A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Ezekieli 12

1
Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
2
"Bir njeriu, ti banon në mes të një shtëpie rebele, që kanë sy për të parë, por nuk shohin, vesh për të dëgjuar, por nuk dëgjojnë, sepse janë një shtëpi rebele.
3
Prandaj, bir njeriu, përgatit plaçkat për mërgim dhe shko në mërgim ditën para syve të tyre. Ti do të nisesh për mërgim nga vendi ku je në një vend tjetër para syve të tyre; ndofta do ta kuptojnë se janë një shtëpi rebele.
4
Do të çosh, pra, plaçkat e tua ditën para syve të tyre, bagazhin tënd si bagazh i dikujt që shkon në mërgim; pastaj në mbëmje do të dalësh para syve të tyre, si ata që shkojnë në mërgim.
5
Bëj një vrimë në mur para syve të tyre dhe nëpërmjet kësaj nxirr bagazhin tënd.
6
Do ta mbash mbi kurriz para syve të tyre, do ta çosh jashtë në terr; do të mbulosh fytyrën për të mos shikuar tokën, sepse të kam bërë ty një shenjë për shtëpinë e Izraelit".
7
Unë bëra pikërisht ashtu si më kishte urdhëruar; ditën nxora jashtë bagazhin tim, si bagazhi i dikujt që shkon në mërgim dhe në mbrëmje, me duar, hapa një vrimë në mur; kur u err e çova jashtë bagazhin tim dhe e vura mbi kurriz para syve të tyre.
8
Në mëngjes fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
9
"Bir njeriu, nuk të ka kërkuar shtëpia e Izraelit, kjo shtëpi rebele: "Çfarë po bën?".
10
U thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ky orakull ka të bëjë me princin që është në Jeruzalem dhe me tërë shtëpinë e Izraelit që banon aty".
11
Thuaj: Unë jam një shenjë për ju; ashtu si bëra unë, kështu do t'u bëhet atyre: ata do të shkojnë në mërgim, në robëri.
12
Princi që është në mes tyre do të mbajë bagazhin e tij mbi kurriz në terr dhe do të dalë; do të bëjnë një vrimë në mur që ai të dalë nëpërmjet saj; ai do të mbulojë fytyrën për të mos parë tokën me sytë e tij.
13
Por unë do të shtrij rrjetën time mbi të dhe ai do të kapet në lakun tim; do ta çoj pastaj në Babiloni, në vendin e Kaldeasve; por ai nuk ka për ta parë dhe do të vdesë atje.
14
Do të shpërndaj në të gjitha erërat ata që i rrijnë rreth e qark për ta ndihmuar dhe tërë trupat e tij, dhe do ta zhvesh shpatën prapa tyre.
15
Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti kur do ti kem shpërndarë midis kombeve dhe vendeve të ndryshme.
16
Por do të fal një numër të vogël nga shpata, nga uria dhe murtaja, me qëllim që të tregojnë të gjitha veprimet e tyre të neveritshme midis kombeve ku do të shkojnë; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
17
Fjala e Zotit m'u drejtua akoma, duke thënë:
18
"Bir njeriu, ha bukën tënde me drithtimë dhe pije ujin tënd me shqetësim dhe me ankth.
19
Do t'i thuash pastaj popullit të vendit: Kështu u thotë Zoti, Zoti, banorëve të Jeruzalemit në tokën e Izraelit: Do të hanë bukën e tyre në pikëllim dhe do ta pinë ujin e tyre në tmerr, sepse vendi i tyre do të zhvishet nga gjithë ato që ka për shkak të ligësisë të mbarë njerëzve që banojnë aty.
20
Qytetet e banuara do të shkatërrohen dhe vendi do të shkretohet; kështu do të pranoni që unë jam Zoti".
21
Fjala e Zotit mu drejtua përsëri duke, duke thënë:
22
"Bir njeriu: Çfarë është ajo e thënë për vendin e Izraelit e cila pohon se: "Ditët po zgjaten dhe çdo vegim pakësohet"?
