1 |
Duhet, pra, që peshkopi të jetë i patëmetë, burrë i një gruaje të vetme, të jetë i përmbajtur, i arsyeshëm, i matur, mikpritës, i zoti të mësojë të tjerët, |
2 |
të mos jepet pas verës, të mos jetë i dhunshëm, të mos jetë koprac, por i butë, jo grindavec, të mos lakmojë paranë; |
3 |
njeri që e qeveris mirë familjen e vet dhe i ka fëmijët të bindur me çdo lloj mirësjellje; |
4 |
(sepse në qoftë se dikush nuk di të qeverisë familjen e vet, si do të kujdeset për kishën e Perëndisë?). |
5 |
Të mos jetë i posakthyer në besim, që të mos i rritet mendja dhe të bjerë në gabimet e djallit. |
6 |
Madje duhet që ai të ketë dëshmim të mirë edhe ndër të jashtmit, që të mos shahet dhe të bjerë në lakun e djallit. |
7 |
Gjithashtu dhjakët duhet të jenë dinjitozë, jo me dy faqe në fjalë, të mos jepen pas verës së tepërt, të mos lakmojnë fitime të paligjshme, |
8 |
dhe ta ruajnë misterin e besimit me ndërgjegje të pastër. |
9 |
Edhe këta le të vihen më parë në provë, pastaj ta kryejnë shërbesën e tyre po të jenë të patëmetë. |
10 |
Edhe bashkëshortet e tyre të kenë dinjitet, jo shpifarake, por të përmbajtura dhe besnike në gjithçka. |
11 |
Dhjakët të jenë bashkëshortë të një gruaje të vetme, t'i drejtojnë mirë fëmijët dhe familjet e veta. |
12 |
Sepse ata që e kanë kryer mirë shërbesën, fitojnë reputacion të mirë dhe siguri të madhe në besimin në Jezu Krishtin. |
13 |
Po t'i shkruaj këto gjëra duke shpresuar që të vij së shpejti te ti, |
14 |
por, po u vonova, të dish se si duhet të sillesh në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe mbështetja e së vërtetës. |
15 |
Dhe s'ka asnjë dyshim se misteri i mëshirës është i madh: Perëndia u shfaq në mish, u shfajësua në Frymë, u duk ndër engjëj, u predikua ndër johebrenj, u besua në botë, u ngrit në lavdi. |
16 |
Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve,
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 Timoteut 3:1 |
1 Timoteut 3:2 |
1 Timoteut 3:3 |
1 Timoteut 3:4 |
1 Timoteut 3:5 |
1 Timoteut 3:6 |
1 Timoteut 3:7 |
1 Timoteut 3:8 |
1 Timoteut 3:9 |
1 Timoteut 3:10 |
1 Timoteut 3:11 |
1 Timoteut 3:12 |
1 Timoteut 3:13 |
1 Timoteut 3:14 |
1 Timoteut 3:15 |
1 Timoteut 3:16 |
|
|
|
|
|
|
1 Timoteut 1 / 1Tim 1 |
1 Timoteut 2 / 1Tim 2 |
1 Timoteut 3 / 1Tim 3 |
1 Timoteut 4 / 1Tim 4 |
1 Timoteut 5 / 1Tim 5 |
1 Timoteut 6 / 1Tim 6 |