1 |
edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë. |
2 |
Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush; |
3 |
as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falenderime. |
4 |
Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë. |
5 |
Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes. |
6 |
Mos jini, pra, shokë me ta. |
7 |
Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës, |
8 |
sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë, |
9 |
duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë. |
10 |
Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni, |
11 |
sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen. |
12 |
Kurse të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë. |
13 |
Prandaj Shkrimi thotë: ''Zgjohu, ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të shndrisë mbi ty''. |
14 |
Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit, |
15 |
duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta. |
16 |
Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit. |
17 |
Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë, |
18 |
duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, |
19 |
duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht; |
20 |
nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit! |
21 |
Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit, |
22 |
sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit. |
23 |
Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë. |
24 |
Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të, |
25 |
që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës, |
26 |
që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme. |
27 |
Kështu burrat duhet t'i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten. |
28 |
Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën, |
29 |
sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij. |
30 |
''Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm''. |
31 |
Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën. |
32 |
Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin. |
33 |
Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Efesianëve 5:1 |
Efesianëve 5:2 |
Efesianëve 5:3 |
Efesianëve 5:4 |
Efesianëve 5:5 |
Efesianëve 5:6 |
Efesianëve 5:7 |
Efesianëve 5:8 |
Efesianëve 5:9 |
Efesianëve 5:10 |
Efesianëve 5:11 |
Efesianëve 5:12 |
Efesianëve 5:13 |
Efesianëve 5:14 |
Efesianëve 5:15 |
Efesianëve 5:16 |
Efesianëve 5:17 |
Efesianëve 5:18 |
Efesianëve 5:19 |
Efesianëve 5:20 |
Efesianëve 5:21 |
Efesianëve 5:22 |
Efesianëve 5:23 |
Efesianëve 5:24 |
Efesianëve 5:25 |
Efesianëve 5:26 |
Efesianëve 5:27 |
Efesianëve 5:28 |
Efesianëve 5:29 |
Efesianëve 5:30 |
Efesianëve 5:31 |
Efesianëve 5:32 |
Efesianëve 5:33 |
|
|
|
|
|
|
Efesianëve 1 / Efe 1 |
Efesianëve 2 / Efe 2 |
Efesianëve 3 / Efe 3 |
Efesianëve 4 / Efe 4 |
Efesianëve 5 / Efe 5 |
Efesianëve 6 / Efe 6 |