A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Mateu 7

1
''Mos gjykoni, që të mos gjykoheni.
2
Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t'ju masin të tjerët.
3
Pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd?
4
Ose, si mund t'i thuash vëllait tënd: "Dale të të heq lëmishten nga syri", kur ke një tra në syrin tënd?
5
O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.
6
Mos u jepni qenve ç'është e shenjtë dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen kundër jush dhe t'ju shqyejnë.
7
Lypni dhe do t'ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t'ju çelet.
8
Sepse kush lyp merr, kush kërkon gjen dhe do t'i çelet atij që troket.
9
A ka midis jush ndonjë njeri që, po t'i kërkojë i biri bukë, t'i japë një gur?
10
Ose po t'i kërkojë një peshk, t'i japë një gjarpër?
11
Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t'u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t'u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.
12
Gjithçka, pra, që ju dëshironi t'ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.
13
Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të.
14
Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!
15
Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë.
16
Ju do t'i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat?
17
Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija.
18
Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira.
19
Çdo dru që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr.
20
Ju, pra, do t'i njihni profetët nga frytet e tyre.
21
Jo çdo njeri që më thotë: "Zot, Zot" do të hyjë në mbretërinë e qieve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej.
22
Shumë do të më thonë atë ditë: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?".
23
Dhe atëherë unë do t'u sqaroj atyre: "Unë s'ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi".
24
Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë, mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi shkëmb.
25
Ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkëmb.
26
Përkundrazi ai që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i vë në praktikë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë.
27
Më pas ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh''.
28
Tani kur Jezusi i mbaroi këto fjalë, turmat mbetën të habitura nga doktrina e tij,
29
sepse ai i mësonte, si një që ka autoritet dhe jo si skribët.
Mateu 7:1
Mateu 7:2
Mateu 7:3
Mateu 7:4
Mateu 7:5
Mateu 7:6
Mateu 7:7
Mateu 7:8
Mateu 7:9
Mateu 7:10
Mateu 7:11
Mateu 7:12
Mateu 7:13
Mateu 7:14
Mateu 7:15
Mateu 7:16
Mateu 7:17
Mateu 7:18
Mateu 7:19
Mateu 7:20
Mateu 7:21
Mateu 7:22
Mateu 7:23
Mateu 7:24
Mateu 7:25
Mateu 7:26
Mateu 7:27
Mateu 7:28
Mateu 7:29
Mateu 1 / Mat 1
Mateu 2 / Mat 2
Mateu 3 / Mat 3
Mateu 4 / Mat 4
Mateu 5 / Mat 5
Mateu 6 / Mat 6
Mateu 7 / Mat 7
Mateu 8 / Mat 8
Mateu 9 / Mat 9
Mateu 10 / Mat 10
Mateu 11 / Mat 11
Mateu 12 / Mat 12
Mateu 13 / Mat 13
Mateu 14 / Mat 14
Mateu 15 / Mat 15
Mateu 16 / Mat 16
Mateu 17 / Mat 17
Mateu 18 / Mat 18
Mateu 19 / Mat 19
Mateu 20 / Mat 20
Mateu 21 / Mat 21
Mateu 22 / Mat 22
Mateu 23 / Mat 23
Mateu 24 / Mat 24
Mateu 25 / Mat 25
Mateu 26 / Mat 26
Mateu 27 / Mat 27
Mateu 28 / Mat 28