1 |
Në vitin e shtatë, në muajin e gjashtë, më pesë të muajit, ndodhi që, ndërsa isha ulur në shtëpinë time dhe pleqtë e Judës ishin ulur përballë meje, dora e Zotit, Zotit, ra në atë vend mbi mua. |
2 |
Unë shikova, dhe ja, një figurë njeriu me pamje zjarri; nga sa i përngjanin ijët e tij nga poshtë dukeshin prej zjarri, dhe nga sa i përngjanin ijët e tij lart dukeshin të shkëlqyera si ngjyra e bronzit inkandeshent. |
3 |
Ai shtriu një formë dore dhe më kapi nga një tufë e flokëve të mi, dhe Fryma më ngriti midis tokës dhe qiellit dhe më çoi në vegime të Perëndisë në Jeruzalem, në hyrje të portës së brendëshme që shikon nga veriu, ku ndodhej idhulli i xhelozisë, që shkakton xhelozinë. |
4 |
Dhe ja, atje ndodhej lavdia e Perëndisë të Izraelit, e ngjashme me vegimin që kisha parë në fushë. |
5 |
Pastaj ai më tha: "Bir njeriu, ço tani sytë e tu në drejtim të veriut". Kështu i ngrita sytë drejt veriut dhe ja, në veri të portës së altarit, pikërisht në hyrje, ishte idhulli i xhelozisë. |
6 |
Dhe ai më tha: "Bir njeriu, shikon atë që bëjnë këta, veprimet e rënda të neveritshme që kryen këtu shtëpia e Izraelit dhe që më bëjnë të largohem nga shenjtërorja ime? Por ti do të shikosh veprime edhe më të rënda të neveritshme". |
7 |
Kështu ai më çoi në hyrjen e oborrit. Unë shikova dhe ja, një vrimë në mur. |
8 |
Atëherë ai më tha: "Bir njeriu, bëj një vrimë në mur". Kështu bëra një vrimë në mur, dhe ja, një hapje. |
9 |
Ai më tha: "Hyr dhe shiko gjërat e neveritshme që këta po kryejnë këtu". |
10 |
Kështu hyra për të parë, dhe ja, lloj lloj rrëshqanorë dhe kafshë të neveritshme si dhe tërë idhujt e shtëpisë së Izraelit të riprodhuara rreth e rrotull mbi mur. |
11 |
Dhe para tyre rrinin shtatëdhjetë burra nga pleqtë e shtëpisë së Izraelit, dhe në mes tyre ishte Jaazaniahu, biri i Shafanit, secili me temjanicën e vet prej së cilës dilte një re e dendur temjani. |
12 |
Pastaj më tha: "Bir njeriu, a ke parë atë që bëjnë pleqtë e shtëpisë së Izraelit në errësirë, secili në dhomën e figurave të tij? Në fakt thonë: "Zoti nuk na shikon, Zoti e ka braktisur vendin"". |
13 |
Pastaj më tha: "Ti do të shikosh gjëra edhe më të neveritshme që ata po kryejnë". |
14 |
Atëherë më çoi në hyrjen e portës së shtëpisë të Zotit, që është nga veriu; dhe ja, atje ishin ulur gra që qanin Tamuzin. |
15 |
Pastaj më tha: "A e pe, bir njeriu? Ti do të shikosh gjëra edhe më të neveritshme nga këto". |
16 |
Atëherë më çoi në oborrin e brendshëm të shtëpisë të Zotit; dhe ja, në hyrje të tempullit të Zotit, midis portikut dhe altarit, ishin rreth njëzetepesë burra, me kurriz të kthyer nga tempulli i Zotit dhe fytyrë të kthyer nga lindja, që adhuronin diellin nga lindja. |
17 |
Pastaj më tha: "A e pe, bir njeriu? A është vallë një gjë e vogël për shtëpinë e Judës të kryejë gjërat e neveritshme që ajo bën këtu? Në fakt ata e kanë mbushur vendin me dhunë dhe kanë provokuar disa herë zemërimin tim. Dhe ja, e çojnë degën te hunda. |
18 |
Prandaj edhe unë do të veproj me tërbim; syri im nuk do të ketë asnjë dhembshuri dhe nuk do të kem mëshirë fare. Edhe sikur të çojnë britma të larta veshëve të mi, unë nuk do t'i dëgjoj".
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Ezekieli 8:1 |
Ezekieli 8:2 |
Ezekieli 8:3 |
Ezekieli 8:4 |
Ezekieli 8:5 |
Ezekieli 8:6 |
Ezekieli 8:7 |
Ezekieli 8:8 |
Ezekieli 8:9 |
Ezekieli 8:10 |
Ezekieli 8:11 |
Ezekieli 8:12 |
Ezekieli 8:13 |
Ezekieli 8:14 |
Ezekieli 8:15 |
Ezekieli 8:16 |
Ezekieli 8:17 |
Ezekieli 8:18 |
|
|
|
|
|
|
Ezekieli 1 / Ezek 1 |
Ezekieli 2 / Ezek 2 |
Ezekieli 3 / Ezek 3 |
Ezekieli 4 / Ezek 4 |
Ezekieli 5 / Ezek 5 |
Ezekieli 6 / Ezek 6 |
Ezekieli 7 / Ezek 7 |
Ezekieli 8 / Ezek 8 |
Ezekieli 9 / Ezek 9 |
Ezekieli 10 / Ezek 10 |
Ezekieli 11 / Ezek 11 |
Ezekieli 12 / Ezek 12 |
Ezekieli 13 / Ezek 13 |
Ezekieli 14 / Ezek 14 |
Ezekieli 15 / Ezek 15 |
Ezekieli 16 / Ezek 16 |
Ezekieli 17 / Ezek 17 |
Ezekieli 18 / Ezek 18 |
Ezekieli 19 / Ezek 19 |
Ezekieli 20 / Ezek 20 |
Ezekieli 21 / Ezek 21 |
Ezekieli 22 / Ezek 22 |
Ezekieli 23 / Ezek 23 |
Ezekieli 24 / Ezek 24 |
Ezekieli 25 / Ezek 25 |
Ezekieli 26 / Ezek 26 |
Ezekieli 27 / Ezek 27 |
Ezekieli 28 / Ezek 28 |
Ezekieli 29 / Ezek 29 |
Ezekieli 30 / Ezek 30 |
Ezekieli 31 / Ezek 31 |
Ezekieli 32 / Ezek 32 |
Ezekieli 33 / Ezek 33 |
Ezekieli 34 / Ezek 34 |
Ezekieli 35 / Ezek 35 |
Ezekieli 36 / Ezek 36 |
Ezekieli 37 / Ezek 37 |
Ezekieli 38 / Ezek 38 |
Ezekieli 39 / Ezek 39 |
Ezekieli 40 / Ezek 40 |
Ezekieli 41 / Ezek 41 |
Ezekieli 42 / Ezek 42 |
Ezekieli 43 / Ezek 43 |
Ezekieli 44 / Ezek 44 |
Ezekieli 45 / Ezek 45 |
Ezekieli 46 / Ezek 46 |
Ezekieli 47 / Ezek 47 |
Ezekieli 48 / Ezek 48 |