A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Ezekieli 21

1
Fjala e të Amshueshmit m'u drejtua akoma, duke thënë:
2
"Bir njeriu, kthe fytyrën nga Jeruzalemi, fol hapur kundër vendeve të shenjta dhe profetizo kundër vendit të Izraelit;
3
dhe i thuaj vendit të Izraelit: Kështu thotë Zoti: Ja unë jam kundër teje, do të nxjerr shpatën time nga milli i saj dhe do të këpus nga ti të drejtët dhe të këqinjtë.
4
Duke qenë se dua të këpus nga ty të drejtët dhe të këqinjtë, shpata ime do të dalë nga milli i saj kundër çdo mishi nga jugu në veri.
5
Kështu çdo mish do të pranojë që unë, Zoti, kam nxjerrë shpatën nga milli i saj dhe nuk do të hyjë më në të.
6
Prandaj ti, bir njeriu, vajto me ijët e thyer dhe vajto me dhembje para syve të tyre.
7
Do të ndodhë që kur të të pyesin: "Pse vajton?", do të përgjigjesh: "Për lajmin që po vjen, çdo zemër do të tretet, të gjitha duart do të dobësohen, të gjithë shpirtërat do të ligështohen dhe të gjithe gjunjët do të shkrihen si uji". Ja, gjëja po vjen dhe do të kryhet", thotë Zoti, Zoti.
8
Fjala e Zoti m'u drejtua përsëri, duke thënë:
9
"Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti. Thuaj: Një shpatë, një shpatë është mprehur e madje shndrit,
10
është mprehur për të bërë një masakër të madhe dhe është e mprehur që të vetëtijë. A mund të gëzohemi vallë? Ju përçmoni skeptrin e birit tim sikur të ishte një dru çfarëdo.
11
Zoti e ka dhënë ta lustrojnë për ta rrokur në dorë; shpata është mprehur dhe lustruar për ta dhënë në dorë të atij që vret.
12
Klith dhe bërtit, bir njeriu, sepse do të përdoret kundër popullit tim, kundër tërë princave të Izraelit; ata do të dorëzohen në pushtetin e shpatës bashkë me popullin tim. Prandaj rrihe kofshën tënde,
13
sepse kjo është një provë. Çfarë do të ndodhte sikur të mos ishte më as skeptri përbuzës?", thotë Zoti, Zoti.
14
"Prandaj ti, bir njeriu, profetizo dhe rrih duart; lëre që shpata të dyfishojë dhe të trefishojë goditjet e saj: është shpata e masakrës së madhe, që i rrethon nga çdo anë.
15
Kam kthyer majën e shpatës kundër të gjitha portave të tyre, me qëllim që zemra e tyre të tretet dhe shumë të bien. Ah, është bërë për të shkëlqyer, është mprehur për masakrën.
16
Shpatë, ji e pamëshirshme; kthehu më të djathtë, kthehu në të majtë, kudo ku drejtohet tehu yt.
17
Edhe unë do të rrah duart dhe do të shfryj tërbimin tim. Unë, Zoti, kam folur".
18
Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
19
"Ti, bir njeriu, shëno dy rrugë nëpër të cilat të kalojë shpata e mbretit të Babilonisë; do të nisen që të dyja nga i njëjti vend. Vër një tregues rrugor, vëre në krye të rrugës që të çon në qytet.
20
Shëno një rrugë nëpër të cilën shpata të shkojë në Rabah, qytet i bijve të Amonit, dhe një tjetër për në Judë, kundër Jeruzalemit, qytet i fortifikuar.
21
Në fakt mbreti i Babilonisë qëndron në kryqëzimin e rrugës, në krye të dy rrugëve, për të bërë shortari: ai tund shigjetat, konsulton idhujt shtëpiakë, shqyrton mëlçinë.
22
Në të djathtë të tij përgjigja e shortarisë tregon Jeruzalemin për të vendosur deshtë, për të hapur gojën dhe për të urdhëruar masakrën, për të ngritur zërin me klithma lufte, për t'i vendosur deshtë kundër portave, për të ngritur ledhe dhe për të ndërtuar kulla.
23
Por për ta kjo do të jetë si një shortari e rremë në sytë e atyre që u janë betuar. Por ai do të kujtohet për paudhësitë e tyre, me qëllim që t'i kapin".
24
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se keni bërë të kujtohet paudhësia juaj, duke qenë se shkeljet tuaja dolën sheshit dhe mëkatet tuaja u zbuluan në të gjitha veprimet tuaja; duke qenë se ju kanë kujtuar, do të kapeni nga dora e armikut.
