A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Aktet 23

1
Pali, duke shikuar nga sinedri, tha: ''Vëllezër, deri në këtë unë jam sjellë përpara Perëndisë me ndërgjegje krejt të mirë''.
2
Kryeprifti Anania u dha urdhër atëherë atyre që ishin pranë tij ta godisnin në gojë.
3
Atëherë Pali i tha: ''Perëndia do të të godasë ty, o mur i zbardhur. Ti je ulur të më gjykosh sipas ligjit dhe, duke e nëpërkëmbur atë, jep urdhër të më godasin''.
4
Dhe ata që ishin të pranishëm thanë: ''E fyen ti kryepriftin e Perëndisë?''.
5
Pali u përgjigj: ''Nuk e dija, o vëllezër, se është kryeprift, sepse është shkruar: "Ti nuk do të flasësh keq për princin e popullit tënd"''.
6
Pali, pra, duke ditur se një pjesë ishte nga saducenj dhe tjetra nga farisenj, i thirri sinedrit: ''Vëllezër, unë jam farise, bir farisenjsh; për shkak të shpresës dhe të ringjalljes të së vdekurve unë po gjykohem''.
7
Sapo tha këtë, lindi një grindje ndërmjet farisenjve dhe saducenjve, dhe kuvendi u përça;
8
sepse saducenjtë thonë se nuk ka ringjallje, as engjëll, as frymë, ndërsa farisenjtë pohojnë edhe njërën dhe tjetrën.
9
Atëherë u bë një zhurmë e madhe. Skribët e palës së farisenjve u çuan në këmbë dhe protestonin duke thënë: ''Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri; dhe nëse i ka folur një frymë ose një engjëll të mos luftojmë kundër Perëndisë''.
10
Dhe duke qenë se grindja po shtohej, tribuni, nga druajtja se mos Pali bëhej copa-copa prej tyre, u dha urdhër ushtarëve të zbresin dhe ta heqin nga mesi i tyre, dhe ta çojnë përsëri në fortesë.
11
Një natë më pas, Zoti iu shfaq atij dhe tha: ''Pal, kurajo, sepse sikurse ke dhënë dëshmi për mua në Jeruzalem, ashtu duhet të dëshmosh edhe në Romë''.
12
Kur zbardhi dita, disa Judenj kurdisën një komplot duke u lidhur me betim që të mos hanë dhe të mos pinë derisa të kenë vrarë Palin.
13
Ata që kishin bërë këtë komplot ishin më tepër se dyzet.
14
Ata u paraqitën para krerëve të priftërinjve dhe para pleqve dhe thanë: ''Ne jemi lidhur me betim të mos vëmë gjë në gojë, derisa të vrasim Palin.
15
Ju, pra, me sinedrin, i bëni një kërkesë tribunit që t'jua sjellë nesër, gjoja se doni ta hetoni më thellë çështjen e tij; dhe ne, para se të afrohet, do të jemi gati ta vrasim''.
16
Por djali i motrës së Palit, si e mori vesh kurthin, rendi në fortesë dhe, mbasi hyri, i tregoi Palit.
17
Atëherë Pali thirri një nga centurionët pranë vetes dhe i tha: ''Çoje këtë djalë tek kryemijëshi, sepse ka diçka për t'i thënë''.
18
Atëherë ai e mori dhe e çoi tek kryemijëshi dhe tha: ''Pali, i burgosuri, më thirri dhe m'u lut të të sjell këtë djalë, sepse ka diçka për të të thënë''.
19
Atëherë kryemijësi e kapi për dore, e mori mënjanë dhe e pyeti: ''Çfarë ke për të më thënë?''.
20
Ai tha: ''Judenjtë janë marrë vesh që të të kërkojnë që nesër ta nxjerrësh Palin poshtë, në sinedër, se gjoja dashkan ta hetojnë më thellë çështjen e tij.
21
Prandaj ti mos ua vër veshin, sepse më shumë se dyzet burra nga ata kanë ngritur kurth kundër tij, sepse janë zotuar duke u lidhur me betim, të mos hanë e të mos pinë, derisa ta kenë vrarë; dhe tani janë gati dhe presin që ti t'ua lejosh atyre''.
