A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Përtërirë 20

1
"Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe të shikosh kuaj, qerre dhe njerëz në një numër më të madh se ato që ke ti, mos ki frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, që të bëri të ngjitesh nga vendi i Egjiptit, është me ty.
2
Kështu, në çastin kur do të jeni duke filluar betejën, prifti do të dalë përpara dhe do t'i flasë popullit
3
dhe do t'i thotë: "Dëgjo, Izrael! Sot jeni gatitur për t'u ndeshur me armiqtë tuaj; zemra juaj të mos ju ligështohet; mos kini frikë, mos e humbni dhe mos u trembni para tyre,
4
sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai që ecën me ju për të luftuar për ju kundër armiqve tuaj dhe për t'ju shpëtuar".
5
Pastaj oficerët do t'i flasin popullit, duke thënë: "A ka njeri që ka ndërtuar një shtëpi të re dhe ende nuk e ka përuruar? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpinë e tij, që të mos vdesë gjatë betejës dhe një tjetër të përurojë shtëpinë e tij.
6
A ka njeri të ketë mbjellë një vresht dhe të mos ketë shijuar akoma frutet e tij? Le të shkojë e të kthehet në shtëpi të tij, që të mos vdesë gjatë betejës dhe një tjetër të gëzojë frytet e tij.
7
A ka njeri që është fejuar me një femër dhe nuk e ka marrë akoma me vete? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpi të tij, që të mos vdesë në betejë dhe një tjetër ta marrë atë".
8
Pastaj oficerët do t'i flasin akoma popullit, duke i thënë: "A ka ndonjë që ka frikë dhe të cilit i mungon guximi? Le të shkojë dhe të kthehet në shtëpi të tij, që guximi i vëllezërve të tij të mos mehet ashtu si i ndodhi atij".
9
Kur oficerët të kenë mbaruar së foluri popullit, do të caktojnë komandantët e trupave të popullit.
10
Kur t'i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t'i ofrosh së pari paqen.
11
Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t'i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin dhe do të të shërbejë.
12
Por në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh.
13
Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij;
14
por gratë, fëmijët, bagëtinë dhe të gjitha ato që ndodhen në qytetet, tërë prenë e tij, do t'i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.
15
Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve.
16
Por nga qytetet e këtyre popujve që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, nuk ke për të lënë asgjë që merr frymë;
17
por do të vendosësh shfarosjen e plotë të tyre, domethënë të Hitejve, të Amorejve, të Kananejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt,
18
me qëllim që ata të mos ju mësojnë të imitoni tërë ndyrësirat që bëjnë për perënditë e tyre, dhe ju të mos mëkatoni kundër Zotit, Perëndisë tuaj.
19
Kur të rrethosh një qytet për një kohë të gjatë, duke luftuar kundër tij, për ta shtënë në dorë, nuk do të shkatërrosh drurët frutorë me goditje të sëpatës, do të hash frutat e tyre dhe nuk do t'i rrëzosh; sepse vallë druri i fushës a është njeri që ti ta përdorësh në rrethimin?
20
Por mund të shkatërrosh dhe të rrëzosh gjithë drurët që ti e di që nuk janë frutorë, për të ndërtuar vepra rrethimi kundër qytetit që të lufton, deri sa ai të bjerë".
Përtërirë 20:1
Përtërirë 20:2
Përtërirë 20:3
Përtërirë 20:4
Përtërirë 20:5
Përtërirë 20:6
Përtërirë 20:7
Përtërirë 20:8
Përtërirë 20:9
Përtërirë 20:10
Përtërirë 20:11
Përtërirë 20:12
Përtërirë 20:13
Përtërirë 20:14
Përtërirë 20:15
Përtërirë 20:16
Përtërirë 20:17
Përtërirë 20:18
Përtërirë 20:19
Përtërirë 20:20
Përtërirë 1 / Për 1
Përtërirë 2 / Për 2
Përtërirë 3 / Për 3
Përtërirë 4 / Për 4
Përtërirë 5 / Për 5
Përtërirë 6 / Për 6
Përtërirë 7 / Për 7
Përtërirë 8 / Për 8
Përtërirë 9 / Për 9
Përtërirë 10 / Për 10
Përtërirë 11 / Për 11
Përtërirë 12 / Për 12
Përtërirë 13 / Për 13
Përtërirë 14 / Për 14
Përtërirë 15 / Për 15
Përtërirë 16 / Për 16
Përtërirë 17 / Për 17
Përtërirë 18 / Për 18
Përtërirë 19 / Për 19
Përtërirë 20 / Për 20
Përtërirë 21 / Për 21
Përtërirë 22 / Për 22
Përtërirë 23 / Për 23
Përtërirë 24 / Për 24
Përtërirë 25 / Për 25
Përtërirë 26 / Për 26
Përtërirë 27 / Për 27
Përtërirë 28 / Për 28
Përtërirë 29 / Për 29
Përtërirë 30 / Për 30
Përtërirë 31 / Për 31
Përtërirë 32 / Për 32
Përtërirë 33 / Për 33
Përtërirë 34 / Për 34