep fund çdo mosmarrëveshjeje. |
16 |
Kështu Perëndia, duke dashur t'u tregojë trashëgimtarëve të premtimit në mënyrë më të qartë palëkundshmërinë e vendimit të tij vuri ndërmjetës betimin, |
17 |
që me anë të dy gjërave të pandryshueshme, në të cilat është e pamundur të Perëndia të gënjejë, të kemi trimërim të madh ne, që kemi kërkuar strehë duke u kapur nga shpresa që na u vu përpara. |
18 |
Kjo shpresë që ne kemi është si një spirancë e sigurt dhe e patundur, dhe që hyn deri në brendësinë e velit, |
19 |
ku ka hyrë Krishti, si pararendës për ne, pasi u bë kryeprift në amshim sipas rendit të Melkisedekut. |
20 |
Sepse ky Melkisedeku, mbret i Salemit dhe prift i Shumë të Lartit Perëndi, i doli përpara Abrahamit, kur po kthehej nga disfata e mbretërve dhe e bekoi;
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Hebrenjve 6:1 |
Hebrenjve 6:2 |
Hebrenjve 6:3 |
Hebrenjve 6:4 |
Hebrenjve 6:5 |
Hebrenjve 6:6 |
Hebrenjve 6:7 |
Hebrenjve 6:8 |
Hebrenjve 6:9 |
Hebrenjve 6:10 |
Hebrenjve 6:11 |
Hebrenjve 6:12 |
Hebrenjve 6:13 |
Hebrenjve 6:14 |
Hebrenjve 6:15 |
Hebrenjve 6:16 |
Hebrenjve 6:17 |
Hebrenjve 6:18 |
Hebrenjve 6:19 |
Hebrenjve 6:20 |
|
|
|
|
|
|
Hebrenjve 1 / Heb 1 |
Hebrenjve 2 / Heb 2 |
Hebrenjve 3 / Heb 3 |
Hebrenjve 4 / Heb 4 |
Hebrenjve 5 / Heb 5 |
Hebrenjve 6 / Heb 6 |
Hebrenjve 7 / Heb 7 |
Hebrenjve 8 / Heb 8 |
Hebrenjve 9 / Heb 9 |
Hebrenjve 10 / Heb 10 |
Hebrenjve 11 / Heb 11 |
Hebrenjve 12 / Heb 12 |
Hebrenjve 13 / Heb 13 |