1 |
Në muajin e tetë të vitit të dytë të Darit, fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, birit të Berekiahut, bir i Idos, profet, duke thënë: |
2 |
"Zoti ishte zemëruar shumë me etërit tuaj. |
3 |
Prandaj u thuaj: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Kthehuni tek unë, thotë Zoti i ushtrive, dhe unë do të kthehem te ju", thotë Zoti i ushtrive. |
4 |
"Mos u bëni si etërit tuaj, të cilëve profetët e së kualuarës u kanë shpallur, duke thënë: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Konvertohuni nga rrugët tuaja të këqija dhe nga veprat tuaja të këqija". Por ata nuk dëgjuan dhe nuk më kushtuan vemendje", thotë Zoti. |
5 |
"Etërit tuaj ku janë? Po profetët a rrojnë vallë përjetë? |
6 |
Vallë fjalët e mia dhe statutet e mia që ua kisha besuar shërbëtorëve të mi, profetëve, nuk arritën te etërit tuaj? Kështu ata u konvertuan dhe thanë: "Ashtu si kishte vendosur të vepronte me ne Zoti i ushtrive, në bazë të rrugëve tona dhe të veprave tona, kështu veproi me ne"". |
7 |
Më njëzet e katër të muajit të njëmbëdhjetë, që është muaji i Shebatit, në vitin e dytë të Darit, fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, birit të Berekiahut, bir i Idos, profet, duke thënë: |
8 |
Natën pata një vegim; dhe ja, një burrë, që i kishte hipur një kali të kuq, rrinte midis shkurreve të mërsinave në një gropë të thellë dhe prapa tij kishte kuaj të kuq, të kuqërremë dhe të bardhë. |
9 |
Unë pyeta: "Imzot, çfarë kuptimi kanë këto gjëra?". Engjëlli që fliste me mua m'u përgjigj: "Unë do të të bëj të shohësh çfarë kuptimi kanë ato". |
10 |
Atëherë burri që rrinte midis shkurreve të mërsinave nisi të thotë: "Këta janë ata që i ka dërguar Zoti për të përshkuar dheun". |
11 |
Kështu iu përgjigjën ata engjëllit të Zotit i cili rrinte midis shkurreve të mërsinave: "Kemi përshkuar dheun dhe ja, gjithë dheu është në pushim dhe i qetë". |
12 |
Atëherë engjëlli i Zotit nisi të thotë: "O Zoti i ushtrive, deri kur do të vazhdosh të mos kesh mëshirë për Jeruzalemin dhe për qytetet e Judës kundër të cilave ke qënë i zemëruar gjatë këtyre shtatëdhjetë vjetëve?". |
13 |
Pastaj Zoti i tha disa fjalë të mira, fjalë inkurajimi, engjëllit që fliste me mua. |
14 |
Kështu engjëlli që fliste me mua më tha: "Bërtit dhe thuaj: Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Unë jam shumë xheloz për Jeruzalemin dhe për Sionin; |
15 |
por jam zemëruar shumë me kombet që jetojnë në mirëqenie, sepse, kur isha zemëruar pak, ata luajtën rol për ta shtuar të keqen". |
16 |
Prandaj kështu thotë Zoti: "Unë po i drejtohem përsëri Jeruzalemit me mëshirë; tempulli im do të rindërtohet aty, thotë Zoti i ushtrive, dhe litari do të nderet mbi Jeruzalem". |
17 |
Bërtit akoma dhe thuaj: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Qytetet e mia do të jenë plot e përplot me pasuri; Zoti do të ngushëllojë akoma Sionin dhe do të zgjedhë akoma Jeruzalemin"". |
18 |
Pastaj i çova sytë, shikova dhe ja, katër brirë. |
19 |
Unë e pyeta engjëllin që fliste me mua: "Çfarë janë këta?". Ai m'u përgjigj: "Këta janë brirët që kanë shpërndarë Judën, Izraelin dhe Jeruzalemin". |
20 |
Pastaj Zoti më bëri të shoh katër kovaçë. |
21 |
Unë pyeta: "Pse kanë ardhur këta, çfarë do të bëjnë?". Ai u përgjigj dhe tha: "Këta janë brirët që kanë shpërndarë Judën, kështu që askush nuk mund të çonte kokën lart, por këta kovaçë vijnë për t'i trembur, për të rrëzuar brirët e kombeve që e kanë ngritur bririn e tyre kundër vendit të Judës për ta shpërndarë".
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Zakaria 1:1 |
Zakaria 1:2 |
Zakaria 1:3 |
Zakaria 1:4 |
Zakaria 1:5 |
Zakaria 1:6 |
Zakaria 1:7 |
Zakaria 1:8 |
Zakaria 1:9 |
Zakaria 1:10 |
Zakaria 1:11 |
Zakaria 1:12 |
Zakaria 1:13 |
Zakaria 1:14 |
Zakaria 1:15 |
Zakaria 1:16 |
Zakaria 1:17 |
Zakaria 1:18 |
Zakaria 1:19 |
Zakaria 1:20 |
Zakaria 1:21 |
|
|
|
|
|
|
Zakaria 1 / Zak 1 |
Zakaria 2 / Zak 2 |
Zakaria 3 / Zak 3 |
Zakaria 4 / Zak 4 |
Zakaria 5 / Zak 5 |
Zakaria 6 / Zak 6 |
Zakaria 7 / Zak 7 |
Zakaria 8 / Zak 8 |
Zakaria 9 / Zak 9 |
Zakaria 10 / Zak 10 |
Zakaria 11 / Zak 11 |
Zakaria 12 / Zak 12 |
Zakaria 13 / Zak 13 |
Zakaria 14 / Zak 14 |