1 |
që zemrat e tyre të ngushëllohen, duke u bashkuar në dashuri, dhe të kenë të gjitha pasuritë e sigurisë së plotë të zgjuarësisë për të njohur misterin e Perëndisë, e Atit dhe të Krishtit, |
2 |
ku janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes. |
3 |
Dhe po ju them këtë, që askush të mos ju gënjejë me fjalë joshëse, |
4 |
sepse, edhe pse me trup jam larg jush, me frymën jam bashkë me ju dhe gëzohem duke parë rregullin dhe qëndrueshmërinë e besimit tuaj në Krishtin. |
5 |
Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të, |
6 |
duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse ju mësuan, duke mbushulluar në të me falenderim. |
7 |
Tregoni kujdes se mos ndokush ju bën prenë e tij me anë të filozofisë dhe me mashtrime të kota, sipas traditës së njerëzve, sipas elementeve të botës dhe jo sipas Krishtit, |
8 |
sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë. |
9 |
Dhe ju keni marrë plotësinë në të, sepse ai është krye e çdo principate e pushteti, |
10 |
në të cilin ju edhe u rrethpretë me një rrethprerje që nuk u bë me dorë, por me rrethprerjen e Krishtit, me anë të zhveshjes së trupit nga mëkatet e mishit: |
11 |
të varrosur bashkë në të në pagëzim, ju edhe u ringjallët bashkë në të, me anë të besimit në fuqinë e Perëndisë që e ka ringjallur prej së vdekurish. |
12 |
Dhe bashkë me të Perëndia ju dha jetë ju, që kishit vdekur në mëkate dhe në parrethprerjen e mishit, duke jua falur të gjitha mëkatet. |
13 |
Ai e zhvlerësoi dokumentin e urdhërimeve, që ishte kundër nesh dhe ishte kundërshtar, dhe e hoqi nga mesi duke e mbërthyer në kryq; |
14 |
dhe mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të. |
15 |
Prandaj askush të mos ju gjykojë për ushqime ose pije, për festa o hënë të re, o të shtuna; |
16 |
këto gjëra janë hija e atyre që kanë për të ardhur; por trupi është i Krishtit. |
17 |
Askush të mos përvetësojë prej jush çmimin me pretekst përulësie dhe kulti të engjëjve, duke u përzier në gjëra që nuk i ka parë, i fryrë nga një krenari e kotë për shkak të mendjes së tij mishore, |
18 |
dhe nuk mbahet te kryet, prej të cilit gjithë trupi, i ushqyer mirë dhe i lidhur i tëri me anë të nyjeve dhe të gjymtyrëve rritet me rritjen e Perëndisë. |
19 |
Pra, në qoftë se vdiqët me Krishtin nga elementet e botës, përse u nënshtroheni disa rregullave, a thua se jetoni ende në botë, si: |
20 |
''Mos prek, mos shijo, mos merr'', |
21 |
të gjitha gjërat që prishen nga përdorimi, sipas urdhërimeve dhe mësimeve të njerëzve? |
22 |
Këto gjëra kanë ndonjë dukje diturie në devotshmërinë e zgjedhur vullnetarisht, në përunjësinë e rreme dhe në trajtimin e ashpër të trupit, por nuk kanë asnjë vlerë kundër kënaqësisë së mishit. |
23 |
Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Kolosianëve 2:1 |
Kolosianëve 2:2 |
Kolosianëve 2:3 |
Kolosianëve 2:4 |
Kolosianëve 2:5 |
Kolosianëve 2:6 |
Kolosianëve 2:7 |
Kolosianëve 2:8 |
Kolosianëve 2:9 |
Kolosianëve 2:10 |
Kolosianëve 2:11 |
Kolosianëve 2:12 |
Kolosianëve 2:13 |
Kolosianëve 2:14 |
Kolosianëve 2:15 |
Kolosianëve 2:16 |
Kolosianëve 2:17 |
Kolosianëve 2:18 |
Kolosianëve 2:19 |
Kolosianëve 2:20 |
Kolosianëve 2:21 |
Kolosianëve 2:22 |
Kolosianëve 2:23 |
|
|
|
|
|
|
Kolosianëve 1 / Kol 1 |
Kolosianëve 2 / Kol 2 |
Kolosianëve 3 / Kol 3 |
Kolosianëve 4 / Kol 4 |