A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Përtërirë 33

1
Ky është bekimi me të cilin Moisiu, njeri i Perëndisë, bekoi bijtë e Izraelit, para se të vdiste.
2
Dhe u tha: "Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta në Seir; u paraqit në madhështinë e tij nga mali Paran, arriti nga mesi i një morie shenjtorësh; nga e djathta e tyre dilte për ta një ligj i zjarrtë.
3
Me siguri ai i do popujt; të gjithë shenjtorët e tij janë në duart e tua; ata janë ulur në këmbët e tua, secili i dëgjon fjalët e tua.
4
Moisiu na ka urdhëruar një ligj, një trashëgimi të asamblesë së Jakobit.
5
Ai ka qenë mbret në Jeshuruni, kur mblidheshin krerët e popullit, tërë fiset e Izraelit tok.
6
Rroftë Rubeni dhe mos vdektë; por njerëzit e tij mbetshin pak".
7
Judës përkundrazi i tha këto: "Dëgjo, o Zot, zërin e Judës dhe ktheje tek populli i tij; dora e tij lufton për çështjen e tij; bëhu ti një ndihmës i tij kundër armiqve të tij.
8
Pastaj për Levin tha: "Thumimët dhe Urimët e tu i përkasin njeriut tënd besimtar, që ti provove në Masa dhe me të cilin je grindur në ujërat e Meribës.
9
Ai thotë për të atin dhe për të ëmën: "Unë nuk i kam parë"; ai nuk i njohu vëllezërit e tij dhe nuk njohu bijtë; sepse Levitët kanë respektuar fjalën tënde dhe kanë ruajtur besëlidhjen tënde.
10
Ata u mësojnë dekretet e tua Jakobit dhe ligjin tënd Izraelit; vënë temjanin para teje dhe tërë olokaustin mbi altarin tënd.
11
O Zot, beko forcën e tij dhe prano veprën e duarve të tij. Shpo tej e përtej ata që ngrejnë krye kundër atij dhe që e urrejnë, me qëllim që të mos ngrihen më".
12
Përsa i përket Beniaminit, ai tha: "I dashuri i Zotit do të banojë me siguri pranë tij. Zoti do ta mbrojë vazhdimisht dhe do të banojë në krahët e tij".
13
Përsa i përket Jozefit, ai tha: "Vendi i tij qoftë i bekuar nga Zoti me dhurata të çmuara të qiellit, me vesën, me ujërat e humnerës që ndodhet poshtë,
14
me frytet e çmuara të diellit, me prodhimet e çmuara të çdo muaji,
15
me prodhimet më të mira të maleve të lashta, me dhuratat e çmuara të kodrave të përjetshme,
16
me dhuratat e çmuara të tokës dhe të të gjitha gjërave që ajo përmban. Favori i atij që ishte në ferrishte të bjerë mbi kryet e Jozefit, mbi majën e kokës së atij që është zgjedhur ndërmjet vëllezërve të tij!
17
Madhështia e tij është si ajo e demit të tij të parëlindur, brirët e tij janë si brirët e një bualli. Me to do të shpojë tërë popujt, deri në skajet e dheut. Këto janë moritë e Efraimit. Këto janë mijërat e Manasit".
18
Përsa i përket Zabulonit, ai tha: "Gëzoje, Zabulon, daljen tënde, dhe ti Isakar, ndejtjen në çadrat e tua!
19
Ata do të thërrasin popujt në mal dhe aty do të ofrojnë flijime drejtësie; sepse ata do të thithin bollëkun e detrave dhe thesaret e fshehura në rërë".
20
Përsa i përket Gadit, ai tha: "I bekuar qoftë ai që e shtrin Gadin. Ai rri shtrirë si një luaneshë dhe copëton krahë dhe kafkë.
21
Ai shtie në dorë pjesën e parë për veten e tij, sepse aty ishte pjesa e parë e rezervuar e udhëheqësit; ai erdhi me krerët e popullit dhe zbatoi drejtësinë e Zotit dhe dekretet e tij me Izraelin".
22
Përsa i përket Danit, ai tha: "Dani është një luan i vogël, që hidhet nga Bashani".
23
Përsa i përket Neftalit, ai tha: "O Neftali, i ngopur me favore dhe i mbushur me bekime të Zotit, pushto perëndimin dhe jugun".
24
Përsa i përket Asherit, ai tha: "Më i bekuari nga tërë bijtë qoftë Asheri! Le të jetë i preferuari i vëllezërve të tij dhe të zhysë këmbën e tij në vaj.
25
Sandalet e tij të jenë prej hekuri dhe prej bronzi, dhe forca jote të vazhdojë sa janë ditët e tua.
26
Askush nuk është barabar me Perëndinë e Jeshurunit, që shkon me kalë nëpër qiejtë në ndihmën tënde dhe shkon mbi retë me madhështinë e tij.
27
Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm. Ai do ta dëbojë armikun para teje dhe do të thotë: "Shkatërroje!".
28
Atëherë Izraeli do ta ndiejë veten të sigurtë, në një vend gruri dhe mushti; dhe qielli i tij di të japë vesë.
29
Ti je i lumtur, o Izrarel! Kush është barabar me ty, o popull i shpëtuar nga Zoti? Ai është mburoja që të ndihmon dhe shpata e lavdisë sate. Armiqtë e tu do të të nënshtrohen dhe ti do të shkelësh vendet e tyre të larta".
Përtërirë 33:1
Përtërirë 33:2
Përtërirë 33:3
Përtërirë 33:4
Përtërirë 33:5
Përtërirë 33:6
Përtërirë 33:7
Përtërirë 33:8
Përtërirë 33:9
Përtërirë 33:10
Përtërirë 33:11
Përtërirë 33:12
Përtërirë 33:13
Përtërirë 33:14
Përtërirë 33:15
Përtërirë 33:16
Përtërirë 33:17
Përtërirë 33:18
Përtërirë 33:19
Përtërirë 33:20
Përtërirë 33:21
Përtërirë 33:22
Përtërirë 33:23
Përtërirë 33:24
Përtërirë 33:25
Përtërirë 33:26
Përtërirë 33:27
Përtërirë 33:28
Përtërirë 33:29
Përtërirë 1 / Për 1
Përtërirë 2 / Për 2
Përtërirë 3 / Për 3
Përtërirë 4 / Për 4
Përtërirë 5 / Për 5
Përtërirë 6 / Për 6
Përtërirë 7 / Për 7
Përtërirë 8 / Për 8
Përtërirë 9 / Për 9
Përtërirë 10 / Për 10
Përtërirë 11 / Për 11
Përtërirë 12 / Për 12
Përtërirë 13 / Për 13
Përtërirë 14 / Për 14
Përtërirë 15 / Për 15
Përtërirë 16 / Për 16
Përtërirë 17 / Për 17
Përtërirë 18 / Për 18
Përtërirë 19 / Për 19
Përtërirë 20 / Për 20
Përtërirë 21 / Për 21
Përtërirë 22 / Për 22
Përtërirë 23 / Për 23
Përtërirë 24 / Për 24
Përtërirë 25 / Për 25
Përtërirë 26 / Për 26
Përtërirë 27 / Për 27
Përtërirë 28 / Për 28
Përtërirë 29 / Për 29
Përtërirë 30 / Për 30
Përtërirë 31 / Për 31
Përtërirë 32 / Për 32
Përtërirë 33 / Për 33
Përtërirë 34 / Për 34