1 |
për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder. |
2 |
Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, |
3 |
i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t'ia arrijnë njohjes të së vërtetës. |
4 |
Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri, |
5 |
i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar, |
6 |
për të cilin unë u vura predikues dhe apostull (them të vërtetën në Krisht, nuk gënjej), mësues i johebrenjve në besim dhe në të vërtetë. |
7 |
Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje. |
8 |
Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta, |
9 |
po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri. |
10 |
Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim. |
11 |
Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje. |
12 |
Në fakt së pari u formua Adami dhe më pas Eva. |
13 |
Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje. |
14 |
Megjithatë ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në shenjtërim me modesti. |
15 |
Kjo fjalë është e sigurt: Në qoftë se dikush dëshiron të bëhet peshkop, dëshiron një punë të mirë."
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 Timoteut 2:1 |
1 Timoteut 2:2 |
1 Timoteut 2:3 |
1 Timoteut 2:4 |
1 Timoteut 2:5 |
1 Timoteut 2:6 |
1 Timoteut 2:7 |
1 Timoteut 2:8 |
1 Timoteut 2:9 |
1 Timoteut 2:10 |
1 Timoteut 2:11 |
1 Timoteut 2:12 |
1 Timoteut 2:13 |
1 Timoteut 2:14 |
1 Timoteut 2:15 |
|
|
|
|
|
|
1 Timoteut 1 / 1Tim 1 |
1 Timoteut 2 / 1Tim 2 |
1 Timoteut 3 / 1Tim 3 |
1 Timoteut 4 / 1Tim 4 |
1 Timoteut 5 / 1Tim 5 |
1 Timoteut 6 / 1Tim 6 |