1 |
Mjerë ti që shkreton edhe sikur të mos kesh qenë i shkretuar, që vepron me pabesi edhe sikur të mos jetë vepruar me pabesi kundër teje! Kur të kesh mbaruar së shkatërruari do të shkatërrohesh edhe |
2 |
O Zot, ki mëshirë për ne, që kemi shpresë te ti. Bëhu krahu ynë çdo mëngjes dhe shpëtimi ynë në kohë fatkeqësie. |
3 |
Nga zhurma e një turme, popujt ikin, kur ti çohesh kombet shpërndahen. |
4 |
Plaçka juaj e luftës do të mblidhet ashtu siç mblidhen vemjet; ashtu si turren karkalecat kështu do të turren mbi të. |
5 |
Zoti është lartësuar sepse banon lart; ai e mbush Sionin me barazi dhe drejtësi, |
6 |
dhe do të jetë siguria e ditëve të tua, forca e shpëtimit, dituria dhe njohja; frika e Zotit do të jetë thesari i tij. |
7 |
Ja, heronjtë e tyre bërtasin nga jashtë, lajmëtarët e paqes qajnë me hidhërim. |
8 |
Rrugët janë të shkreta, nuk ka as edhe një kalimtar nëpër to. Ai e ka prishur besëlidhjen me ta, i përbuz qytetet, nuk kujdeset për njeri. |
9 |
Vendi është në zi dhe vuan; Libani është plot me turp dhe i dobësuar; Sharoni është si një shkretëtirë, Bashani dhe Karmeli tronditen me të madhe. |
10 |
"Tani do të çohem", thotë Zoti, "tani do të lartësohem, tani do të ngrihem. |
11 |
Ju keni mbarsur bykun, por do të pillni kashtë; fryma juaj do të jetë një zjarr që do t'ju gllabërojë. |
12 |
Popujt do të jenë si furra të gëlqeres, ata do të digjen në zjarr si ferrishte të prera. |
13 |
O ju që jeni larg, dëgjoni atë që kam bërë; dhe ju që jeni afër, njihni fuqinë time". |
14 |
Në Sion mëkatarët i ka kapur frika, një drithërimë ka pushtuar të pabesët: "Kush prej nesh do të mund të banojë me zjarrin gllabërrues? Kush prej nesh do të mund të banojë me flakët e përjetshme?". |
15 |
Ai që ecën me drejtësi dhe flet drejt, ai që i përçmon fitimet e shtrëmbëra, që lëviz duart për të mos pranuar dhurata, që i mbyll veshët për të mos dëgjuar të flitet për gjak dhe sytë për të mos parë të keqen, |
16 |
ai do të banojë në vënde të larta, shkëmbenjtë e fortifikuar do të jenë streha e tij, buka e tij do t'i jepet, uji i tij do t'i sigurohet. |
17 |
Sytë e tu do të sodisin bukurinë e mbretit tënd, do të shohin një vend që ndodhet shumë larg. |
18 |
Zemra jote do të bjerë në mendime të thella mbi tmerret e kaluara: "Ku është shkruesi? Ku është ai që peshon? Ku është ai që numëron kullat?". |
19 |
Ti nuk do ta shikosh më atë popull mizor, atë popull me një të folur të errët dhe të pakuptueshme, që belbëzon një gjuhë që askush nuk e kupton. |
20 |
Sodit Sionin, qytetin e madhështive tona! Sytë e tu do të shohin Jeruzalemin, vendbanim i qetë, çadër që nuk do të lëvizet më nga vendi, hunjtë e së cilës nuk do të shkulen dhe asnjë nga litarët e saj nuk do të hiqet. |
21 |
Por aty Zoti në madhështinë e tij do të jetë për ne një vend lumenjsh dhe rrjedhash të gjera uji, ku nuk arrin asnjë anije me lopata dhe nuk kalon asnjë anije e fuqishme. |
22 |
Me qenë se Zoti është gjykatësi ynë, Zoti është ligjvënësi ynë, Zoti është mbreti ynë; ai do të na shpëtojë. |
23 |
Litarët e tu janë liruar, nuk e mbajnë mirë dyrekun dhe nuk vënë në veprim velat. Atëherë do të ndahet preja e një plaçke të pasur; edhe çalamanët do të marrin pjesë në plaçkitje. |
24 |
Asnjë banor i qytetit nuk do të thotë: "Unë jam i sëmurë". Populli që banon aty do të përfitojë faljen për paudhësinë e tij.