22
Tribuni, pra, e la të shkojë djalin, duke e urdhëruar që të mos i tregojë kurrkujt se e kishte vënë në dijeni për këto gjëra.
23
Pastaj thirri dy centurionë dhe u tha: ''Bëni gati që nga ora tre e natës dyqind ushtarë, shtatëdhjetë kalorës dhe dyqind shtizëmbajtës, për të shkuar deri në Cezare''.
24
Dhe u tha të bëjnë gati kuajt që ta hipte Pali dhe ta çonin shëndoshë e mirë te qeveritari Feliks.
25
Ai shkroi një letër me këtë përmbajtje:
26
''Klaud Lisia, qeveritarit shumë të shkëlqyeshëm Feliks, shëndet.
27
Ky njeri ishte kapur nga Judenjtë që ishin gati ta vrisnin, kur ia mbërrita unë me ushtarët dhe e lirova, sepse mora vesh se ishte qytetar romak.
28
Dhe, duke dashur të di fajin për të cilin e akuzonin, e nxora para sinedrit të tyre.
29
Përfundova se e kishin akuzuar për çështje që lidheshin me ligjin e tyre dhe që ai nuk kishte asnjë faj që të meritonte vdekjen e as burgimin.
30
Dhe, kur më njoftuan për kurthin që Judenjtë i ngritën këtij njeriu, ta nisa menjëherë, duke u dhënë urdhër paditësve të parashtrojnë para teje ankimet që kanë kundër tij. Qofsh me shëndet!''.
31
Ushtarët, pra, sipas urdhrit të dhënë, morën në dorëzim Palin dhe e çuan natën në Antipatridë.
32
Të nesërmen, pasi ua lanë si detyrë kalorësve të shkojnë me të, u kthyen në fortesë.
33
Ata, pasi arritën në Cezare dhe ia dorëzuan letrën qeveritarit, i paraqitën edhe Palin.
34
Mbasi e lexoi letrën, qeveritari e pyeti Palin nga ç'krahinë ishte; dhe, kur mori vesh se ishte nga Kilikia,
35
i tha: ''Unë do të të dëgjoj kur të mbrrijnë edhe paditësit e tu''. Dhe urdhëroi që ta ruanin në pretoriumin e Herodit.
Aktet 23:1
Aktet 23:2
Aktet 23:3
Aktet 23:4
Aktet 23:5
Aktet 23:6
Aktet 23:7
Aktet 23:8
Aktet 23:9
Aktet 23:10
Aktet 23:11
Aktet 23:12
Aktet 23:13
Aktet 23:14
Aktet 23:15
Aktet 23:16
Aktet 23:17
Aktet 23:18
Aktet 23:19
Aktet 23:20
Aktet 23:21
Aktet 23:22
Aktet 23:23
Aktet 23:24
Aktet 23:25
Aktet 23:26
Aktet 23:27
Aktet 23:28
Aktet 23:29
Aktet 23:30
Aktet 23:31
Aktet 23:32
Aktet 23:33
Aktet 23:34
Aktet 23:35
Aktet 1 / Akt 1
Aktet 2 / Akt 2
Aktet 3 / Akt 3
Aktet 4 / Akt 4
Aktet 5 / Akt 5
Aktet 6 / Akt 6
Aktet 7 / Akt 7
Aktet 8 / Akt 8
Aktet 9 / Akt 9
Aktet 10 / Akt 10
Aktet 11 / Akt 11
Aktet 12 / Akt 12
Aktet 13 / Akt 13
Aktet 14 / Akt 14
Aktet 15 / Akt 15
Aktet 16 / Akt 16
Aktet 17 / Akt 17
Aktet 18 / Akt 18
Aktet 19 / Akt 19
Aktet 20 / Akt 20
Aktet 21 / Akt 21
Aktet 22 / Akt 22
Aktet 23 / Akt 23
Aktet 24 / Akt 24
Aktet 25 / Akt 25
Aktet 26 / Akt 26
Aktet 27 / Akt 27
Aktet 28 / Akt 28