1 |
''Ndero babanë tënd dhe nënën tënde'', ky është urdhërimi i parë me premtim, |
2 |
''që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe''. |
3 |
Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijtë tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit. |
4 |
Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit, |
5 |
duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t'u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër, |
6 |
duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit, |
7 |
duke ditur se gjithsecili, qoftë skllav apo i lirë, po të bëjë të mirën, do të marrë shpërblimin nga Zoti. |
8 |
Dhe ju, zotërinj, bëni po kështu ndaj tyre, duke i lënë kërcënimet, duke ditur që i tyre dhe juaji Zot është në qiell dhe se tek ai nuk ka asnjë anësi. |
9 |
Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij. |
10 |
Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit, |
11 |
sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore. |
12 |
Prandaj merreni të gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi t'i keni kryer çdo gjë. |
13 |
Qëndroni, pra, të fortë, duke patur në ijë brezin e së vërtetës, të veshur me parzmoren e drejtësisë, |
14 |
dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të paqes, |
15 |
mbi të gjitha, duke marrë mburojën e besimit, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut. |
16 |
Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë, |
17 |
duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët, |
18 |
dhe edhe për mua, që kur të hap gojën time, të më jepet të flas lirësisht për ta bërë të njohur misterin e ungjillit, |
19 |
për të cilin jam i dërguari në pranga, që të mund të shpall lirësisht, siç e kam për detyrë. |
20 |
Por, që ta dini edhe ju si jam dhe çfarë bëj, Tikiku, vëllai i dashur dhe shërbenjësi besnik në Zotin, do t'ju informojë për të gjitha; |
21 |
të cilin pikërisht për këtë qëllim po ju kam dërguar, që të jeni në dijeni të gjendjes sonë dhe të ngushëllojë zemrat tuaja. |
22 |
Paqe vëllezërve dhe dashuri me besim nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht. |
23 |
Hiri qoftë me të gjithë ata që duan Zotin tonë Jezu Krisht me sinqeritet. |
24 |
Pali dhe Timoteu, shërbëtorë të Jezu Krishtit, gjithë shenjtorëve në Jezu Krishtin që janë në Filipi, bashkë me peshkopët dhe dhjakët:
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Efesianëve 6:1 |
Efesianëve 6:2 |
Efesianëve 6:3 |
Efesianëve 6:4 |
Efesianëve 6:5 |
Efesianëve 6:6 |
Efesianëve 6:7 |
Efesianëve 6:8 |
Efesianëve 6:9 |
Efesianëve 6:10 |
Efesianëve 6:11 |
Efesianëve 6:12 |
Efesianëve 6:13 |
Efesianëve 6:14 |
Efesianëve 6:15 |
Efesianëve 6:16 |
Efesianëve 6:17 |
Efesianëve 6:18 |
Efesianëve 6:19 |
Efesianëve 6:20 |
Efesianëve 6:21 |
Efesianëve 6:22 |
Efesianëve 6:23 |
Efesianëve 6:24 |
|
|
|
|
|
|
Efesianëve 1 / Efe 1 |
Efesianëve 2 / Efe 2 |
Efesianëve 3 / Efe 3 |
Efesianëve 4 / Efe 4 |
Efesianëve 5 / Efe 5 |
Efesianëve 6 / Efe 6 |