1 |
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: |
2 |
"Foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Jini të shenjtë, sepse unë Zoti, Perëndia juaj, jam i shenjtë. |
3 |
Secili prej jush të respektojë nënën dhe atin e tij, po kështu të respektojë të shtunat e mia. Unë jam Zoti Perëndia juaj. |
4 |
Mos iu drejtoni idhujve dhe mos bëni perëndi me metal të shkrirë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj. |
5 |
Kur t'i ofroni një flijim falënderimi Zotit, do ta ofroni në mënyrë që të pëlqehet. |
6 |
Do të hahet po atë ditë që e ofroni dhe ditën vijuese; dhe në rast se mbetet diçka deri në ditën e tretë, do ta digjni me zjarr. |
7 |
Në rast se hahet ndonjë pjesë e tij ditën e tretë është një gjë e neveritshme; flijimi nuk do të pëlqehet. |
8 |
Prandaj kushdo që e ha do të rëndohet me fajin e paudhësisë së tij, sepse ka përdhosur atë që është e shenjtë për Zotin; ky njeri do të shfaroset në mes të popullit të tij. |
9 |
Kur do të korrni tokat tuaja, nuk do të korrësh deri në cepat e arës sate dhe nuk do të mbledhësh kallinjtë që kanë mbetur pas korrjes sate; |
10 |
dhe në vreshtin tënd nuk do të kthehesh prapë, as do të mbledhësh bistakët e mbetur nga vreshti yt; do t'i lësh për të varfrin dhe për të huajin. Unë jam Zoti, Perëndia juaj. |
11 |
Nuk do të vidhni, nuk do të gënjeni dhe nuk do të mashtroni njëri-tjetrin. |
12 |
Nuk do të bëni betim të rremë në emrin tim, nuk do të përdhosni emrin e Perëndisë tuaj. Unë jam Zoti. |
13 |
Nuk do të mundosh fqinjin tënd dhe as do ta vjedhësh; mëditjen e punëtorit mos e mbaj te ti deri në mëngjesin vijues. |
14 |
Nuk do të mallkosh të shurdhërin dhe nuk do të vësh asnjë pengesë para të verbrit, por do të kesh frikë nga Perëndia yt. Unë jam Zoti. |
15 |
Nuk do të bësh padrejtësi gjatë gjykimit; nuk do të tregohesh i anshëm me të varfërin as do të nderosh personat e fuqishëm; por do të gjykosh të afërmin tënd me drejtësi. |
16 |
Nuk do të shkosh e të sillesh duke shpifur nëpër popullin tënd, as do të mbash qëndrim kundër jetës të të afërmit tënd. Unë jam Zoti. |
17 |
Nuk do të urresh vëllanë tënd në zemrën tënde; qorto gjithashtu fqinjin tënd, por mos u ngarko me asnjë mëkat për shkak të tij. |
18 |
Nuk do të hakmerresh dhe nuk do të mbash mëri kundër bijve të popullit tënd, por do ta duash të afërmin tënd si veten tënde. Unë jam Zoti. |
19 |
Të respektoni statutet e mia. Nuk do të bashkosh kafshë të llojeve të ndryshme; nuk do të mbjellësh arën tënde me lloje të ndryshme farërash, nuk do të veshësh asnjë palë rroba të endura me materiale të ndryshme. |
20 |
Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një grua që është skllave e premtuar një njeriu, por që nuk është shpenguar dhe nuk ka fituar lirinë, do të dënohen që të dy, por nuk do të dënohen me vdekje, sepse ajo nuk ishte e lirë. |
21 |
Burri do t'i çojë Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, një dash si fli për shkeljen; |
22 |
dhe me dashin e flijimit për shkeljen prifti do të bëjë për të shlyerjen përpara Zotit për mëkatin që ai ka kryer; dhe mëkati që ai ka kryer do t'i falet. |
23 |
