A A A A A
Shqiptare Bibla 1884

Jonah 3



1
Fjala e Zotit iu drejtua Jonas për herë të dytë, duke thënë:
2
"Çohu, shko në Ninive, qyteti i madh, dhe shpalli atij mesazhin që po të urdhëroj".
3
Kështu Jona u ngrit dhe shkoi në Ninive, sipas fjalës të Zotit. Ninivie ishte një qytet shumë i madh përpara Perëndisë, që donte tri ditë rrugë për ta përshkuar.
4
Jona nisi të futet në qytet në një ditë rrugë dhe duke predikuar tha: "Edhe dyzet ditë dhe Ninive do të shkatërrohet".
5
Atëherë Niniveasit i besuan Perëndisë, shpallën një agjërim dhe u veshën me thes, nga më i madhi deri te më i vogli nga ata.
6
Kur lajmi i vajti mbretit të Ninivet, ai u ngrit nga froni, hoqi mantelin e tij, u mbulua me thes dhe u ul mbi hi.
7
Me dekret të mbretit dhe të të mëdhenjve të tij, shpalli dhe përhapi pastaj në Ninive një urdhër që thoshte: "Njerëzit dhe kafshët, kopetë dhe tufat të mos kërkojnë asgjë, të mos hanë ushqim dhe të mos pijnë ujë;
8
por njerëzit dhe kafshët të mbulohen me thes dhe t'i thërresin me forcë Perëndisë; secili të kthehet nga rruga e tij e keqe dhe nga dhuna që është në duart e tij.
9
Ku ta dish në ktheftë Perëndia, në u pendoftë dhe lëntë mënjanë zemërimin e tij të zjarrtë, dhe kështu ne nuk vdesim".
10
Kur Perëndia pa atë që bënin, domethënë që po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Perëndia u pendua për të keqen që kishte thënë se do t'u bënte dhe nuk e bëri.











Jonah 3:1

Jonah 3:2

Jonah 3:3

Jonah 3:4

Jonah 3:5

Jonah 3:6

Jonah 3:7

Jonah 3:8

Jonah 3:9

Jonah 3:10







Jonah 1 / Jon 1

Jonah 2 / Jon 2

Jonah 3 / Jon 3

Jonah 4 / Jon 4