English
A A A A A
×
Shqiptare Bibla 1884
Isaia 42
1
"Ja shërbëtori im, që unë përkrah, i zgjedhuri im që më kënaq shpirtin. Kam vënë Frymën time mbi të; ai do t'ju sjellë drejtësinë kombeve.
2
Nuk do të bërtasë, nuk do ta ngrerë zërin, nuk do të bëjë të dëgjohet zëri i tij nëpër rrugë.
3
Nuk do ta copëtojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym; do ta paraqesë drejtësinë sipas së vërtetës.
4
Ai nuk do të ligështohet dhe nuk do të dekurajohet; deri sa të vendosë drejtësinë mbi tokë; dhe ishujt do të presin ligjin e tij".
5
Kështu thotë Perëndia, Zoti, që ka krijuar qiejtë dhe i ka shpalosur, që ka shtruar tokën dhe gjërat që ajo prodhon, që i jep frymëmarrje popullit dhe jetë atyre që ecin në të:
6
"Unë, Zoti, të kam thirrur sipas drejtësisë dhe do të të zë për dore, do të të ruaj dhe do të bëj aleancën e popullit dhe dritën e kombeve,
7
për t'u hapur sytë të verbërve, për të nxjerrë nga burgu të burgosurit dhe ata që dergjen në terr.
8
Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t'i jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura.
9
Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur, dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë".
10
I këndoni Zotit një kantik të ri, lëvdimin e tij nga skajet e tokës, o ju që zbrisni në det, dhe atë që ai përmban, ishujt dhe banorët e tyre.
11
Shkretëtira dhe qytetet e tij të lartojnë zërin e tyre, bashkë me fshatrat në të cilat banojnë ata të Kedarit. Le të ngazëllojnë banorët e Selas, le të lëshojnë britma nga maja e maleve.
12
Le t'i japin lavdi Zotit, le ta shpallin lëvdimin e tij në ishuj.
13
Zoti do të shkojë përpara si një hero, do të nxisë dëshirën e tij të zjarrtë si një luftëtar, do të lëshojë një klithmë, po një klithmë therëse; do të triumfojë mbi armiqtë e tij.
14
"Për një kohë të gjatë kam qëndruar në heshtje, nuk kam folur, e kam përmbajtur veten; por tani do të bërtas si një grua që heq të prerat e lindjes, do të marr frymë me vështirësi dhe njëkohësisht do të shfryj.
15
Do të shkretoj malet dhe kodrat dhe do të t'i thaj tërë bimët e blerta; do t'i katandis lumenjtë në ishuj dhe do të thaj pellgjet.
16
Do t'i bëj të verbërit të ecin nëpër një rrugë që ata nuk e njihnin dhe do t'i çoj nëpër shtigje të panjohura; do të ndryshoj para tyre terrin në dritë dhe vendet dredha-dredha në fushë. Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t'i braktis.
17
Do të kthejnë kurrizin plot me turp ata që kanë besim në shëmbëlltyrat e gdhendua dhe u thonë shëmbëlltyrave të derdhura: "Ju jeni perënditë tona!".
18
O të shurdhër, dëgjoni; o të verbër, shikoni dhe keni për të parë!
19
Kush është i verbër, në mos shërbëtori im, o i shurdhër si lajmëtari im që po dërgoj? Kush është i verbër si ai që është në paqe me mua, i verbër si shërbëtori i Zotit?
20
Ke parë shumë gjëra, por pa u kushtuar kujdesin e duhur; veshët e tu ishin të hapur, por nuk dëgjove asgjë".
21
Zoti u gëzua për hir të drejtësisë së tij; do ta bëjë ligjin e tij të madh dhe të mrekullueshëm.
22
Por ky është një popull që e kanë vjedhur dhe zhveshur; janë zënë të gjithë nga leqe në burgjet e nëndheshme dhe janë mbyllur në burgje. Janë bërë objekt plaçkitjeje, por askush nuk i ka çliruar; të zhveshur, por askush nuk ka thënë: "Ktheji!".
23
Kush prej jush do t'i kushtojë vemendje kësaj gjëje? Kush prej jush do t'i kushtojë vemendje dhe do të dëgjojë në të ardhmen?
24
Kush e ka braktisur Jakobin në duart e plaçkitësve dhe Izraelin në ato të grabitësve? A nuk ka qenë vallë Zoti kundër të cilit kemi mëkatuar? Ata në fakt nuk kanë dashur të ecin në rrugët e tij dhe nuk i janë bindur ligjit të tij.
25
Prandaj ai hodhi mbi të afshin e zemërimit të tij dhe dhunën e luftës, që e mbështolli rreth e qark në flakë pa e vënë re ai; e shkriu atë, por ai nuk pati gajle.
Isaia 42:1
Isaia 42:2
Isaia 42:3
Isaia 42:4
Isaia 42:5
Isaia 42:6
Isaia 42:7
Isaia 42:8
Isaia 42:9
Isaia 42:10
Isaia 42:11
Isaia 42:12
Isaia 42:13
Isaia 42:14
Isaia 42:15
Isaia 42:16
Isaia 42:17
Isaia 42:18
Isaia 42:19
Isaia 42:20
Isaia 42:21
Isaia 42:22
Isaia 42:23
Isaia 42:24
Isaia 42:25
Isaia 1 / Isa 1
Isaia 2 / Isa 2
Isaia 3 / Isa 3
Isaia 4 / Isa 4
Isaia 5 / Isa 5
Isaia 6 / Isa 6
Isaia 7 / Isa 7
Isaia 8 / Isa 8
Isaia 9 / Isa 9
Isaia 10 / Isa 10
Isaia 11 / Isa 11
Isaia 12 / Isa 12
Isaia 13 / Isa 13
Isaia 14 / Isa 14
Isaia 15 / Isa 15
Isaia 16 / Isa 16
Isaia 17 / Isa 17
Isaia 18 / Isa 18
Isaia 19 / Isa 19
Isaia 20 / Isa 20
Isaia 21 / Isa 21
Isaia 22 / Isa 22
Isaia 23 / Isa 23
Isaia 24 / Isa 24
Isaia 25 / Isa 25
Isaia 26 / Isa 26
Isaia 27 / Isa 27
Isaia 28 / Isa 28
Isaia 29 / Isa 29
Isaia 30 / Isa 30
Isaia 31 / Isa 31
Isaia 32 / Isa 32
Isaia 33 / Isa 33
Isaia 34 / Isa 34
Isaia 35 / Isa 35
Isaia 36 / Isa 36
Isaia 37 / Isa 37
Isaia 38 / Isa 38
Isaia 39 / Isa 39
Isaia 40 / Isa 40
Isaia 41 / Isa 41
Isaia 42 / Isa 42
Isaia 43 / Isa 43
Isaia 44 / Isa 44
Isaia 45 / Isa 45
Isaia 46 / Isa 46
Isaia 47 / Isa 47
Isaia 48 / Isa 48
Isaia 49 / Isa 49
Isaia 50 / Isa 50
Isaia 51 / Isa 51
Isaia 52 / Isa 52
Isaia 53 / Isa 53
Isaia 54 / Isa 54
Isaia 55 / Isa 55
Isaia 56 / Isa 56
Isaia 57 / Isa 57
Isaia 58 / Isa 58
Isaia 59 / Isa 59
Isaia 60 / Isa 60
Isaia 61 / Isa 61
Isaia 62 / Isa 62
Isaia 63 / Isa 63
Isaia 64 / Isa 64
Isaia 65 / Isa 65
Isaia 66 / Isa 66