1 |
Unë po shikoja dhe ja, mbi kupën qiellore që ishte mbi kryet e kerubinëve, dukej mbi ta një si gur safiri që i përngjante nga forma një froni. |
2 |
Zoti i foli pastaj njeriut të veshur me rroba liri dhe i tha: "Shko midis rrotave poshtë kerubinit, mbushi duart me qymyr të ndezur që është midis kerubinëve dhe përhapi mbi qytetin". Dhe ai shkoi, ndërsa unë shikoja. |
3 |
Kur hyri ai njeri, kerubinët rrinin në të djathtë të tempullit dhe reja mbushte oborrin e brendshëm. |
4 |
Pastaj lavdia e Zotit u ngrit mbi kerubinin duke lëvizur drejt pragut të tempullit; atëherë tempulli u mbush me renë dhe oborri u mbush me shkëlqimin e lavdisë të Zotit. |
5 |
Zhurma e krahëve të kerubinëve u dëgjua deri në oborrin e jashtëm, ashtu si zëri i Perëndisë të plotfuqishëm kur flet. |
6 |
Kur Zoti e urdhëroi njeriun e veshur me rroba liri, duke thënë: "Merr zjarrin midis rrotave që ndodhen ndër kerubinë", ai shkoi të ndalet pranë një rrote. |
7 |
Atëherë një kerubin shtriu dorën midis kerubinëve drejt zjarrit që ishte mes tyre, e mori dhe e vuri në duart e njeriut të veshur me rroba liri, që e pranoi dhe doli. |
8 |
Kerubinët dukeshin sikur kishin formën e dorës së njeriut poshtë krahëve. |
9 |
Shikova akoma dhe ja, në krah të kerubinëve kishte katër rrota, një rrotë përbri çdo kerubini dhe një rrotë tjetër për çdo kerubin tjetër; rrotat kishin pamjen e një guri të topazit. |
10 |
Dukej sikur që të katra kishin po atë formë, sikur një rrotë të ishte në mes të tjetrës. |
11 |
Kur lëviznin, shkonin nga një prej katër drejtimeve të tyre dhe, duke shkuar, nuk silleshin, por ndiqnin drejtimin që kishte marrë koka e tyre dhe, duke shkuar, nuk silleshin. |
12 |
Tërë trupi i tyre, kurrizi i tyre, duart e tyre, krahët e tyre ishin plot me sy rreth e qark, po, edhe vetë rrotat që kishin të katër. |
13 |
Unë dëgjova që rrotat quheshin "Turbina". |
14 |
Çdo kerubin kishte katër fytyra; fytyra e parë ishte fytyra e kerubinit, fytyra e dytë ishte fytyra e njeriut, fytyra e tretë fytyra e luanit dhe fytyra e katërt ajo e shqiponjës. |
15 |
Pastaj kerubinët u ngritën. Ata ishin po ato qenie të gjalla që kisha parë pranë lumit Kebar. |
16 |
Kur kerubinët lëviznin, edhe rrotat lëviznin nga ana e tyre; dhe kur kerubinët hapnin fletët për t'u ngritur nga toka, rrotat nuk largoheshin nga krahu i tyre. |
17 |
Kur ata ndaleshin, ndaleshin edhe ato; kur ata ngriheshin, ngriheshin edhe ato bashkë me ta, sepse fryma e qënieve të gjalla ishte ndër ta. |
18 |
Lavdia e Zotit u largua pastaj nga pragu i tempullit dhe u ndal te kerubinët. |
19 |
Pastaj kerubinët i hapën krahët e tyre dhe u ngritën nga toka para syve të mi; ndërsa po largoheshin edhe rrotat ishin pranë tyre. U ndalën pastaj te hyrja e portës që shikonte nga lindja e shtëpisë të Zotit, ndërsa lavdia e Perëndisë të Izraelit qëndronte lart mbi ta. |
20 |
Ishin po ato qenie të gjalla që kisha parë nën Perëndinë e Izraelit pranë lumit Kebar dhe njoha që ishin kerubinë. |
21 |
Secili prej tyre kishte katër fytyra, secili katër krahë dhe poshtë krahëve të tyre dilte forma e dorës së njeriut. |
22 |
Sa për pamjen e fytyrave të tyre, ishin po ato fytyra që kisha parë pranë lumit Kebar; ishin po ato shëmbëlltyra dhe po ata kerubinë. Secili shkonte drejt para tij.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Ezekieli 10:1 |
Ezekieli 10:2 |
Ezekieli 10:3 |
Ezekieli 10:4 |
Ezekieli 10:5 |
Ezekieli 10:6 |
Ezekieli 10:7 |
Ezekieli 10:8 |
Ezekieli 10:9 |
Ezekieli 10:10 |
Ezekieli 10:11 |
Ezekieli 10:12 |
Ezekieli 10:13 |
Ezekieli 10:14 |
Ezekieli 10:15 |
Ezekieli 10:16 |
Ezekieli 10:17 |
Ezekieli 10:18 |
Ezekieli 10:19 |
Ezekieli 10:20 |
Ezekieli 10:21 |
Ezekieli 10:22 |
|
|
|
|
|
|
Ezekieli 1 / Ezek 1 |
Ezekieli 2 / Ezek 2 |
Ezekieli 3 / Ezek 3 |
Ezekieli 4 / Ezek 4 |
Ezekieli 5 / Ezek 5 |
Ezekieli 6 / Ezek 6 |
Ezekieli 7 / Ezek 7 |
Ezekieli 8 / Ezek 8 |
Ezekieli 9 / Ezek 9 |
Ezekieli 10 / Ezek 10 |
Ezekieli 11 / Ezek 11 |
Ezekieli 12 / Ezek 12 |
Ezekieli 13 / Ezek 13 |
Ezekieli 14 / Ezek 14 |
Ezekieli 15 / Ezek 15 |
Ezekieli 16 / Ezek 16 |
Ezekieli 17 / Ezek 17 |
Ezekieli 18 / Ezek 18 |
Ezekieli 19 / Ezek 19 |
Ezekieli 20 / Ezek 20 |
Ezekieli 21 / Ezek 21 |
Ezekieli 22 / Ezek 22 |
Ezekieli 23 / Ezek 23 |
Ezekieli 24 / Ezek 24 |
Ezekieli 25 / Ezek 25 |
Ezekieli 26 / Ezek 26 |
Ezekieli 27 / Ezek 27 |
Ezekieli 28 / Ezek 28 |
Ezekieli 29 / Ezek 29 |
Ezekieli 30 / Ezek 30 |
Ezekieli 31 / Ezek 31 |
Ezekieli 32 / Ezek 32 |
Ezekieli 33 / Ezek 33 |
Ezekieli 34 / Ezek 34 |
Ezekieli 35 / Ezek 35 |
Ezekieli 36 / Ezek 36 |
Ezekieli 37 / Ezek 37 |
Ezekieli 38 / Ezek 38 |
Ezekieli 39 / Ezek 39 |
Ezekieli 40 / Ezek 40 |
Ezekieli 41 / Ezek 41 |
Ezekieli 42 / Ezek 42 |
Ezekieli 43 / Ezek 43 |
Ezekieli 44 / Ezek 44 |
Ezekieli 45 / Ezek 45 |
Ezekieli 46 / Ezek 46 |
Ezekieli 47 / Ezek 47 |
Ezekieli 48 / Ezek 48 |