A A A A A
×

Shqiptare Bibla 1884

Isaia 37

1
Kur mbreti Ezekia dëgjoi këtë, grisi rrobat, u mbulua me një thes dhe hyri në shtëpinë e Zotit.
2
Pastaj dërgoi Eliakimin, prefektin e pallatit, Shebnaun, sekretarin, dhe priftërinjtë më të vjetër të mbuluar me thasë te profeti Isaia, bir i Amotsit,
3
të cilët i thanë: "Kështu thotë Ezekia: Kjo ditë është një ditë ankthi, ndëshkimi dhe turpi, sepse fëmijët janë duke lindur, por nuk ka forcë për t'i pjellë.
4
Ndofta Zoti, Perëndia yt, ka dëgjuar fjalët e Rabshakehut, që mbreti i Asirisë, zoti i tij, ka dërguar për të fyer Perëndinë e gjallë, dhe do ta ndëshkojë për shkak të fjalëve që Zoti, Perëndia yt, ka dëgjuar. Larto, pra, një lutje për kusurin që mbetet akoma".
5
Kështu shërbëtorët e mbretit Ezekia shkuan te Isaia.
6
Dhe Isaia u tha atyre: "Këtë do t'i thoni zotit tuaj: Kështu thotë Zoti: Mos ki frikë për shkak të fjalëve që dëgjove, me të cilat shërbëtorët e mbretit të Asirisë më kanë fyer.
7
Ja, unë do të dërgoj përmbi të një frymë dhe, sa të dëgjojë një lajm, do të kthehet në vendin e tij dhe në vendin e tij do ta rrëzoj me shpatë".
8
Kështu Rabshakehu u kthye dhe e gjeti mbretin e Asirisë që po rrethonte Libnahun, sepse kishte mësuar që mbreti ishte nisur nga Lakishi.
9
Atëherë mbreti i Asirisë dëgjoi të thuhet për Tirhakahun, mbretin e Etiopisë: "Ka dalë për të luftuar kundër teje". Sa dëgjoi këtë, ai i dërgoi lajmëtarët Ezekias, duke i thënë:
10
"Do t'i thoni kështu Ezekias, mbretit të Judës: Mos lër që Perëndia yt të cilit i beson të të mashtrojë duke të thënë: "Jeruzalemi nuk do jepet në duart e mbretit të Asirisë".
11
Ja, ti dëgjove ato që mbreti i Asirisë u ka bërë gjithë vendeve të tjera, duke vendosur shkatërrimin e tyre. A do të mund të shpëtoje vetëm ti?
12
A kanë çliruar vallë mbretërit e kombeve ato që etërit e mi kanë shkatërruar: Gozanin, Haranin, Retsefin dhe bijtë e Edenit që ishin në Telasar?
13
Ku janë mbreti i Hamathit, mbreti i Arpadit dhe mbreti i qytetit të Sefarvaimit, të Henas dhe të Ivahut?".
14
Ezekia e mori letrën nga duart e lajmëtarëve dhe e lexoi; pastaj u ngjit në shtëpinë e Zotit dhe e shpalosi para Zotit.
15
Pastaj Ezekia iu lut Zotit, duke thënë:
16
"O Zot i ushtrive, Perëndi i Izraelit që ulesh midis kerubinëve, ti je Perëndia, ti vetëm, i të gjitha mbretërive të tokës; ti ke bërë qiejtë dhe tokën.
17
Vër veshin, o Zot, dhe dëgjo; hap sytë, o Zot, dhe shiko. Dëgjo tërë fjalët që Senakeribi ka dërguar të thotë për të fyer Perëndinë e gjallë.
18
Në të vërtetë, o Zot, mbretërit e Asirisë kanë shkatërruar të gjitha kombet dhe vendet e tyre,
19
dhe kanë hedhur në zjarr perënditë e tyre, sepse këto nuk ishin perëndi, por vepër e duarve të njeriut, dru e gur; për këtë arsye i kanë shkatërruar.
20
Por tani, o Zot, Perëndia ynë, na çliro nga duart e tij, me qëllim që të gjitha mbretëritë e tokës të njohin që ti vetëm je Zoti".
21
Atëherë Isaia, bir i Amotsit, i çoi fjalë Ezekias: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Me qenë se ti më je lutur përsa i përket Senakeribit, mbretit të Asirisë,
22
kjo është fjala që Zoti ka shqiptuar kundër tij: Virgjëresha, bijë e Sionit, të përçmon dhe tallet me ty; e bija e Jeruzalemit tund kokën prapa teje.
23
Cilin ke poshtëruar dhe fyer? Kundër kujt ke ngritur zërin dhe në mënyrë arrogante sytë e tu? Kundër të Shenjtit të Izraelit.
24
Me anë të shërbëtorëve të tu ke poshtëruar Zotin dhe ke thënë: "Me morinë e qerreve të mia u ngjita në majë të maleve, në skajet e Libanit. Do të rrëzoj kedrat e tij më të lartë dhe qiparisat e tij më të bukur; do të arrij lartësinë e tij më të largët, pyllin e tij më të harlisur.
25
Kam gërmuar dhe kam pirë ujë; me tabanin e këmbëve të mia kam tharë të gjitha lumenjtë e Egjiptit".
26
A nuk ke dëgjuar vallë se prej shumë kohe e kam përgatitur këtë gjë, planin e kam përgatitur qysh nga kohët e vjetra? Tani kam bërë që të ndodhë kjo: që ti t'i kthesh në një grumbull gërmadhash qytetet e fortifikuara.
27
Prandaj banorët e tyre, të cilët s'kanë forca, ishin të trembur dhe të hutuar; ishin si bari i fushave, si bari i vogël jeshil, si bari i çative, i cili digjet para se të rritet.
28
Por unë e njoh banesën tënde, hyrjen dhe daljen tënde, madje edhe zemërimin tënd të madh kundër meje.
29
Duke qenë se je zemëruar shumë kundër meje dhe paturpësia jote ka arritur te veshët e mi, do të vë unazën time në flegrat e hundëve, frerin tim në gojë dhe do të të kthej në rrugën nga ke ardhur.
30
Dhe kjo do të jetë shenja për ty; sivjet do të hani atë që rritet vetvetiu, vitin e dytë atë që rritet po nga ky burim; por vitin e tretë do të mbillni dhe do të korrni, do të mbillni vreshta dhe do të hani frytin e tyre.
31
Dhe pjesa që mbetet e shtëpisë së Judës që do të shpëtojë do të vazhdojë të vërë rrënjë poshtë dhe të bëjë fryte lart.
32
Sepse nga Jeruzalemi do të dalë mbetje dhe nga mali i Sionit ata që kanë shpëtuar. Zelli i Zotit të ushtrive do ta bëjë këtë".
33
Prandaj kështu thotë Zoti kundër mbretit të Asirisë: "Ai nuk do të hyjë në këtë qytet as ka për të hedhur ndonjë shigjetë, nuk do t'i dalë përpara me mburoja as ka për të ndërtuar ndonjë ledh kundër tij.
34
Ai do të kthehet nëpër atë rrugë nga ka ardhur dhe nuk do të hyjë në këtë qytet", thotë Zoti.
35
"Sepse unë do ta mbroj këtë qytet për ta shpëtuar, për hirin tim dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim".
36
Pastaj engjëlli i Zotit doli dhe goditi në kampin e Asirëve njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë njerëz; dhe kur njerëzit u çuan në mëngjes, ja, të gjithë ishin kufoma.
37
Atëherë Senakeribi, mbret i Asirisë, ngriti çadrat, u nis dhe u kthye në shtëpi dhe mbeti në Niniv.
38
Dhe ndodhi që, ndërsa ai po adhuronte në tempullin e perëndisë së tij Nisrok, bijtë e tij Adramalek dhe Sharetser e vranë me shpatë; pastaj u strehuan në vendin e Araratit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Esarhadoni.
Isaia 37:1
Isaia 37:2
Isaia 37:3
Isaia 37:4
Isaia 37:5
Isaia 37:6
Isaia 37:7
Isaia 37:8
Isaia 37:9
Isaia 37:10
Isaia 37:11
Isaia 37:12
Isaia 37:13
Isaia 37:14
Isaia 37:15
Isaia 37:16
Isaia 37:17
Isaia 37:18
Isaia 37:19
Isaia 37:20
Isaia 37:21
Isaia 37:22
Isaia 37:23
Isaia 37:24
Isaia 37:25
Isaia 37:26
Isaia 37:27
Isaia 37:28
Isaia 37:29
Isaia 37:30
Isaia 37:31
Isaia 37:32
Isaia 37:33
Isaia 37:34
Isaia 37:35
Isaia 37:36
Isaia 37:37
Isaia 37:38
Isaia 1 / Isai 1
Isaia 2 / Isai 2
Isaia 3 / Isai 3
Isaia 4 / Isai 4
Isaia 5 / Isai 5
Isaia 6 / Isai 6
Isaia 7 / Isai 7
Isaia 8 / Isai 8
Isaia 9 / Isai 9
Isaia 10 / Isai 10
Isaia 11 / Isai 11
Isaia 12 / Isai 12
Isaia 13 / Isai 13
Isaia 14 / Isai 14
Isaia 15 / Isai 15
Isaia 16 / Isai 16
Isaia 17 / Isai 17
Isaia 18 / Isai 18
Isaia 19 / Isai 19
Isaia 20 / Isai 20
Isaia 21 / Isai 21
Isaia 22 / Isai 22
Isaia 23 / Isai 23
Isaia 24 / Isai 24
Isaia 25 / Isai 25
Isaia 26 / Isai 26
Isaia 27 / Isai 27
Isaia 28 / Isai 28
Isaia 29 / Isai 29
Isaia 30 / Isai 30
Isaia 31 / Isai 31
Isaia 32 / Isai 32
Isaia 33 / Isai 33
Isaia 34 / Isai 34
Isaia 35 / Isai 35
Isaia 36 / Isai 36
Isaia 37 / Isai 37
Isaia 38 / Isai 38
Isaia 39 / Isai 39
Isaia 40 / Isai 40
Isaia 41 / Isai 41
Isaia 42 / Isai 42
Isaia 43 / Isai 43
Isaia 44 / Isai 44
Isaia 45 / Isai 45
Isaia 46 / Isai 46
Isaia 47 / Isai 47
Isaia 48 / Isai 48
Isaia 49 / Isai 49
Isaia 50 / Isai 50
Isaia 51 / Isai 51
Isaia 52 / Isai 52
Isaia 53 / Isai 53
Isaia 54 / Isai 54
Isaia 55 / Isai 55
Isaia 56 / Isai 56
Isaia 57 / Isai 57
Isaia 58 / Isai 58
Isaia 59 / Isai 59
Isaia 60 / Isai 60
Isaia 61 / Isai 61
Isaia 62 / Isai 62
Isaia 63 / Isai 63
Isaia 64 / Isai 64
Isaia 65 / Isai 65
Isaia 66 / Isai 66