A A A A A
Facebook Instagram Twitter
Shqiptare Bibla 1884

Romakëve 4



1
Çfarë do të themi, pra, në lidhje me atë që ati ynë Abrahami, ka përfituar sipas mishit?
2
Sepse nëse Abrahami ishte shfajësuar nëpërmjet veprave, ai ka përse të lëvdohet; ndërsa përpara Perëndisë ai nuk ka asgjë për t'u lëvduar.
3
Në fakt, çfarë thotë Shkrimi? ''Por Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi''.
4
Edhe atij që vepron, shpërblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh;
5
ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.
6
Sikurse Davidi shpall lumturinë e njeriut të cilit Perëndia numëron drejtësi pa vepra, duke thënë:
7
''Lum ata të cilëve u janë falur paudhësitë dhe të cilëve mëkatet u janë mbuluar.
8
Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t'ia numërojë mëkatin''.
9
Por kjo lumturi a vlen vetëm për të rrethprerët, apo edhe për të parrethprerët? Sepse ne themi se besimi iu numërua Abrahamit si drejtësi.
10
Në ç'mënyrë, pra, iu numërua? Kur ai ishte i rrethprerë apo i parrethprerë? Jo ndërsa ishte i rrethprerë, por kur ishte i parrethprerë.
11
Pastaj mori shenjën e rrethprerjes, si vulë të drejtësisë për besimin që kishte patur kur ishte akoma i parrethprerë, me qëllim që të ishte ati i gjithë atyre që besojnë edhe se janë të parrethprerë, me qëllim që edhe atyre t'u numërohet drejtësia,
12
dhe të ishte atë i të rrethprerëve të vërtetë, pra i atyre që jo vetëm janë të rrethprerë, por që ndjekin edhe gjurmët e besimit të atit tonë Abrahamit, që ai pati ndërsa ishte i parrethprerë.
13
Në fakt premtimi për të qenë trashëgimtar i botës nuk iu bë Abrahamit dhe pasardhësve të tij nëpërmjet ligjit, por nëpërmjet drejtësisë së besimit.
14
Sepse nëse janë trashëgimtarë ata që janë të ligjit, besimi bëhet i kotë dhe premtimi anulohet,
15
sepse ligji prodhon zemërimin; në fakt atje ku nuk ka ligj, nuk ka as shkelje.
16
Prandaj trashëgimia është nëpërmjet besimit; në këtë mënyrë ajo është nëpërmjet hirit, me qëllim që premtimi të jetë i siguruar për të gjithë pasardhësit, jo vetëm për atë që është nga ligji, por edhe për atë që vjen nga besimi i Abrahamit, i cili
17
(siç është shkruar: ''Unë të kam caktuar atin e shumë kombeve''), është ati i të gjithë neve para Perëndisë që ai besoi, i cili i jep jetë të vdekurve dhe thërret gjërat që nuk janë sikur të ishin.
18
Ai, duke shpresuar kundër çdo shprese, besoi për t'u bërë ati i shumë kombeve sipas asaj që i ishte thënë: ''Kështu do të jetë pasardhja jotë''.
19
Dhe, duke mos qenë aspak i dobët në besim, nuk i kushtoi kujdes trupit të tij, i bërë tashmë si i vdekur (ishte pothuaj njëqind vjeç) as barkut të vdekur të Sarës.
20
Madje as nuk dyshoi nga mosbesimi në lidhje me premtimin e Perëndisë, por u përforcua në besim duke i dhënë lavdi Perëndisë,
21
plotësisht i bindur se atë që ai kishte premtuar ishte edhe i fuqishëm ta bënte.
22
Prandaj edhe kjo iu numërua atij për drejtësi.
23
E po nuk u shkrua vetëm për të, që kjo i ishte numëruar,
24
por edhe për ne, të cilëve do të na numërohet, neve që besojmë në atë që ka ringjallur prej të vdekurve Jezusin, Zotin tonë,
25
i cili u dha për shkak të fyerjeve tona dhe u ringjall për justifikimin tonë.











Romakëve 4:1
Romakëve 4:2
Romakëve 4:3
Romakëve 4:4
Romakëve 4:5
Romakëve 4:6
Romakëve 4:7
Romakëve 4:8
Romakëve 4:9
Romakëve 4:10
Romakëve 4:11
Romakëve 4:12
Romakëve 4:13
Romakëve 4:14
Romakëve 4:15
Romakëve 4:16
Romakëve 4:17
Romakëve 4:18
Romakëve 4:19
Romakëve 4:20
Romakëve 4:21
Romakëve 4:22
Romakëve 4:23
Romakëve 4:24
Romakëve 4:25






Romakëve 1 / Rom 1
Romakëve 2 / Rom 2
Romakëve 3 / Rom 3
Romakëve 4 / Rom 4
Romakëve 5 / Rom 5
Romakëve 6 / Rom 6
Romakëve 7 / Rom 7
Romakëve 8 / Rom 8
Romakëve 9 / Rom 9
Romakëve 10 / Rom 10
Romakëve 11 / Rom 11
Romakëve 12 / Rom 12
Romakëve 13 / Rom 13
Romakëve 14 / Rom 14
Romakëve 15 / Rom 15
Romakëve 16 / Rom 16