1 |
Çdo njeri le t'i nënshtrohet pushteteve të sipërm, sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia. |
2 |
Prandaj ai që i kundërvihet pushtetit, i kundërvihet urdhërit të Perëndisë; dhe ata që i kundërvihen do të marrin mbi vete dënimin. |
3 |
Sepse eprorët s'ke pse t'i kesh frikë për vepra të mira, por për të këqijat; a do, pra, të mos i kesh frikë pushtetit? Bëj të mirën, dhe do të kesh lavdërim nga ai, |
4 |
sepse eprori është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por, po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen. |
5 |
Prandaj është e nevojshme t'i nënshtroheni, jo vetëm nga druajtje e zemërimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes. |
6 |
Sepse për këtë paguani edhe tatimet, sepse ata janë shërbëtorë të Perëndisë, që i kushtohen vazhdimisht këtij shërbimi. |
7 |
I jepni, pra, secilit atë që i takon: tatimin atij që i përket, druajtje atij që është për t'u druajtur, nderimin atij që është për nderim. |
8 |
Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin. |
9 |
Sepse urdhërimet: ''Mos shkel kurorë, mos vraj, mos vidh, mos thua dëshmi të rreme, mos lakmo'', dhe në pastë ndonjë urdhërim tjetër, përmblidhen në këtë fjalë: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''. |
10 |
Dashuria nuk i bën keq të afërmit; dashuria, pra, është përmbushja e ligjit. |
11 |
Dhe këtë aq më shumë duhet të bëjmë, duke ditur kohën, sepse tanimë erdhi ora të zgjohemi nga gjumi, sepse shpëtimi ynë është më afër, se kur besuam. |
12 |
Nata u thye dhe dita u afrua; le të flakim, pra, veprat e errësirës dhe të veshim armët e dritës. |
13 |
Le të ecim me ndershmëri, si ditën, jo në orgji dhe në dehje, jo në imoralitet dhe sensualizëm, jo në grindje e në smirë. |
14 |
Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos tregoni kujdes për mishin, që t'ia kënaqni lakmitë.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Romakëve 13:1 |
Romakëve 13:2 |
Romakëve 13:3 |
Romakëve 13:4 |
Romakëve 13:5 |
Romakëve 13:6 |
Romakëve 13:7 |
Romakëve 13:8 |
Romakëve 13:9 |
Romakëve 13:10 |
Romakëve 13:11 |
Romakëve 13:12 |
Romakëve 13:13 |
Romakëve 13:14 |
|
|
|
|
|
|
Romakëve 1 / Rom 1 |
Romakëve 2 / Rom 2 |
Romakëve 3 / Rom 3 |
Romakëve 4 / Rom 4 |
Romakëve 5 / Rom 5 |
Romakëve 6 / Rom 6 |
Romakëve 7 / Rom 7 |
Romakëve 8 / Rom 8 |
Romakëve 9 / Rom 9 |
Romakëve 10 / Rom 10 |
Romakëve 11 / Rom 11 |
Romakëve 12 / Rom 12 |
Romakëve 13 / Rom 13 |
Romakëve 14 / Rom 14 |
Romakëve 15 / Rom 15 |
Romakëve 16 / Rom 16 |