|
Albanian Bible 1884 |
Public Domain 1884 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Isaia 33:1 |
Isaia 33:2 |
Isaia 33:3 |
Isaia 33:4 |
Isaia 33:5 |
Isaia 33:6 |
Isaia 33:7 |
Isaia 33:8 |
Isaia 33:9 |
Isaia 33:10 |
Isaia 33:11 |
Isaia 33:12 |
Isaia 33:13 |
Isaia 33:14 |
Isaia 33:15 |
Isaia 33:16 |
Isaia 33:17 |
Isaia 33:18 |
Isaia 33:19 |
Isaia 33:20 |
Isaia 33:21 |
Isaia 33:22 |
Isaia 33:23 |
Isaia 33:24 |
|
|
|
|
|
|
Isaia 1 / Isai 1 |
Isaia 2 / Isai 2 |
Isaia 3 / Isai 3 |
Isaia 4 / Isai 4 |
Isaia 5 / Isai 5 |
Isaia 6 / Isai 6 |
Isaia 7 / Isai 7 |
Isaia 8 / Isai 8 |
Isaia 9 / Isai 9 |
Isaia 10 / Isai 10 |
Isaia 11 / Isai 11 |
Isaia 12 / Isai 12 |
Isaia 13 / Isai 13 |
Isaia 14 / Isai 14 |
Isaia 15 / Isai 15 |
Isaia 16 / Isai 16 |
Isaia 17 / Isai 17 |
Isaia 18 / Isai 18 |
Isaia 19 / Isai 19 |
Isaia 20 / Isai 20 |
Isaia 21 / Isai 21 |
Isaia 22 / Isai 22 |
Isaia 23 / Isai 23 |
Isaia 24 / Isai 24 |
Isaia 25 / Isai 25 |
Isaia 26 / Isai 26 |
Isaia 27 / Isai 27 |
Isaia 28 / Isai 28 |
Isaia 29 / Isai 29 |
Isaia 30 / Isai 30 |
Isaia 31 / Isai 31 |
Isaia 32 / Isai 32 |
Isaia 33 / Isai 33 |
Isaia 34 / Isai 34 |
Isaia 35 / Isai 35 |
Isaia 36 / Isai 36 |
Isaia 37 / Isai 37 |
Isaia 38 / Isai 38 |
Isaia 39 / Isai 39 |
Isaia 40 / Isai 40 |
Isaia 41 / Isai 41 |
Isaia 42 / Isai 42 |
Isaia 43 / Isai 43 |
Isaia 44 / Isai 44 |
Isaia 45 / Isai 45 |
Isaia 46 / Isai 46 |
Isaia 47 / Isai 47 |
Isaia 48 / Isai 48 |
Isaia 49 / Isai 49 |
Isaia 50 / Isai 50 |
Isaia 51 / Isai 51 |
Isaia 52 / Isai 52 |
Isaia 53 / Isai 53 |
Isaia 54 / Isai 54 |
Isaia 55 / Isai 55 |
Isaia 56 / Isai 56 |
Isaia 57 / Isai 57 |
Isaia 58 / Isai 58 |
Isaia 59 / Isai 59 |
Isaia 60 / Isai 60 |
Isaia 61 / Isai 61 |
Isaia 62 / Isai 62 |
Isaia 63 / Isai 63 |
Isaia 64 / Isai 64 |
Isaia 65 / Isai 65 |
Isaia 66 / Isai 66 |