1 |
I kërkoni Zotit shiun në kohën e shiut të fundit! Zoti do të lëshojë rrufe që do të pasohen nga bubullima dhe shi, do t'u japë atyre shira të bollshme, dhe secilit bar në arën e vet. |
2 |
Sepse idhujt familjarë rrëfejnë gjëra të kota, shortarët ndjekin veprime të rreme dhe tregojnë ëndrra të rreme, japin ngushëllime të kota; për këtë arsye ata po enden si dhentë, janë të pikëlluar, sepse janë pa bari. |
3 |
"Zemërimi im merr zjarr kundër barinjve dhe unë do të ndëshkoj cjeptë, sepse Zoti i ushtrive do të vizitojë kopenë e tij, shtëpinë e Judës dhe do ta bëjë atë si kalin e tij madhështor në luftë. |
4 |
Prej tij do të dalë guri i qoshes, prej tij do të dalë kunji, prej tij harku i betejës, prej tij do të dalë çdo sundues, të gjithë së bashku. |
5 |
Dhe do të jenë si trimat që do të shkelin armiqtë e tyre në baltën e rrugëve në betejë. Do të luftojnë, sepse Zoti është me ta, ata që u hipin kuajve do të mbeten të shushatur. |
6 |
Unë do ta fortifikoj shtëpinë e Judës dhe do ta shpëtoj shtëpinë e Jozefit dhe do t'i sjell përsëri sepse më vjen keq për ta; do të jenë si të mos i kem dëbuar kurrë, sepse unë jam Zoti, Perëndia i tyre, dhe do t'i kënaq. |
7 |
Ata të Efraimit do të jenë si një trim dhe zemra e tyre do të ngazëllojë si e dehur nga vera. Po, bijtë e tyre do ta shohin dhe do të gëzohen, zemra e tyre do të ngazëllojë në Zotin. |
8 |
Do t'u fishkëlloj për t'i mbledhur, sepse unë do t'i shpengoj; dhe ata do të shumohen siç janë shumuar më parë. |
9 |
Do t'i shpërndaj midis popujve dhe në vende të largëta do të më kujtojnë; do të jetojnë bashkë me bijtë e tyre dhe do të kthehen. |
10 |
Do t'i bëj të kthehen nga vendi i Egjiptit dhe do t'i mbledh nga Asiria, për t'i kthyer në vendin e Galaadit dhe në Liban, por nuk do të ketë vend të mjaftueshëm për ta. |
11 |
Ai do të kalojë nëpër detin e vështirësisë, por do t'i godasë valët e detit dhe të gjitha thellësitë e lumenjve do të thahen. Krenaria e Asirisë do të shembet dhe skeptri i Egjiptit do të hiqet. |
12 |
Do t'i bëj të fuqishëm në Zotin dhe ata do të ecin në emrin e tij", thotë Zoti.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Zakaria 10:1 |
Zakaria 10:2 |
Zakaria 10:3 |
Zakaria 10:4 |
Zakaria 10:5 |
Zakaria 10:6 |
Zakaria 10:7 |
Zakaria 10:8 |
Zakaria 10:9 |
Zakaria 10:10 |
Zakaria 10:11 |
Zakaria 10:12 |
|
|
|
|
|
|
Zakaria 1 / Zak 1 |
Zakaria 2 / Zak 2 |
Zakaria 3 / Zak 3 |
Zakaria 4 / Zak 4 |
Zakaria 5 / Zak 5 |
Zakaria 6 / Zak 6 |
Zakaria 7 / Zak 7 |
Zakaria 8 / Zak 8 |
Zakaria 9 / Zak 9 |
Zakaria 10 / Zak 10 |
Zakaria 11 / Zak 11 |
Zakaria 12 / Zak 12 |
Zakaria 13 / Zak 13 |
Zakaria 14 / Zak 14 |