1 |
Apo nuk e dini o vëllezër, (sepse unë po u flas njerëzve që e njohin ligjin), se ligji ka pushtet mbi njeriun për sa kohë ai rron? |
2 |
Sepse gruaja e martuar është e lidhur nga ligji me burrin deri sa ai rron, por, po i vdiq burri, lirohet nga ligji i burrit. |
3 |
Prandaj, nëse, kur i rron burri, ajo bashkohet me një burrë tjetër, do të quhet shkelëse e kurorës; por kur i vdes burri ajo është e liruar nga ligji, që të mos jetë shkelëse e kurorës, po u bë gruaja e një burrë tjetër. |
4 |
Kështu, pra, vëllezër të mi, edhe ju jeni të vdekur për ligjin me anë të trupit të Jezu Krishtit që të bashkoheni me një tjetër, që u ringjall prej të vdekurit, që t'i japim fryte Perëndisë. |
5 |
Sepse, kur ishim në mish, pasionet mëkatare që ishin me anë të ligjit, vepronin në gjymtyrët tona, duke sjellë fryte vdekjeje, |
6 |
por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç'ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës. |
7 |
Çfarë të themi, pra? Se ligji është mëkat? Ashtu mos qoftë! Mëkatin unë nuk do ta kisha njohur, veç se me anë të ligjit; sepse unë nuk do ta kisha njohur lakminë, po të mos thoshte ligji: ''Mos lakmo!''. |
8 |
Por mëkati, duke marrë shkas nga ky urdhërim, ngjalli në mua çdo lakmi, |
9 |
sepse, pa ligj, mëkati është i vdekur. Dikur unë jetoja pa ligj, por, kur erdhi urdhërimi, mëkati u ngjall dhe unë vdiqa, |
10 |
dhe urdhërimi që u dha për jetë, më solli vdekjen. |
11 |
Sepse mëkati, duke gjetur rastin me anë të urdhërit, më mashtrojë dhe me anë të tij më vrau. |
12 |
Kështu ligji është i shenjtë, dhe urdhërimi i shenjtë, i drejtë dhe i mirë. |
13 |
Ajo gjë, pra, që është e mirë u bë vdekje për mua? Ashtu mos qoftë; por mëkati, që të duket mëkat, me anë të së mirës më pruri vdekjen, që mëkati të bëhet edhe më tepër mëkat nëpërmjet urdhërimit. |
14 |
Sepse ne e dimë se ligji është frymëror, por unë jam i mishë, i shitur mëkatit si skllav. |
15 |
Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej. |
16 |
Edhe, nëse bëj atë që nuk dua, unë pranoj që ligji është i mirë. |
17 |
Por tani nuk jam më unë që veproj, por mëkati që banon në mua. |
18 |
Në fakt unë e di se në mua domëthënë në mishin tim nuk banon asgjë e mirë, sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën. |
19 |
Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s'dua, atë bëj. |
20 |
Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s'jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua. |
21 |
Unë, pra, po zbuloj këtë ligj: duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjindet në mua. |
22 |
Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm, |
23 |
por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën skllav të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia. |
24 |
Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes? |
25 |
I falem nderit Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë. Unë vetë, pra, me mendjen, i shërbej ligjit të Perëndisë, por, me mishin ligjit të mëkatit.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Romakëve 7:1 |
Romakëve 7:2 |
Romakëve 7:3 |
Romakëve 7:4 |
Romakëve 7:5 |
Romakëve 7:6 |
Romakëve 7:7 |
Romakëve 7:8 |
Romakëve 7:9 |
Romakëve 7:10 |
Romakëve 7:11 |
Romakëve 7:12 |
Romakëve 7:13 |
Romakëve 7:14 |
Romakëve 7:15 |
Romakëve 7:16 |
Romakëve 7:17 |
Romakëve 7:18 |
Romakëve 7:19 |
Romakëve 7:20 |
Romakëve 7:21 |
Romakëve 7:22 |
Romakëve 7:23 |
Romakëve 7:24 |
Romakëve 7:25 |
|
|
|
|
|
|
Romakëve 1 / Rom 1 |
Romakëve 2 / Rom 2 |
Romakëve 3 / Rom 3 |
Romakëve 4 / Rom 4 |
Romakëve 5 / Rom 5 |
Romakëve 6 / Rom 6 |
Romakëve 7 / Rom 7 |
Romakëve 8 / Rom 8 |
Romakëve 9 / Rom 9 |
Romakëve 10 / Rom 10 |
Romakëve 11 / Rom 11 |
Romakëve 12 / Rom 12 |
Romakëve 13 / Rom 13 |
Romakëve 14 / Rom 14 |
Romakëve 15 / Rom 15 |
Romakëve 16 / Rom 16 |