25
Dhe ti, o princ i korruptuar dhe i keq i Izraelit, dita e të cilit erdhi në kohën e ndëshkimit përfundimtar",
26
kështu thotë Zoti, Zoti: "Hiqe çallmën, hiqe kurorën; gjërat nuk do të jenë po ato: ajo që është poshtë do të ngrihet dhe ajo që është lart do të ulet.
27
Shkretim, shkretim, shkretim, unë do ta kryej. Dhe ajo nuk do të restaurohet më, deri sa të vijë ai të cilit i përket gjykimi dhe të cilit do t'ja jap.
28
Dhe ti, bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti, lidhur me bijtë e Amonit dhe lidhur me turpin e tyre dhe thuaj: Shpata, shpata është zhveshur, është lustruar për masakrën, që të hajë, që të vetëtijë,
29
ndërsa kanë për ty vegime të rreme dhe të bëjnë ty shortari të rreme, që të të vënë mbi qafën e njerëzve të këqinj të vrarë, dita e të cilëve ka arritur kohën e ndëshkimit përfundimtar.
30
Vëre përsëri në millin e saj. Unë do të të gjykoj po në atë vend ku të krijuan, në vendin e prejardhjes sate.
31
Do të derdh mbi ty indinjatën time, do të fryj kundër teje në zjarrin e zemërimit tim dhe do të të dorëzoj në duart e njerëzve brutalë, që shkaktojnë shkatërrime.
32
Do të bëhesh pre e zjarrit, gjaku yt do të derdhet në mes të vendit; nuk do të të kujtojnë më, sepse unë Zoti, fola".
Ezekieli 21:1
Ezekieli 21:2
Ezekieli 21:3
Ezekieli 21:4
Ezekieli 21:5
Ezekieli 21:6
Ezekieli 21:7
Ezekieli 21:8
Ezekieli 21:9
Ezekieli 21:10
Ezekieli 21:11
Ezekieli 21:12
Ezekieli 21:13
Ezekieli 21:14
Ezekieli 21:15
Ezekieli 21:16
Ezekieli 21:17
Ezekieli 21:18
Ezekieli 21:19
Ezekieli 21:20
Ezekieli 21:21
Ezekieli 21:22
Ezekieli 21:23
Ezekieli 21:24
Ezekieli 21:25
Ezekieli 21:26
Ezekieli 21:27
Ezekieli 21:28
Ezekieli 21:29
Ezekieli 21:30
Ezekieli 21:31
Ezekieli 21:32
Ezekieli 1 / Ezek 1
Ezekieli 2 / Ezek 2
Ezekieli 3 / Ezek 3
Ezekieli 4 / Ezek 4
Ezekieli 5 / Ezek 5
Ezekieli 6 / Ezek 6
Ezekieli 7 / Ezek 7
Ezekieli 8 / Ezek 8
Ezekieli 9 / Ezek 9
Ezekieli 10 / Ezek 10
Ezekieli 11 / Ezek 11
Ezekieli 12 / Ezek 12
Ezekieli 13 / Ezek 13
Ezekieli 14 / Ezek 14
Ezekieli 15 / Ezek 15
Ezekieli 16 / Ezek 16
Ezekieli 17 / Ezek 17
Ezekieli 18 / Ezek 18
Ezekieli 19 / Ezek 19
Ezekieli 20 / Ezek 20
Ezekieli 21 / Ezek 21
Ezekieli 22 / Ezek 22
Ezekieli 23 / Ezek 23
Ezekieli 24 / Ezek 24
Ezekieli 25 / Ezek 25
Ezekieli 26 / Ezek 26
Ezekieli 27 / Ezek 27
Ezekieli 28 / Ezek 28
Ezekieli 29 / Ezek 29
Ezekieli 30 / Ezek 30
Ezekieli 31 / Ezek 31
Ezekieli 32 / Ezek 32
Ezekieli 33 / Ezek 33
Ezekieli 34 / Ezek 34
Ezekieli 35 / Ezek 35
Ezekieli 36 / Ezek 36
Ezekieli 37 / Ezek 37
Ezekieli 38 / Ezek 38
Ezekieli 39 / Ezek 39
Ezekieli 40 / Ezek 40
Ezekieli 41 / Ezek 41
Ezekieli 42 / Ezek 42
Ezekieli 43 / Ezek 43
Ezekieli 44 / Ezek 44
Ezekieli 45 / Ezek 45
Ezekieli 46 / Ezek 46
Ezekieli 47 / Ezek 47
Ezekieli 48 / Ezek 48