A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Numrat 36

1
Kryefamiljarët e bijve të Galaadit, birit të Makielit, bir i Manasit, të familjeve të bijve të Jozefit, u ngritën më këmbë dhe i dolën përpara Moisiut dhe prijësve, kryefamiljarëve të bijve të Izraelit,
2
dhe thanë: "Zoti ka urdhëruar zotërinë time t'u japë në trashëgimi me short vendin e bijve të Izraelit; zotëria ime ka marrë gjithashtu urdhërin e Zotit t'u japë trashëgiminë e vëllait tonë Tselofehad bijave të tij.
3
Në qoftë se ato martohen me një nga bijtë e fiseve të tjera të Izraelit, trashëgimia e tyre do të hiqet nga trashëgimia e etërve tanë dhe do t'i shtohet trashëgimisë së fisit në të cilin do të hyjnë; kështu do të hiqet nga trashëgimia që na ra në short.
4
Kur të vijë jubileu i bijve të Izraelit, trashëgimia e tyre do t'i shtohet trashëgimisë së fisit të cilit i përkasin tani; kështu trashëgimia e tyre do të hiqet nga trashëgimia e fisit të etërve tanë".
5
Atëherë Moisiu urdhëroi bijtë e Izraelit simbas porosisë që kishte nga Zoti, duke thënë: "Fisi i bijve të Jozefit e ka mirë.
6
Kjo është ajo që Zoti urdhëron lidhur me bijat e Tselofehadit: "Ato mund të martohen me cilindo që u duket i përshtatshëm, mjafton që të martohen në një familje që bën pjesë në fisin e etërve të tyre".
7
Kështu trashëgimia e bijve të Izraelit nuk do të kalojë nga një fis në tjetrin, sepse çdo bir i Izraelit do të mbetet i lidhur me trashëgiminë e fisit të etërve të tij.
8
Dhe çdo vajzë që zotëron një trashëgimi në një nga fiset e bijve të Izraelit, do të martohet me një burrë që i përket një familjeje të fisit të atit të saj; kështu çdo bir i Izraelit do të ruajë trashëgiminë e etërve të tij.
9
Në këtë mënyrë asnjë trashëgimi nuk do të kalojë nga një fis në tjetrin, por secili fis i bijve të Izraelit do të mbetet i lidhur me trashëgiminë e tij".
10
Bijat e Tselofehadit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
11
Mahlah, Thirtsah, Hoglah, Milkah dhe Noah, bija të Tselofehadit, u martuan me bijtë e ungjërve të tyre;
12
u martuan në familjet e bijve të Manasit, birit të Jozefit, dhe trashëgimia e tyre mbeti në fisin e familjes së tyre.
13
Këto janë urdhërimet dhe dekretet që Zoti u dha bijve të Izraelit me anë të Moisiut në fushat e Moabit pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.
Numrat 36:1
Numrat 36:2
Numrat 36:3
Numrat 36:4
Numrat 36:5
Numrat 36:6
Numrat 36:7
Numrat 36:8
Numrat 36:9
Numrat 36:10
Numrat 36:11
Numrat 36:12
Numrat 36:13
Numrat 1 / Num 1
Numrat 2 / Num 2
Numrat 3 / Num 3
Numrat 4 / Num 4
Numrat 5 / Num 5
Numrat 6 / Num 6
Numrat 7 / Num 7
Numrat 8 / Num 8
Numrat 9 / Num 9
Numrat 10 / Num 10
Numrat 11 / Num 11
Numrat 12 / Num 12
Numrat 13 / Num 13
Numrat 14 / Num 14
Numrat 15 / Num 15
Numrat 16 / Num 16
Numrat 17 / Num 17
Numrat 18 / Num 18
Numrat 19 / Num 19
Numrat 20 / Num 20
Numrat 21 / Num 21
Numrat 22 / Num 22
Numrat 23 / Num 23
Numrat 24 / Num 24
Numrat 25 / Num 25
Numrat 26 / Num 26
Numrat 27 / Num 27
Numrat 28 / Num 28
Numrat 29 / Num 29
Numrat 30 / Num 30
Numrat 31 / Num 31
Numrat 32 / Num 32
Numrat 33 / Num 33
Numrat 34 / Num 34
Numrat 35 / Num 35
Numrat 36 / Num 36