A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Osea 1

1
Fjala e Zotit që iu drejtua Oseas, birit të Beerit, në ditët e Uziahut, të Jothamit, të Ashazit dhe të Ezekias, mbretit të Judës, në ditët e Jeroboamit, birit të Joasit, mbret i Izraelit.
2
Kur Zoti filloi t'i flasë Oseas, Zoti i tha atij: "Shko, merr për grua një prostitutë dhe ki fëmijë të kurvërisë, sepse vendi po kurvërohet duke u larguar nga Zoti".
3
Kështu ai shkoi dhe mori për grua Gomeren, bijën e Diblaimit, e cila u mbars dhe i lindi një djalë.
4
Atëherë Zoti i tha: "Vëri emrin Jezreel, sepse brenda një kohe të shkurtër unë do të marr hak për gjakun e derdhur në Jezreel mbi shtëpinë e Jehut dhe do t'i jap fund mbretërimit të shtëpisë së Izraelit.
5
Po atë ditë do të ndodhë që unë do të thyej harkun e Izraelit në luginën e Jezreelit".
6
Ajo u mbars përsëri dhe lindi një vajzë. Atëherë Zoti i tha Oseas: "Vëri emrin Lo-ruhamah, sepse nuk do të kem më mëshirë për shtëpinë e Izraelit, por do t'i heq të gjithë.
7
Përkundrazi do të kem dhembshuri për shtëpinë e Judës dhe do t'i shpëtoj me anë të Zotit, Perëndisë së tyre; nuk do t'i shpëtoj me harkun as me shpatën apo me betejën, as me kuajt ose me kalorësit".
8
Kur zvordhi Lo-ruhamahen, ajo u mbars dhe lindi një djalë.
9
Atëherë Zoti i tha Oseas: "Vëri emrin Lo-ami, sepse ju nuk jeni populli im dhe unë nuk jam Perëndia juaj.
10
Megjithatë numri i bijve të Izraelit do të jetë si rëra e detit, që nuk mund të matet as të llogaritet. Dhe do të ndodhë që në vend që t'u thuhet atyre: "Ju nuk jeni populli im", do t'u thuhet atyre: "Jeni bijtë e Perëndisë së gjallë".
11
Pastaj bijtë e Judës dhe bijtë e Izraelit do të bashkohen tok, do të zgjedhin për veten e tyre një prijës të vetëm dhe do të dalin jashtë vendit të tyre, sepse e madhe do të jetë dita e Jezreelit".
Osea 1:1
Osea 1:2
Osea 1:3
Osea 1:4
Osea 1:5
Osea 1:6
Osea 1:7
Osea 1:8
Osea 1:9
Osea 1:10
Osea 1:11
Osea 1 / Osea 1
Osea 2 / Osea 2
Osea 3 / Osea 3
Osea 4 / Osea 4
Osea 5 / Osea 5
Osea 6 / Osea 6
Osea 7 / Osea 7
Osea 8 / Osea 8
Osea 9 / Osea 9
Osea 10 / Osea 10
Osea 11 / Osea 11
Osea 12 / Osea 12
Osea 13 / Osea 13
Osea 14 / Osea 14