Kur të hyni në vendin tuaj dhe të keni mbjellë lloj-lloj drurësh frutorë, do t'i konsideroni frutat e tyre si të parrethprera; për tre vjet do të jenë për ju si të parrethprera; prandaj nuk duhet të hahen. |
24 |
Por vitin e katërt të gjitha frutat e tyre do të jenë të shenjtëruara, do të jenë për lavdinë e Zotit. |
25 |
Vitin e pestë do të hani frutat e tyre, me qëllim që prodhimi i tyre të mund të rritet. Unë jam Zoti, Perëndia juaj. |
26 |
Nuk do të hani asgjë që përmban gjak. Nuk do të zbatoni asnjë lloj shortarie ose magjie. |
27 |
Nuk do t'i prisni rrumbullak flokët anëve të kokës, as do të shkurtosh fundin e mjekrës sate. |
28 |
Nuk do të bëni asnjë prerje në mishin tuaj për një të vdekur, nuk do të bëni asnjë tatuazh mbi trupin tuaj. Unë jam Zoti. |
29 |
Mos e ndot bijën tënde duke e bërë kurvë, që vendi të mos jepet pas kurvërisë dhe të mos mbushet me prapësi. |
30 |
Të respektoni të shtunat e mia dhe do të keni respekt për shenjtëroren time. Unë jam Zoti. |
31 |
Mos iu drejtoni mediumeve dhe magjistarëve; mos u konsultoni për të mos u ndotur me anë të tyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj. |
32 |
Çohu në këmbë para atij që ka kokën të zbardhur, nderoje plakun dhe ki frikë nga Perëndia yt. Unë jam Zoti. |
33 |
Kur një i huaj banon bashkë me ju në vendin tuaj, mos e trajtoni keq. |
34 |
Të huajin që banon midis jush ta trajtoni njëlloj si ai që ka lindur midis jush; ti do ta duash si veten tënde, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj. |
35 |
Nuk do të bëni padrejtësi në gjykime, përsa u përket masave të gjatësisë, të peshës dhe të kapacitetit. |
36 |
Do të keni peshore të sakta, pesha të sakta, efa të saktë, hin të saktë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj që ju nxori nga vendi i Egjiptit. |
37 |
Do të respektoni, pra, të gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t'i vini në zbatim. Unë jam Zoti.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Levitiku 19:1 |
Levitiku 19:2 |
Levitiku 19:3 |
Levitiku 19:4 |
Levitiku 19:5 |
Levitiku 19:6 |
Levitiku 19:7 |
Levitiku 19:8 |
Levitiku 19:9 |
Levitiku 19:10 |
Levitiku 19:11 |
Levitiku 19:12 |
Levitiku 19:13 |
Levitiku 19:14 |
Levitiku 19:15 |
Levitiku 19:16 |
Levitiku 19:17 |
Levitiku 19:18 |
Levitiku 19:19 |
Levitiku 19:20 |
Levitiku 19:21 |
Levitiku 19:22 |
Levitiku 19:23 |
Levitiku 19:24 |
Levitiku 19:25 |
Levitiku 19:26 |
Levitiku 19:27 |
Levitiku 19:28 |
Levitiku 19:29 |
Levitiku 19:30 |
Levitiku 19:31 |
Levitiku 19:32 |
Levitiku 19:33 |
Levitiku 19:34 |
Levitiku 19:35 |
Levitiku 19:36 |
Levitiku 19:37 |
|
|
|
|
|
|
Levitiku 1 / Lev 1 |
Levitiku 2 / Lev 2 |
Levitiku 3 / Lev 3 |
Levitiku 4 / Lev 4 |
Levitiku 5 / Lev 5 |
Levitiku 6 / Lev 6 |
Levitiku 7 / Lev 7 |
Levitiku 8 / Lev 8 |
Levitiku 9 / Lev 9 |
Levitiku 10 / Lev 10 |
Levitiku 11 / Lev 11 |
Levitiku 12 / Lev 12 |
Levitiku 13 / Lev 13 |
Levitiku 14 / Lev 14 |
Levitiku 15 / Lev 15 |
Levitiku 16 / Lev 16 |
Levitiku 17 / Lev 17 |
Levitiku 18 / Lev 18 |
Levitiku 19 / Lev 19 |
Levitiku 20 / Lev 20 |
Levitiku 21 / Lev 21 |
Levitiku 22 / Lev 22 |
Levitiku 23 / Lev 23 |
Levitiku 24 / Lev 24 |
Levitiku 25 / Lev 25 |
Levitiku 26 / Lev 26 |
Levitiku 27 / Lev 27 |