1 |
Ngulmoni në të lutur, duke ndenjur zgjuar në të me falendërim. |
2 |
Dhe duke u lutur në të njëtën kohë edhe për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit, për shkakun e të cili jam edhe i burgosur, |
3 |
në mënyrë që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet. |
4 |
Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën. |
5 |
Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t'i përgjigjeni gjithsecilit. |
6 |
Tikiku, vëllai i dashur, dhe shërbenjës besnik, dhe shoku im i shërbimit në Zotin, do t'jua tregojë gjithçka lidhur me mua; |
7 |
unë e dërgova te ju pikërisht për këtë arsye, që të njoh situatën tuaj dhe të ngushëllojë zemrat tuaja, |
8 |
bashkë me Onesimin, vëlla besnik dhe i dashur, që është nga tuajt; ata do t'ju tregojnë juve të gjitha gjërat e këtushme. |
9 |
Aristarku, i burgosur me mua, ju përshëndet bashkë me Markun, kushëririn e Barnabës (për të cilin keni marrë mësimin, po të vijë te ju, ta mirëprisni), |
10 |
dhe Jezusi, i quajtur Just, të cilët vijnë nga rrethprerja; këta janë të vetmit bashkëpunëtorë në veprën e mbretërisë së Perëndisë, të cilët qenë për mua ngushullim. |
11 |
Epafrai, që është nga tuajt dhe shërbëtor i Krishtit, ju përshëndet; ai lufton gjithnjë për ju në lutje, që ju të qëndroni të përsosur dhe të përkryer në gjithë vullnetin e Perëndisë. |
12 |
Në fakt unë dëshmoj për të se ai ka zell të madh për ju, për ata që janë në Laodice dhe për ata që janë në Hierapolis. |
13 |
I dashur Lluka, mjeku, dhe Dema ju përshëndesin. |
14 |
U bëni të fala vëllezërve që janë në Laodice, Ninfës dhe kishës që është në shtëpinë e tij. |
15 |
Dhe, mbasi të jetë lexuar kjo letër ndër ju, bëni që të lexohet edhe në kishën e Laodikasve; dhe ju gjithashtu lexoni atë të Laodices. |
16 |
Dhe i thoni Arkipit: ''Ki kujdes shërbesën që more në Zotin, që ta plotësosh''. |
17 |
Përshëndetja është shkruar me dorën time, nga unë, Pali. Kujtoni prangat e mia. Hiri qoftë me ju. Amen. |
18 |
Pali, Silvani dhe Timoteu, kishës së Thesalonikasve në Perëndinë Atë dhe në Zotin Jezu Krisht: paçi hir dhe paqe prej Perëndisë, Atit tonë, dhe prej Zotit Jezu Krisht.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Kolosianëve 4:1 |
Kolosianëve 4:2 |
Kolosianëve 4:3 |
Kolosianëve 4:4 |
Kolosianëve 4:5 |
Kolosianëve 4:6 |
Kolosianëve 4:7 |
Kolosianëve 4:8 |
Kolosianëve 4:9 |
Kolosianëve 4:10 |
Kolosianëve 4:11 |
Kolosianëve 4:12 |
Kolosianëve 4:13 |
Kolosianëve 4:14 |
Kolosianëve 4:15 |
Kolosianëve 4:16 |
Kolosianëve 4:17 |
Kolosianëve 4:18 |
|
|
|
|
|
|
Kolosianëve 1 / Kol 1 |
Kolosianëve 2 / Kol 2 |
Kolosianëve 3 / Kol 3 |
Kolosianëve 4 / Kol 4 |