23
Prandaj u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Unë do të bëj të pushojë kjo e thënë dhe të mos e përmendin më në Izrael. Bile u thuaj atyre: Po afrohen ditët dhe realizimi i fjalës së çdo vegimi,
24
sepse nuk do të ketë më asnjë vegim të rremë as shortari të gënjeshtërt në mes të shtëpisë së Izraelit.
25
Sepse unë, Zoti, do të flas, dhe fjala që do shqiptoj do të kryhet pa asnjë mëdyshje. Po, në ditët tuaja, o shtëpi rebele, unë do të shqiptoj një fjalë dhe do ta realizoj", thotë Zoti, Zoti.
26
Fjala e Zotit m'u drejtua akoma, duke thënë:
27
"Bir njeriu, ja, shtëpia e Izraelit thotë: "Vegimi që ai shikon ka të bëjë me shumë ditë të së ardhmes, dhe ai profetizon për kohra të largëta".
28
Prandaj u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti; asnjë nga fjalët e mia nuk do të shtyhet më, por fjala që unë do të shqiptoj do të realizohet", thotë Zoti, Zoti.
Ezekieli 12:1
Ezekieli 12:2
Ezekieli 12:3
Ezekieli 12:4
Ezekieli 12:5
Ezekieli 12:6
Ezekieli 12:7
Ezekieli 12:8
Ezekieli 12:9
Ezekieli 12:10
Ezekieli 12:11
Ezekieli 12:12
Ezekieli 12:13
Ezekieli 12:14
Ezekieli 12:15
Ezekieli 12:16
Ezekieli 12:17
Ezekieli 12:18
Ezekieli 12:19
Ezekieli 12:20
Ezekieli 12:21
Ezekieli 12:22
Ezekieli 12:23
Ezekieli 12:24
Ezekieli 12:25
Ezekieli 12:26
Ezekieli 12:27
Ezekieli 12:28
Ezekieli 1 / Ezek 1
Ezekieli 2 / Ezek 2
Ezekieli 3 / Ezek 3
Ezekieli 4 / Ezek 4
Ezekieli 5 / Ezek 5
Ezekieli 6 / Ezek 6
Ezekieli 7 / Ezek 7
Ezekieli 8 / Ezek 8
Ezekieli 9 / Ezek 9
Ezekieli 10 / Ezek 10
Ezekieli 11 / Ezek 11
Ezekieli 12 / Ezek 12
Ezekieli 13 / Ezek 13
Ezekieli 14 / Ezek 14
Ezekieli 15 / Ezek 15
Ezekieli 16 / Ezek 16
Ezekieli 17 / Ezek 17
Ezekieli 18 / Ezek 18
Ezekieli 19 / Ezek 19
Ezekieli 20 / Ezek 20
Ezekieli 21 / Ezek 21
Ezekieli 22 / Ezek 22
Ezekieli 23 / Ezek 23
Ezekieli 24 / Ezek 24
Ezekieli 25 / Ezek 25
Ezekieli 26 / Ezek 26
Ezekieli 27 / Ezek 27
Ezekieli 28 / Ezek 28
Ezekieli 29 / Ezek 29
Ezekieli 30 / Ezek 30
Ezekieli 31 / Ezek 31
Ezekieli 32 / Ezek 32
Ezekieli 33 / Ezek 33
Ezekieli 34 / Ezek 34
Ezekieli 35 / Ezek 35
Ezekieli 36 / Ezek 36
Ezekieli 37 / Ezek 37
Ezekieli 38 / Ezek 38
Ezekieli 39 / Ezek 39
Ezekieli 40 / Ezek 40
Ezekieli 41 / Ezek 41
Ezekieli 42 / Ezek 42
Ezekieli 43 / Ezek 43
Ezekieli 44 / Ezek 44
Ezekieli 45 / Ezek 45
Ezekieli 46 / Ezek 46
Ezekieli 47 / Ezek 47
Ezekieli 48 / Ezek 48