1 |
"O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat, dhe ju që nuk keni para ejani, blini dhe hani! Ejani, blini pa para dhe pa paguar verë dhe qumësht! |
2 |
Pse shpenzoni para për atë që nuk është bukë dhe fryt i mundit tuaj, për atë që nuk të ngop? Dëgjomëni me kujdes dhe do të hani atë që është e mirë, dhe shpirti juaj do të shijojë ushqime të shijshme. |
3 |
Vini veshin dhe ejani tek unë, dëgjoni dhe shpirti juaj do të jetojë; dhe unë do të bëj me ju një besëlidhje të përjetshme, sipas hirit të qëndrueshëm që i premtova Davidit. |
4 |
Ja, unë ia dhashë si dëshmitar popujve, si princ dhe komandant të popujve. |
5 |
Ja, ti do të thërrasësh një komb që nuk e njeh, dhe një komb që nuk të njeh do të vrapojë te ti, për shkak të Zotit, Perëndisë tënd, dhe të Shenjtit të Izraelit, sepse ai të ka përlëvduar". |
6 |
Kërkoni Zotin ndërsa mund të gjendet, e thirrni ndërsa është afër. |
7 |
I pabesi le ta lërë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij, dhe le të kthehet tek Zoti që të ketë dhembshuri për të, tek Perëndia ynë që fal bujarisht. |
8 |
"Duke qenë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia", thotë Zoti. |
9 |
"Ashtu si qiejtë janë më të lartë se toka, kështu edhe rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet e mia janë më të larta se mendimet tuaja. |
10 |
Ashtu si shiu dhe bora zbresin nga qielli dhe nuk kthehen prapa pa vaditur tokën, pa e bërë pjellore, pa bërë që të mbij në mënyrë që ai që do të mbjellëtë marrë farën dhe të sigurojë bukën për të ngrënë, |
11 |
Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova. |
12 |
Sepse ju do të niseni me gëzim dhe do t'ju kthejnë në paqe. Malet dhe kodrat do të shpërthejnë në britma gëzimi përpara jush dhe tërë drurët e fushave do të duartrokasin. |
13 |
Në vend të ferrave do të rritet selvia, në vend të hithrave do të rritet mersina; kjo do të jetë për Zotin një titull lavdie, një shenjë e përjetshme që nuk do të shkatërrohet".
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Isaia 55:1 |
Isaia 55:2 |
Isaia 55:3 |
Isaia 55:4 |
Isaia 55:5 |
Isaia 55:6 |
Isaia 55:7 |
Isaia 55:8 |
Isaia 55:9 |
Isaia 55:10 |
Isaia 55:11 |
Isaia 55:12 |
Isaia 55:13 |
|
|
|
|
|
|
Isaia 1 / Isai 1 |
Isaia 2 / Isai 2 |
Isaia 3 / Isai 3 |
Isaia 4 / Isai 4 |
Isaia 5 / Isai 5 |
Isaia 6 / Isai 6 |
Isaia 7 / Isai 7 |
Isaia 8 / Isai 8 |
Isaia 9 / Isai 9 |
Isaia 10 / Isai 10 |
Isaia 11 / Isai 11 |
Isaia 12 / Isai 12 |
Isaia 13 / Isai 13 |
Isaia 14 / Isai 14 |
Isaia 15 / Isai 15 |
Isaia 16 / Isai 16 |
Isaia 17 / Isai 17 |
Isaia 18 / Isai 18 |
Isaia 19 / Isai 19 |
Isaia 20 / Isai 20 |
Isaia 21 / Isai 21 |
Isaia 22 / Isai 22 |
Isaia 23 / Isai 23 |
Isaia 24 / Isai 24 |
Isaia 25 / Isai 25 |
Isaia 26 / Isai 26 |
Isaia 27 / Isai 27 |
Isaia 28 / Isai 28 |
Isaia 29 / Isai 29 |
Isaia 30 / Isai 30 |
Isaia 31 / Isai 31 |
Isaia 32 / Isai 32 |
Isaia 33 / Isai 33 |
Isaia 34 / Isai 34 |
Isaia 35 / Isai 35 |
Isaia 36 / Isai 36 |
Isaia 37 / Isai 37 |
Isaia 38 / Isai 38 |
Isaia 39 / Isai 39 |
Isaia 40 / Isai 40 |
Isaia 41 / Isai 41 |
Isaia 42 / Isai 42 |
Isaia 43 / Isai 43 |
Isaia 44 / Isai 44 |
Isaia 45 / Isai 45 |
Isaia 46 / Isai 46 |
Isaia 47 / Isai 47 |
Isaia 48 / Isai 48 |
Isaia 49 / Isai 49 |
Isaia 50 / Isai 50 |
Isaia 51 / Isai 51 |
Isaia 52 / Isai 52 |
Isaia 53 / Isai 53 |
Isaia 54 / Isai 54 |
Isaia 55 / Isai 55 |
Isaia 56 / Isai 56 |
Isaia 57 / Isai 57 |
Isaia 58 / Isai 58 |
Isaia 59 / Isai 59 |
Isaia 60 / Isai 60 |
Isaia 61 / Isai 61 |
Isaia 62 / Isai 62 |
Isaia 63 / Isai 63 |
Isaia 64 / Isai 64 |
Isaia 65 / Isai 65 |
Isaia 66 / Isai 66 |