|
|
|
|
Dhiata e Vjetër
|
|
Dhiata e Re
|
|
|
|
Shqiptare Bibla 1884
|
|
|
|
1 |
Tri ditë më vonë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë, dhe nëna e Jezusit ishte atje. |
2 |
Edhe Jezusi me dishepujt e vet ishte ftuar në dasmë. |
3 |
Duke qenë se mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha: ''Nuk kanë më verë!''. |
4 |
Jezusi i tha: ''Ç'ke me mua, o grua? Ora ime s'ka ardhur akoma!''. |
5 |
Nëna e tij u tha shërbëtorëve: ''Bëni gjithçka që ai t'ju thotë!''. |
6 |
Aty ishin gjashtë enë prej guri, që përdoreshin për pastrimin e Judenjve, dhe secila nxënte dy ose tri masa. |
7 |
Jezusi u tha: ''Mbushni enët me ujë!''. Dhe ata i mbushën deri në grykë. |
8 |
Pastaj u tha: ''Nxirreni tani dhe çojani të parit të festës''. Dhe ata ia çuan. |
9 |
Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë, por e dinin mirë shërbëtorët që e kishin nxjerrë ujin), i pari i festës e thirri dhëndrin, |
10 |
dhe i tha: ''Çdo njeri nxjerr në fillim verën më të mirë dhe, kur të ftuarit kanë pirë shumë, verën e keqe; ti, përkundrazi, e ke ruajtur verën e mirë deri tani!''. |
11 |
Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kanë të Galilesë dhe e shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të. |
12 |
Pas kësaj, ai zbriti në Kapernaum me nënën e tij, vëllezërit e tij dhe me dishepujt e tij; dhe ata qëndruan aty pak ditë. |
13 |
Pra, Pashka e Judenjve ishte afër dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem. |
14 |
Dhe në tempull gjeti ata që shisnin qe, dele e pëllumba dhe këmbyes monedhash duke ndenjur; |
15 |
dhe si bëri një kamxhik me litarë, i dëboi të gjithë nga tempulli bashkë me qetë dhe delet, dhe ua hallakati paratë këmbyesve të monedhave dhe ua përmbysi tavolinat, |
16 |
dhe shitësve të pëllumbave u tha: ''Hiqni këto gjëra që këtej; mos e bëni shtëpinë e Atit tim shtëpi tregtie!''. |
17 |
Kështu dishepujve të tij i kujtohej se ishte shkruar: ''Zelli i shtëpisë sate më ka përpirë!''. |
18 |
Atëherë Judenjtë u përgjigjën dhe i thanë: ''Ç'shenjë na tregon se i bën këto gjëra?''. |
19 |
Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''Shkatërroni këtë tempull dhe unë për tri ditë do ta ngre përsëri!''. |
20 |
Atëherë Judenjtë thanë: ''U deshën dyzet e gjashtë vjet që të ndërtohet ky tempull, dhe ti do ta ngresh për tri ditë?''. |
21 |
Por ai fliste për tempullin e trupit të vet. |
22 |
Kur, më pas, ai ishte ringjallur prej së vdekuri, dishepujt e vet u kujtuan se ai këtë ua kishtë thënë dhe u besuan Shkrimin dhe fjalëve që kishte thënë Jezusi. |
23 |
Dhe kur qe në Jeruzalem për festën e Pashkës, shumë vetë besuan në emrin e tij duke parë shenjat që bënte, |
24 |
por Jezusit nuk u zinte besë atyre, sepse i njihte të gjithë, |
25 |
dhe sepse nuk kishte nevojë që ndokush të jepte dëshmi për njeriun, sepse ai e dinte ç'kishte përbrenda njeriut. |
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |