A A A A A
Facebook Instagram Twitter
Shqiptare Bibla 1884

Përtërirë 25



1
"Në rast se fillon një grindje midis burrave dhe ata paraqiten në gjyq, gjykatësit do t'i gjykojnë duke i dhënë pafajësinë të pafajshmit dhe duke dënuar fajtorin.
2
Pastaj në se fajtori meriton të rrihet, gjykatësi do të urdhërojë që ta shtrijnë për tokë dhe ta rrahin në prani të tij, me një numër goditjesh simbas shkallës së fajit të tij.
3
Mund t'i jepen dyzet goditje, por jo më tepër, sepse, duke e kaluar këtë masë dhe duke e rrahur me një numër më të madh goditjesh, yt vëlla të mos përçmohet në sytë e tu.
4
Nuk do t'i vësh turizën kaut që shin grurin.
5
Në rast se disa vëllezër banojnë bashkë dhe njeri prej tyre vdes pa lënë fëmijë, gruaja e të ndjerit nuk do të martohet me një të huaj jashtë familjes; i kunati do të hyjë tek ajo dhe do ta marrë
6
dhe i parëlinduri që ajo do të lindë do të marrë emrin e vëllait të vdekur, me qëllim që emri i tij të mos fshihet në Izrael.
7
Por në rast se ai burrë nuk dëshiron të marrë të kunatën, kjo do të ngjitet në portën e pleqve dhe do të thotë: "Im kunat nuk pranon ta ngrerë emrin e vëllait të tij në Izrael; ai nuk dëshiron të kryejë ndaj meje detyrën e kunatit".
8
Atëherë pleqtë e qytetit të tij do ta thërrasin dhe do t'i flasin; dhe në qoftë se ai ngul këmbë dhe thotë: "Nuk dua ta marr",
9
atëherë kunata e tij do t'i afrohet në prani të pleqve do t'i heqë sandalën nga këmba, do ta pështyjë në fytyrë dhe do t'i thotë: "Këtë do të pësojë ai që nuk dëshiron të ndërtojë shtëpinë e vëllait të tij".
10
Dhe emri i tij në Izrael do të jetë: "Shtëpia e atij të cilit i është hequr sandalja".
11
Në rast se dy burra kanë një grindje midis tyre, dhe gruaja e njerit afrohet për të liruar të shoqin nga duart e atij që e rreh, shtrin dorën dhe e kap nga organet gjenitale, asaj do t'i pritet dora;
12
syri yt nuk do të ketë mëshirë për të.
13
Nuk do të kesh në thesin tënd dy pesha, një të madhe dhe një të vogël.
14
Nuk do të kesh në shtëpi dy masa, një të madhe dhe një të vogël.
15
Do të kesh një peshë të saktë dhe të drejtë, do të kesh një masë të saktë dhe të drejtë, me qëllim që ditët e tua të zgjaten në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
16
Sepse të gjithë ata që kryejnë veprime të tilla, të gjithë ata që sillen në mënyrë jo të drejtë, urrehen nga Zoti, Perëndia yt.
17
Kujto atë që të bëri Amaleku gjatë rrugës, kur dolët nga Egjipti;
18
ai të doli përballë rrugës, duke sulmuar nga prapa tërë të dobëtit që ishin të fundit, kur ti ishe i lodhur dhe i mbaruar, dhe nuk pati fare frikë nga Perëndia.
19
Kur, pra, Zoti, Perëndia yt, do të sigurojë qetësi nga armiqtë e tu rreth e përqark vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi për ta pushtuar, do të fshish kujtimin e Amalekut nën qiellin; mos e harro!".











Përtërirë 25:1

Përtërirë 25:2

Përtërirë 25:3

Përtërirë 25:4

Përtërirë 25:5

Përtërirë 25:6

Përtërirë 25:7

Përtërirë 25:8

Përtërirë 25:9

Përtërirë 25:10

Përtërirë 25:11

Përtërirë 25:12

Përtërirë 25:13

Përtërirë 25:14

Përtërirë 25:15

Përtërirë 25:16

Përtërirë 25:17

Përtërirë 25:18

Përtërirë 25:19







Përtërirë 1 / Për 1

Përtërirë 2 / Për 2

Përtërirë 3 / Për 3

Përtërirë 4 / Për 4

Përtërirë 5 / Për 5

Përtërirë 6 / Për 6

Përtërirë 7 / Për 7

Përtërirë 8 / Për 8

Përtërirë 9 / Për 9

Përtërirë 10 / Për 10

Përtërirë 11 / Për 11

Përtërirë 12 / Për 12

Përtërirë 13 / Për 13

Përtërirë 14 / Për 14

Përtërirë 15 / Për 15

Përtërirë 16 / Për 16

Përtërirë 17 / Për 17

Përtërirë 18 / Për 18

Përtërirë 19 / Për 19

Përtërirë 20 / Për 20

Përtërirë 21 / Për 21

Përtërirë 22 / Për 22

Përtërirë 23 / Për 23

Përtërirë 24 / Për 24

Përtërirë 25 / Për 25

Përtërirë 26 / Për 26

Përtërirë 27 / Për 27

Përtërirë 28 / Për 28

Përtërirë 29 / Për 29

Përtërirë 30 / Për 30

Përtërirë 31 / Për 31

Përtërirë 32 / Për 32

Përtërirë 33 / Për 33

Përtërirë 34 / Për 34