1 |
Ndërsa ai po dilte nga tempulli, një nga dishepujt e vet i tha: ''Mësues, shih ç'gurë e ç'ndërtesa!''. |
2 |
Dhe Jezusi duke iu përgjigjur i tha: ''A po i shikon këto ndërtesa të mëdha? Nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrënuar''. |
3 |
Dhe pasi ai ishte ulur mbi malin e Ullinjve përballë tempullit, Pjetri, Jakobi, Gjoni dhe Andrea e pyetën veçmas: |
4 |
''Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e kohës në të cilën të gjitha këto gjëra do të duhet të mbarohen?''. |
5 |
Dhe Jezusi duke u përgjigjur atyre nisi të flasë: ''Kini kujdes që të mos ju mashtrojë njeri. |
6 |
Sepse do të vijnë shumë në emrin tim duke thënë: "Unë jam!"; dhe do të mashtrohen shumë veta. |
7 |
Por, kur të dëgjoni të flitet për luftëra dhe për ushtime luftërash, mos u shqetësoni; sepse këto gjëra duhet të ndodhin; por nuk do të jetë ende mbarimi. |
8 |
Në fakt do të ngrihet kombi kundër kombit dhe mbretëria kundër mbretërisë; do të ndodhin tërmete në vende të ndryshme, zi buke dhe turbullira. Këto gjëra nuk do të jenë tjetër veçse fillimi i dhembjeve të lindjes. |
9 |
Kujdesuni për veten! Sepse do t'ju dorëzojnë gjyqeve dhe do t'ju rrahin ndër sinagoga; do t'ju nxjerrin përpara guvernatorëve dhe mbretërve, për shkakun tim, që të dëshmoni përpara tyre. |
10 |
Por më parë duhet që t'u përhapet ungjilli gjithë popujve. |
11 |
Tani, kur t'ju çojnë për t'ju dorëzuar në duart e tyre, mos u shqetësoni që më parë për atë që do të duhet të thoni dhe mos e paramendoni; por thoni çfarë t'ju jepet në atë çast, sepse nuk jeni ju që flisni, por Fryma e Shenjtë. |
12 |
Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t'i bëjnë të vdesin. |
13 |
Dhe ju do të jeni të urryer nga të gjithë për shkak të emrit tim; por ai që do të ngulmojë deri në fund, do të shpëtohet''. |
14 |
Dhe kur të shihni neverinë e shkatërrimit, të parathënë nga profeti Daniel, e cila qëndron atje ku nuk duhej të ishte (ai që lexon le ta kuptojë), atëherë ata që do të jenë në Jude, le të ikin maleve. |
15 |
Dhe ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë, të mos zbresë, dhe as të hyjë në shtëpi për të marrë ndonjë gjë nga shtëpia e vet. |
16 |
Dhe ai që do të jetë në arë, të mos kthehet prapa për të marrë rrobën e vet. |
17 |
Tani mjerë gratë shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji në ato ditë! |
18 |
Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër. |
19 |
Sepse në atë ditë do të jetë një mundim i madh, më i madhi që ka ndodhur që nga zanafilla e krijimit që kreu Perëndia deri më sot, dhe të tillë nuk do të ketë më kurrë. |
20 |
Dhe, nëse Zoti nuk do t'i kishte shkurtuar ato ditë, asnjë i gjallë nuk do të shpëtonte; por Zoti i shkurtoi ato ditë për shkak të të zgjedhurve, që ai i zgjodhi. |
21 |
Atëherë, nëse dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu!"; ose "Éshtë atje", mos e besoni. |
22 |
Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë dhe do të bëjnë shenja e çudi për të gënjyer, po të jetë e mundur, edhe të zgjedhurit. |
23 |
Por ju kini kujdes; ja, unë ju paralajmërova çdo gjë''. |
24 |
''Por në ato ditë, pas atij mundimi, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë shkëlqimin e vet; |
25 |
yjet e qiellit do të bien dhe fuqitë që janë në qiej do të lëkunden. |
26 |
Atëherë do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur në re, me pushtet të madh e me lavdi. |
27 |
Atëherë ai do të dërgojë engjëjt e vet dhe do t'i mbledhë të zgjedhurit e vet nga të katër erërat, nga skaji i tokës deri në skaj të qiellit. |
28 |
Tani mësoni nga shëmbëlltyra e fikut: kur degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethe, ju e dini se vera është afër. |
29 |
Kështu edhe ju, kur do të shihni se po ndodhin këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera. |
30 |
Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, derisa e gjithë kjo të ketë ndodhur. |
31 |
Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë''. |
32 |
''Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati. |
33 |
Tregoni kujdes, rrini zgjuar dhe lutuni, sepse nuk e dini kur do të jetë ai moment. |
34 |
Éshtë sikurse një njeriu i cili, duke u nisur për rrugë, lë shtëpinë e vet duke u dhënë autoritet shërbëtorëve të tij, secilit në detyrën e tij, dhe portjerin e urdhëron të rrije zgjuar. |
35 |
Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë: në mbrëmje a në mesnatë, kur këndon gjeli a në mëngjes; |
36 |
që ai, duke u kthyer papritmas, të mos ju gjejë në gjumë. |
37 |
Tani, këtë që po ju them juve, ua them të gjithëve: Rrini zgjuar!''.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Shenjë 13:1 |
Shenjë 13:2 |
Shenjë 13:3 |
Shenjë 13:4 |
Shenjë 13:5 |
Shenjë 13:6 |
Shenjë 13:7 |
Shenjë 13:8 |
Shenjë 13:9 |
Shenjë 13:10 |
Shenjë 13:11 |
Shenjë 13:12 |
Shenjë 13:13 |
Shenjë 13:14 |
Shenjë 13:15 |
Shenjë 13:16 |
Shenjë 13:17 |
Shenjë 13:18 |
Shenjë 13:19 |
Shenjë 13:20 |
Shenjë 13:21 |
Shenjë 13:22 |
Shenjë 13:23 |
Shenjë 13:24 |
Shenjë 13:25 |
Shenjë 13:26 |
Shenjë 13:27 |
Shenjë 13:28 |
Shenjë 13:29 |
Shenjë 13:30 |
Shenjë 13:31 |
Shenjë 13:32 |
Shenjë 13:33 |
Shenjë 13:34 |
Shenjë 13:35 |
Shenjë 13:36 |
Shenjë 13:37 |
|
|
|
|
|
|
Shenjë 1 / Shen 1 |
Shenjë 2 / Shen 2 |
Shenjë 3 / Shen 3 |
Shenjë 4 / Shen 4 |
Shenjë 5 / Shen 5 |
Shenjë 6 / Shen 6 |
Shenjë 7 / Shen 7 |
Shenjë 8 / Shen 8 |
Shenjë 9 / Shen 9 |
Shenjë 10 / Shen 10 |
Shenjë 11 / Shen 11 |
Shenjë 12 / Shen 12 |
Shenjë 13 / Shen 13 |
Shenjë 14 / Shen 14 |
Shenjë 15 / Shen 15 |
Shenjë 16 / Shen 16 |