1 |
Më imitoni mua, ashtu si unë jam imitues i Krishtit. |
2 |
Dhe unë po ju lavdëroj, vëllezër, që më kujtoni në të gjitha gjërat dhe i zbatoni porositë ashtu siç ua kam transmetuar. |
3 |
Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia. |
4 |
Çdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij. |
5 |
Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar. |
6 |
Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t'ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet. |
7 |
Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit, |
8 |
sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri, |
9 |
edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin. |
10 |
Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet. |
11 |
Gjithsesi në Zotin as burri s'është pa gruan, as gruaja pa burrin, |
12 |
sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind nëpërmjet gruas, dhe çdo gjë vjen nga Perëndia. |
13 |
Gjykoni ndër veten tuaj. A i ka hije gruas t'i lutet Perëndisë pa u mbuluar? |
14 |
Po vetë natyra, a nuk ju mëson se, në qoftë se një burrë i mban flokët të gjata, kjo është çnderim për të? |
15 |
Por në qoftë se gruaja i ka flokët të gjata, kjo është lavdi për të, sepse flokët i janë dhënë asaj për mbulesë. |
16 |
Por në qoftë se ndokush mendon të kundërshtojë, ne s'kemi zakon të tillë, as kishat e Perëndisë. |
17 |
Por, duke porositur këtë, unë nuk ju lavdëroj, se ju mblidheni, jo për më të mirën, po për më të keqen. |
18 |
Para së gjithash, sepse dëgjoj se kur bashkoheni në asamble ka midis jush përçarje, dhe pjesërisht e besoj. |
19 |
Sepse duhet të ketë midis jush edhe grupime, që të njihen në mes tuaj ata që janë të sprovuar. |
20 |
Kur mblidheni bashkë, pra, në një vend, kjo që bëni nuk është për të ngrënë darkën e Zotit, |
21 |
sepse, në të ngrënët, gjithësecili merr darkën e vet më përpara; dhe njëri ka uri dhe tjetri është i dehur. |
22 |
A nuk keni, pra, shtëpi për të ngrënë e për të pirë? Apo përbuzni kishën e Perëndisë dhe turpëroni ata që s'kanë asgjë? Çfarë t'ju them juve? T'ju lavdëroj? Për këtë nuk ju lëvdoj. |
23 |
Sepse unë mora nga Zoti atë që ju transmetova edhe juve; se Zoti Jezus, në atë natë që po tradhtohej, mori bukën |
24 |
dhe, si falënderoi, e theu dhe tha: ''Merrni, hani; ky është trupi im që është thyer për ju; bëni këtë në përkujtimin tim''. |
25 |
Gjithashtu, pas darkës, mori edhe kupën, duke thënë: ''Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim; bëni këtë sa herë që të pini, në përkujtimin tim''. |
26 |
Sepse sa herë të hani nga kjo bukë ose të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai të vijë. |
27 |
Prandaj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit. |
28 |
Por secili të shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa, |
29 |
sepse ai që ha dhe pi padenjësisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit. |
30 |
Për këtë arsye ka në mes jush shumë të dobët e të sëmurë, dhe shumë vdesin. |
31 |
Sepse, po të shqyrtonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim. |
32 |
Por kur gjykohemi, ndreqemi nga Zoti, që të mos dënohemi bashkë me botën. |
33 |
Prandaj, o vëllezërit e mi, kur mblidheni për të ngrënë, pritni njeri tjetrin. |
34 |
Dhe në qoftë se dikush ka uri, le të hajë në shtëpi, që të mos mblidheni për dënim. Dhe gjërat e tjera, kur të vij, do t'i rregulloj.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 Korintianëve 11:1 |
1 Korintianëve 11:2 |
1 Korintianëve 11:3 |
1 Korintianëve 11:4 |
1 Korintianëve 11:5 |
1 Korintianëve 11:6 |
1 Korintianëve 11:7 |
1 Korintianëve 11:8 |
1 Korintianëve 11:9 |
1 Korintianëve 11:10 |
1 Korintianëve 11:11 |
1 Korintianëve 11:12 |
1 Korintianëve 11:13 |
1 Korintianëve 11:14 |
1 Korintianëve 11:15 |
1 Korintianëve 11:16 |
1 Korintianëve 11:17 |
1 Korintianëve 11:18 |
1 Korintianëve 11:19 |
1 Korintianëve 11:20 |
1 Korintianëve 11:21 |
1 Korintianëve 11:22 |
1 Korintianëve 11:23 |
1 Korintianëve 11:24 |
1 Korintianëve 11:25 |
1 Korintianëve 11:26 |
1 Korintianëve 11:27 |
1 Korintianëve 11:28 |
1 Korintianëve 11:29 |
1 Korintianëve 11:30 |
1 Korintianëve 11:31 |
1 Korintianëve 11:32 |
1 Korintianëve 11:33 |
1 Korintianëve 11:34 |
|
|
|
|
|
|
1 Korintianëve 1 / 1Kor 1 |
1 Korintianëve 2 / 1Kor 2 |
1 Korintianëve 3 / 1Kor 3 |
1 Korintianëve 4 / 1Kor 4 |
1 Korintianëve 5 / 1Kor 5 |
1 Korintianëve 6 / 1Kor 6 |
1 Korintianëve 7 / 1Kor 7 |
1 Korintianëve 8 / 1Kor 8 |
1 Korintianëve 9 / 1Kor 9 |
1 Korintianëve 10 / 1Kor 10 |
1 Korintianëve 11 / 1Kor 11 |
1 Korintianëve 12 / 1Kor 12 |
1 Korintianëve 13 / 1Kor 13 |
1 Korintianëve 14 / 1Kor 14 |
1 Korintianëve 15 / 1Kor 15 |
1 Korintianëve 16 / 1Kor 16 |