English
A A A A A
×
Shqiptare Bibla 1884
Isaia 9
1
Por errësira nuk do të zgjasë gjithnjë mbi atë që tani është në ankth. Ashtu si në të kaluarën ai mbuloi me turp vendin e Zabulonit dhe vendin e Neftalit, kështu në të ardhmen do ta mbulojë
2
Populli që ecte në terr pa një dritë të madhe; mbi ata që banonin në vendin e hijes së vdekjes doli një dritë.
3
Ti e ke rritur kombin, ke shtuar gëzimin e tyre; ata gëzohen para teje ashtu si gëzohet dikush në korrje dhe ashtu si gëzohet kur ndahet plaçka e luftës.
4
Sepse ti ke thyer zgjedhën që rëndonte mbi të, shkopin mbi kurrizin e tij dhe shufrën e atij që e shtypte, si në ditën e Madianit.
5
Sepse çdo këpucë luftëtari në përleshje dhe çdo mantel i rrëkëllyer në gjak, do të caktohet të digjet dhe do të jetë eshkë zjarri.
6
Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes.
7
Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për ta vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mënçurisë dhe të drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë zelli i Zotit të ushtrive.
8
Zoti ka dërguar një fjalë kundër Jakobit dhe ajo ka rënë mbi Izraelin.
9
Tërë populli do ta njohë, Efraimi dhe banorët e Samarias, që në kryelartësinë e tyre dhe arrogancën e zemrës së tyre thonë:
10
"Tullat kanë rënë, por do ta rindërtojmë me gurë të latuar; fiqtë e Egjiptit janë prerë, por ne do t'i zëvendësojmë me kedra".
11
Për këtë Zoti do të nxisë kundër tij kundërshtarët e Retsinit dhe do të nxisë armiqtë e tij:
12
Sirët nga lindja, Filistejtë nga perëndimi, që do ta hanë Izraelin gojëhapur. Megjithëkëtë zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
13
Megjithatë populli nuk kthehet tek ai që e godet dhe nuk kërkon Zotin e ushtrive.
14
Prandaj Zoti do t'i presë Izraelit kokë dhe bisht, degë palme dhe xunkth brenda një dite të vetme.
15
Plaku dhe njeriu nga parësia janë koka; dhe profeti që u mëson të tjerëve gënjeshtra është bishti.
16
Ata që udhëheqin këtë popull e bëjnë të shkojë në rrugë të gabuar, dhe ata që udhëhiqen prej tyre i përpijnë.
17
Prandaj Zoti nuk do të kënaqet me të rinjtë e tij dhe as do t'i vijë keq për jetimët e tij dhe gratë e veja të tij, sepse të gjithë janë hipokritë dhe të çoroditur, dhe çdo gojë thotë marrëzira. Megjithë tërë këto gjëra zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
18
Sepse ligësia djeg si një zjarr, që përpin ferra dhe gjemba dhe flakëron në pjesën e dendur të pyllit, që ngrihet lart si një shtyllë tymi.
19
Për shkak të zemërimit të Zotit të ushtrive vendi digjet dhe populli është si eshkë për zjarrin; askujt nuk i vjen keq për vëllanë e vet.
20
Këputet nga e djathta, por uria vazhdon; gëlltitet nga e majta, por pa u ngopur; secili përpin mishin e krahut të vet.
21
Manasi përpin Efraimin, dhe Efraimi Manasin; dhe tok janë kundër Judës. Megjithëkëtë zemërimi i tij nuk qetësohet dhe dora e tij mbetet e shtrirë.
Isaia 9:1
Isaia 9:2
Isaia 9:3
Isaia 9:4
Isaia 9:5
Isaia 9:6
Isaia 9:7
Isaia 9:8
Isaia 9:9
Isaia 9:10
Isaia 9:11
Isaia 9:12
Isaia 9:13
Isaia 9:14
Isaia 9:15
Isaia 9:16
Isaia 9:17
Isaia 9:18
Isaia 9:19
Isaia 9:20
Isaia 9:21
Isaia 1 / Isai 1
Isaia 2 / Isai 2
Isaia 3 / Isai 3
Isaia 4 / Isai 4
Isaia 5 / Isai 5
Isaia 6 / Isai 6
Isaia 7 / Isai 7
Isaia 8 / Isai 8
Isaia 9 / Isai 9
Isaia 10 / Isai 10
Isaia 11 / Isai 11
Isaia 12 / Isai 12
Isaia 13 / Isai 13
Isaia 14 / Isai 14
Isaia 15 / Isai 15
Isaia 16 / Isai 16
Isaia 17 / Isai 17
Isaia 18 / Isai 18
Isaia 19 / Isai 19
Isaia 20 / Isai 20
Isaia 21 / Isai 21
Isaia 22 / Isai 22
Isaia 23 / Isai 23
Isaia 24 / Isai 24
Isaia 25 / Isai 25
Isaia 26 / Isai 26
Isaia 27 / Isai 27
Isaia 28 / Isai 28
Isaia 29 / Isai 29
Isaia 30 / Isai 30
Isaia 31 / Isai 31
Isaia 32 / Isai 32
Isaia 33 / Isai 33
Isaia 34 / Isai 34
Isaia 35 / Isai 35
Isaia 36 / Isai 36
Isaia 37 / Isai 37
Isaia 38 / Isai 38
Isaia 39 / Isai 39
Isaia 40 / Isai 40
Isaia 41 / Isai 41
Isaia 42 / Isai 42
Isaia 43 / Isai 43
Isaia 44 / Isai 44
Isaia 45 / Isai 45
Isaia 46 / Isai 46
Isaia 47 / Isai 47
Isaia 48 / Isai 48
Isaia 49 / Isai 49
Isaia 50 / Isai 50
Isaia 51 / Isai 51
Isaia 52 / Isai 52
Isaia 53 / Isai 53
Isaia 54 / Isai 54
Isaia 55 / Isai 55
Isaia 56 / Isai 56
Isaia 57 / Isai 57
Isaia 58 / Isai 58
Isaia 59 / Isai 59
Isaia 60 / Isai 60
Isaia 61 / Isai 61
Isaia 62 / Isai 62
Isaia 63 / Isai 63
Isaia 64 / Isai 64
Isaia 65 / Isai 65
Isaia 66 / Isai 66