A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Përtërirë 26

1
"Kur të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, dhe ta shtiesh në dorë dhe të banosh në të,
2
do të marrësh disa nga prodhimet e para të të gjitha prodhimeve të tokës të mbledhura nga ti në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, do t'i vësh në një shportë dhe do të shkosh në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.
3
Pastaj do t'i paraqitesh priftit në funksion ato ditë dhe do t'i thuash: "Unë i deklaroj sot Zotit, Perëndisë tënd, që kam hyrë në vendin që Zoti u betua t'u japë etërve tanë".
4
Atëherë prifti do të marrë shportën nga duart e tua dhe do ta vërë përpara altarit të Zotit, Perëndisë tënd;
5
dhe ti do të përgjigjesh duke thënë para Zotit, Perëndisë tënd: "Ati im ishte një Arameo para se të vdesë; ai zbriti në Egjipt dhe banoi aty si i huaj me pak njerëz; aty u bë një komb i madh, i fuqishëm dhe i shumtë.
6
Por Egjiptasit na trajtuan keq, na shtypën dhe na imponuan një skllavëri të rëndë.
7
Atëherë bërtitëm dhe Zoti, Perëndia i etërve tanë, e dëgjoi zërin tonë, pa dëshpërimin tonë, punën tonë të rëndë dhe shtypjen tonë.
8
Kështu Zoti na nxori nga Egjipti me një dorë të fuqishme dhe me krah të shtrirë, me gjëra të tmerrshme e me mrekulli dhe me shenja;
9
pastaj na solli këtu dhe na dha këtë vend, ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.
10
Dhe ja tani unë solla prodhimet e para të tokës që ti, o Zot, më ke dhënë!". Do t'i vendosësh para Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të biesh përmbys përpara Zotit, Perëndisë tënd;
11
dhe do të gëzoheni, ti, Leviti dhe i huaji që ndodhet në radhët e tua për të mirat që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë ty dhe shtëpisë sate.
12
Kur të kesh mbaruar së dhëni tërë të dhjetat e të ardhurave të tua në vitin e tretë, viti i të dhjetave, dhe ua ke dhënë Levitit, të huajit, jetimit dhe gruas së ve, me qëllim që t'i hanë brenda portave të tua dhe të ngopen,
13
do të thuash përpara Zotit, Perëndisë tënd: "Unë kam hequr nga shtëpia ime atë që është shenjtëruar dhe ua kam dhënë Levitit, të huajit, jetimit dhe gruas së ve, në bazë të të gjitha gjërave që më ke urdhëruar; nuk kam shkelur as kam harruar asnjë nga urdhrat e tua.
14
Nuk i hëngra gjatë zisë sime, nuk mora prej tyre kur isha i papastër dhe nuk ua ofrova të vdekurve; iu binda zërit të Zotit, Perëndisë tim, dhe veprova në bazë të të gjitha gjërave që më ke urdhërar.
15
Kthe ndaj nesh vështrimin tënd nga banesa jote e shenjtë, nga qielli, dhe beko popullin tënd të Izraelit dhe vendin që na ke dhënë, siç iu betove etërve tanë, një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.
16
Sot Zoti, Perëndia yt, të urdhëron të zbatosh në praktikë këto statute dhe dekrete; ki kujdes që t'i zbatosh me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.
17
Ti sot deklarove që Zoti është Perëndia yt, që do të ecësh në rrugët e tij dhe do të respektosh statutet, urdhërimet dhe dekretet e tij, dhe do t'i bindesh zërit të tij.
18
Sot Zoti ka deklaruar gjithashtu që ti je popull i tij, një thesar i veçantë, siç të ka thënë, me qëllim që ti të respektosh të githa urdhërimet e tij,
19
dhe ti të mund të lartësohesh mbi të gjitha kombet që ai ka bërë për lavdi, famë dhe zulmë dhe që ti të jesh një popull i shenjtëruar për Zotin, Perëndinë tënd, ashtu siç e ka thënë ai".
Përtërirë 26:1
Përtërirë 26:2
Përtërirë 26:3
Përtërirë 26:4
Përtërirë 26:5
Përtërirë 26:6
Përtërirë 26:7
Përtërirë 26:8
Përtërirë 26:9
Përtërirë 26:10
Përtërirë 26:11
Përtërirë 26:12
Përtërirë 26:13
Përtërirë 26:14
Përtërirë 26:15
Përtërirë 26:16
Përtërirë 26:17
Përtërirë 26:18
Përtërirë 26:19
Përtërirë 1 / Për 1
Përtërirë 2 / Për 2
Përtërirë 3 / Për 3
Përtërirë 4 / Për 4
Përtërirë 5 / Për 5
Përtërirë 6 / Për 6
Përtërirë 7 / Për 7
Përtërirë 8 / Për 8
Përtërirë 9 / Për 9
Përtërirë 10 / Për 10
Përtërirë 11 / Për 11
Përtërirë 12 / Për 12
Përtërirë 13 / Për 13
Përtërirë 14 / Për 14
Përtërirë 15 / Për 15
Përtërirë 16 / Për 16
Përtërirë 17 / Për 17
Përtërirë 18 / Për 18
Përtërirë 19 / Për 19
Përtërirë 20 / Për 20
Përtërirë 21 / Për 21
Përtërirë 22 / Për 22
Përtërirë 23 / Për 23
Përtërirë 24 / Për 24
Përtërirë 25 / Për 25
Përtërirë 26 / Për 26
Përtërirë 27 / Për 27
Përtërirë 28 / Për 28
Përtërirë 29 / Për 29
Përtërirë 30 / Për 30
Përtërirë 31 / Për 31
Përtërirë 32 / Për 32
Përtërirë 33 / Për 33
Përtërirë 34 / Për 34