A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Përtërirë 30

1
"Kështu, kur të të kenë rënë në kurriz tërë këto gjëra, bekimi dhe mallkimi që unë të kam vënë përpara, dhe ti do t'ua kujtosh të gjitha kombeve në mes të të cilëve Zoti, Perëndia yt, do të të ketë dëbuar,
2
dhe kur të kthehesh tek Zoti, Perëndia yt, dhe t'i bindesh zërit të tij, ti dhe bijtë e tu, me gjithë zemër e më gjithë shpirt, duke respektuar tërë ato që po të urdhëroj sot,
3
Zoti, Perëndia yt, do të të kthejë nga skllavëria, do të ketë mëshirë për ty dhe do të të mbledhë përsëri nga radhët e të gjithë popujve, ndër të cilët Zoti, Perëndia yt, të kishte shpërndarë.
4
Edhe sikur të kesh qenë përzënë në skajin e qiellit, Zoti, Perëndia yt, do të të mbledhë dhe do të marrë që andej.
5
Zoti, Perëndia yt, do të të rikthejë në vendin që etërit e tu kanë zotëruar dhe ti do ta zotërosh atë; dhe ai do të të bëjë të mira dhe do të të shumëzojë më tepër se etërit e tu.
6
Zoti, Perëndia yt, do ta rrethpresë zemrën tënde dhe zemrën e pasardhësve të tu, që ti ta duash Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, dhe kështu ti të jetosh.
7
Dhe Zoti, Perëndia yt, do t'i lëshojë tërë këto mallkime mbi armiqtë e tu dhe mbi tërë ata që të urrejnë dhe të kanë persekutuar.
8
Ti përkundrazi do të kthehesh dhe do t'i bindesh zërit të Zotit dhe do të zbatosh në praktikë të gjitha urdhërimet që të porosit sot.
9
Zoti, Perëndia yt, do të sjellë shumë mbarësi në gjithë veprën e duarve të tua, në frytin e barkut tënd, në frytin e bagëtisë sate dhe në frytin e tokës sate; sepse Zoti do të kënaqet përsëri duke të të bërë të mirën, ashtu si u kënaq kur ua bëri etërve të tu,
10
sepse do t'i bindesh zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar urdhërimet dhe statutet e tij që janë shkruar në këtë libër të ligjit, sepse do të jesh rikthyer tek Zoti, Perëndia yt, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.
11
Ky urdhërim që të jap sot nuk është shumë i vështirë për ty, as shumë larg teje.
12
Nuk është në qiell, që ti të thuash: "Kush do të ngjitet në qiell që të na e sjellë dhe ta dëgjojmë, me qëllim që ta zbatojmë në praktikë?".
13
Dhe nuk është matanë detit që ti të thuash: "Kush do të kalojë për ne matanë detit që të na e sjellë dhe ta dëgjojmë, në mënyrë që ta zbatojmë në praktikë?".
14
Por fjala është shumë afër teje; është në gojën tënde dhe në zemrën tënde, që ti ta zbatosh në praktikë.
15
Shiko, unë vë sot para teje jetën dhe të mirën, vdekjen dhe të keqen;
16
prandaj unë të urdhëroj ta duash Zotin, Perëndinë tënd, të ecësh në rrugët e tij, të respektosh urdhërimet, statutet dhe dekretet e tij, që ti të jetosh dhe të shumëzohesh; dhe Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë në vendin që ti po shkon për ta pushtuar.
17
Por në qoftë se zemra jote shikon gjetiu dhe ti nuk bindesh dhe e lë veten të biesh përmbys para perëndive të tjera dhe t'u shërbesh atyre,
18
unë ju deklaroj sot që me siguri keni për t'u zhdukur, që nuk do t'i zgjatni ditët tuaja në vendin ku po gatiteni të hyni për ta pushtuar, duke kaluar Jordanin.
19
Unë marr sot si dëshmitarë kundër teje qiellin dhe tokën, që unë të kam vënë përpara jetës dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetën që të mund të jetoni ti dhe pasardhësit e tu,
20
dhe të mund ta duash Zotin, Perëndinë tënd, t'i bindesh zërit të tij dhe të qendrosh i lidhur ngushtë me të, sepse ai është jeta jote dhe gjatësia e ditëve të tua, kështu që ti të mund të jetosh në vendin që Zoti u betua t'u japë etërve të tu: Abrahamit, Isakut dhe Jakobit".
Përtërirë 30:1
Përtërirë 30:2
Përtërirë 30:3
Përtërirë 30:4
Përtërirë 30:5
Përtërirë 30:6
Përtërirë 30:7
Përtërirë 30:8
Përtërirë 30:9
Përtërirë 30:10
Përtërirë 30:11
Përtërirë 30:12
Përtërirë 30:13
Përtërirë 30:14
Përtërirë 30:15
Përtërirë 30:16
Përtërirë 30:17
Përtërirë 30:18
Përtërirë 30:19
Përtërirë 30:20
Përtërirë 1 / Për 1
Përtërirë 2 / Për 2
Përtërirë 3 / Për 3
Përtërirë 4 / Për 4
Përtërirë 5 / Për 5
Përtërirë 6 / Për 6
Përtërirë 7 / Për 7
Përtërirë 8 / Për 8
Përtërirë 9 / Për 9
Përtërirë 10 / Për 10
Përtërirë 11 / Për 11
Përtërirë 12 / Për 12
Përtërirë 13 / Për 13
Përtërirë 14 / Për 14
Përtërirë 15 / Për 15
Përtërirë 16 / Për 16
Përtërirë 17 / Për 17
Përtërirë 18 / Për 18
Përtërirë 19 / Për 19
Përtërirë 20 / Për 20
Përtërirë 21 / Për 21
Përtërirë 22 / Për 22
Përtërirë 23 / Për 23
Përtërirë 24 / Për 24
Përtërirë 25 / Për 25
Përtërirë 26 / Për 26
Përtërirë 27 / Për 27
Përtërirë 28 / Për 28
Përtërirë 29 / Për 29
Përtërirë 30 / Për 30
Përtërirë 31 / Për 31
Përtërirë 32 / Për 32
Përtërirë 33 / Për 33
Përtërirë 34 / Për 34